Ndalja e grumbullimit të qumështit rrezikon mijëra fermerë

Shkrime relevante

Muharrem Salihi: “Sot votova në shkollën fillore “Zenel Hajdini”, në Tupallë, në vendlindjen time, për zgjedhjet parlamentare në Serbi”

Muharrem Salihu, Tupallë, Medvegjë ____ Te dashur miq, Sot votova në shkollën fillore “Zenel...

Mleçani…, nën dheun e kujtesës!

Alush Kryeziu, Mleçan, Malishevë MLEÇANI NËN DHEUN E KUJTESËS Një thirrje për të...

Diktatorat më të mëdhenj në botë, PËR VRASJE

Ismet Hasani, Suedi ____ Diktatorët më të mëdhenj në botë, PËR VRASJE   Shënim: 1....

Qëllimi i vëllait të serbo-çetnikut Vuçiç, është që sidomos fëmijët shqiptarë (rinia) të mos kenë të ardhme në atdheun e tyre

Aurel Desarioti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA Të shkruarit thjesht e shkurt,...

Shpërndaj

SHPQK kërkon ndërhyrje urgjente të institucioneve: Ndalja e grumbullimit të qumështit rrezikon mijëra fermerë.

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK) shpreh shqetësim të jashtëzakonshëm lidhur me njoftimin për ndaljen e grumbullimit të qumështit nga data 1 shtator 2026.
Pas takimit urgjent të mbajtur sot, kërkojmë nga institucionet kompetente ndërhyrje të menjëhershme për stabilizimin e situatës dhe gjetjen e një zgjidhjeje urgjente.
Fermerët janë jashtëzakonisht të brengosur dhe të pasigurt për vazhdimësinë e bizneseve të tyre. Konsiderojmë të papranueshme që një vendim me pasoja kaq të mëdha për sektorin të merret pa paralajmërim dhe pa një zgjidhje alternative për prodhuesit.
Si gjithmonë, barrën dhe pasojat më të mëdha po i bart fermeri. Qumështi është produkt i freskët dhe i përkufizuar nga natyra e tij si produkt që nuk mund të ruhet për periudha të gjata. Nëse grumbullimi ndërpritet, fermerët do të detyrohen ta derdhin qumështin, duke pësuar humbje të mëdha ekonomike dhe duke shkaktuar njëkohësisht edhe pasoja serioze mjedisore.
Situata në sektorin e qumështit po përkeqësohet çdo ditë, ndërsa për fermerët kjo gjendje pasigurie është bërë e papërballueshme. Një ndërprerje e grumbullimit do të godiste drejtpërdrejt fermat, punësimin dhe zinxhirin e prodhimit të qumështit në vend.
SHPQK kërkon që kjo çështje të trajtohet me urgjencën më të lartë dhe që institucionet kompetente të ndërhyjnë menjëherë për të siguruar vazhdimin e grumbullimit të qumështit dhe për të parandaluar një krizë edhe më të rëndë në sektor.
Fermerët nuk mund të mbeten vetëm përballë kësaj krize. Nevojitet zgjidhje urgjente dhe konkrete.
____

Mentor I. Barani

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu