Për vëllezërit e mi martirë
__
Poezi
__
Në heshtjen e dheut që lirinë lindi,
ku gjaku u bë gur e u bë flori,
qëndroni ju, o lisat që s’u thyej,
të rënë për gjuhën, për këtë truall e shtëpi
__
.Ju i dhatë dritë këtij njerëzimi,
kur nata mbi ne shtriu kthetrat e saj,
tani jeni erë që fryn nëpër shtëpija,
dhe zë që s’shuhet në asnjë vatër të saj
__
Vëllezër të mi, o plagë e paharruar,
emrin tuaj e mbaj si amanet në ballë,
për ju do të këndoj sa të ketë jetë kjo tokë,
se liria pa ju do të ishte gjysmë e gjallë.
______
Xheva Salihaj
Pörtschach
2026



Ju falenderoj shume Stafi i Gazetes “DRINI”për mbështetjen dhe ndjesinë gjithashtu.
Respekt