Le ta dijë bota: Shqiptarët katolikë në Kosovë po persekutohen!

Shkrime relevante

“Pas 20 vitesh Kosova të duket si Kandahar”, ju lumtë shlavaregji !

Mirushe H. Musa. Gjermani ____ Këta janë Biku I Kosovës që kemi dyshuar...

Top Sekret, por jo më – Stop-i që nuk mund ta ndalë historinë

Emblema e "Vëllazërisë Myslimane" Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Tani që “Top...

Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” i Jusuf Buxhovit, vepër emblematike e letërsisë shqipe

Erget Cenolli, Korçë ____ VEPËR EMBLEMATIKE E LETËRSISË SHQIPE ____ -Jusuf Buxhovi: “Shënimet e...

Ibrahim Kelmendi e falenderon TV Dukagjinin për intervistën, duke përmendur emra dhe akuzuar

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani _____ Falënderime TV Dukagjinit që bëri shpënizme financiare për...

Shpërndaj

(Shpërndaje në gjithë botën)
Shqiptarët katolikë në Kosovë, veçanërisht shqiptarët ish-myslimanë që po i rikthehen rrënjëve të tyre katolike, po përballen me një realitet alarmant: po stigmatizohen, po poshtërohen, po kërcënohen dhe po pengohen në ushtrimin e besimit të tyre vetëm sepse kanë zgjedhur të bëhen katolikë dhe ta jetojnë hapur besimin e krishterë.
Persekutimi shfaqet në forma të ndryshme. Një prej tyre është pengimi i së drejtës për ndërtimin e kishave katolike aty ku ka besimtarë dhe ku ekziston nevoja. Një rast veçanërisht shqetësues po ndodh në fshatin Zogaj të Vushtrrisë, në tokën e Kishës Katolike. Aty, një rit fetar katolik është ndaluar dhe penguar me 18 gusht 2026, nga autoritetet policore. Në të njëjtën kohë, persona të panjohur kanë vjedhur Gurin e Bekimit të asaj toke që është vendosur nga Ipeshkvia e Kosovës. Autoritetet policore, duke e nënvlerësuar situatën, kanë dështuar ta mbrojnë gurin, edhe përkundër deklarimeve ekstreme nga grupe radikale islamike, të cilat kishin kërcënuar haptazi se do ta largonin atë.
Në Zogaj janë organizuar protesta nga grupe radikale islamike kundër ndërtimit të një kishe katolike. Këto protesta, të mbështetura edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës, janë shoqëruar me një diskurs të fortë përçmues dhe stigmatizues ndaj shqiptarëve katolikë dhe veçanërisht ndaj shqiptarëve ish-myslimanë që gjatë tri viteve të fundit kanë zgjedhur të pagëzohen në Kishën Katolike dhe t’i rikthehen rrënjëve të tyre katolike.
Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është mos-reagimi institucional. Institucionet e sigurisë, të cilat kanë për detyrë të mbrojnë çdo qytetar pavarësisht përkatësisë fetare, nuk po i trajtojnë këto raste me seriozitetin e nevojshëm. Të persekutuarit vazhdimisht paraqesin raste pranë organeve të rendit, por zëri i tyre nuk dëgjohet dhe ankesat e tyre nuk merren seriozisht. Madje, ka raste ku, vetë zyrtarë policorë janë përpjekur t’i frikësojnë apo shantazhojnë shqiptarët katolikë që kanë kërkuar mbrojtje.
Në të njëjtën kohë, burokracia shtetërore dhe komunale po krijon pengesa në ushtrimin e besimit katolik, ndërsa mosveprimi institucional përballë nxitjes së radikalizmit islamik e lejon këtë situatë të vazhdojë.
Shteti duhet të jetë neutral dhe i barabartë ndaj të gjitha besimeve. Askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të fesë së tij. Por sot, shqiptarët katolikë në Kosovë ndihen të pasigurt dhe të pambrojtur pikërisht sepse institucionet që duhet t’i mbrojnë nuk po reagojnë siç duhet.
Gjendja është alarmante. Heshtja e shtetit përballë këtij realiteti është e papranueshme.
Ne nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë siguri. Kërkojmë barazi. Kërkojmë lirinë për ta jetuar besimin tonë. Kërkojmë që ligji të vlejë njësoj për të gjithë.
I bëjmë thirrje organizatave ndërkombëtare dhe shteteve perëndimore që ta shohin seriozisht këtë situatë dhe të kërkojnë nga institucionet e Republikës së Kosovës të garantojnë mbrojtjen e shqiptarëve katolikë dhe të ndalin çdo formë diskriminimi, kërcënimi dhe persekutimi për shkak të besimit.
Kjo nuk është çështje privilegji fetar. Është çështje e të drejtave themelore të njeriut.
E vërteta duhet të thuhet: shqiptarët katolikë në Kosovë po persekutohen.
25.08.2026
Blerim Nika
I rikthyer në katolicizëm.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu