Religjioni dhe Shqiptarët, një sqarim i vogël nga Driton Tali

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Një sqarim i vockël për religjionin dhe shqiptarët (për disa miq të mi të FB)
Dikur ishim paganë. Pastaj, me përhapjen e Krishterimit në Perandorinë Romake, u konvertuam në të krishterë.
Kur u nda Kisha zyrtarisht në dysh (1054), pjesa dërmuese e neve na ra hise me qenë në zonën ortodokse.
Ka shekulli XIII disa princër arbër (dhe disa fise gege) konvertohen në katolikë.
Ndonëse fillet e para të konvertimit i hasim ka pjesa e dytë e shekullit XII.
Me ardhjen e osmanëve, shqiptarët konvertohen në islam. Në fillim fare në sufizëm, sepse Perandoria ishte sufiste.
Pastaj, pasi Selimi I definitivisht e “shndërron” në perandori sunite, edhe të konvertuarit shqiptarë të radhës konvertohen në sunitë.
Pothuajse të gjithë të konvertuarit ndërmjet shekujve XV-XVIII u osmanizuan fillimisht, për t’u turqizuar më vonë – bie fjala, Kyprilijtë.
Në Serbi – Jugosllavinë SKS – Mbretërore – u trajtuam si myslimanë (të sjellë nga P.O. në Ballkan) dhe nuk njiheshim si shqiptarë. Por islami njihej si religjion, së bashku me katolicizmin dhe ortodoksinë.
Pas L2B, religjioni nuk u ndalua, por futet nën kontrollin e sistemit. Andaj edhe shumë hoxhallarë bashkëpunuan me OZN-ën / UDB-ën.
Nën ato rrethana fillon më të shumtën të kultivohet “islami shqiptar”, dikush i thotë edhe “islami tradicional” – dogma islame e mfeshur me kulturë shqiptare (Kanun). Ku bie fjala shqiptarëve të krishterë ju referohej me respekt si vëllezërit e fesë tjetër apo vëllezrit e krishterë (katolikë) por asesi si “kryqali” – apo atyre të tarikateve poashtu me respekte e jo të “devijuar”.
E pas luftës së fundit, me ndihmën e donacioneve, filluan të përhapen edhe vehabizmi saudit dhe disa sekte tjera krishtere.
Dhe në skenë fillon të na paraqitet islami politik.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu