Kush ishte akademik Mark Krasniqi – Profesor, nuk të harrojmë dot

Shkrime relevante

Pa Kosovën nuk do të ruhej gjuha shqipe në Ulqin, do të pësonte njësoj sikurse Plava

Petrit Llunji, Ulqin ___ PA KOSOVË NUK KA ULQIN ___ Ne në Mal të Zi...

Kush ishte akademik Mark Krasniqi – Profesor, nuk të harrojmë dot

Akademik Mark Krasniqi me 28 nëntor 2001, tek vendosja e përmendores...

Anton Çefa – një jetë në shërbim të fjalës shqipe dhe të kujtesës kombëtare

Anton Çefa me 10 veprat e tija Nga Frank Shkreli ___ ANTON ÇEFA –...

Sfidat me “intelegjencën” e analfabetëve modern!

Florim Zeqa Për dallim nga gjuhët e tjera, alfabeti i gjuhës shqipe...

Alaram kombëtar: Kur njeriu i varfër përballet me faturën edhe Tek Varri i Nënës

Luan - Asllan Dibrani, Durrës Nga Tetova në Vushtrri – kur flamuri,...

Shpërndaj

Akademik Mark Krasniqi me 28 nëntor 2001, tek vendosja e përmendores së Gjergj Kastriotit në Prishtinë, që e pati kundërshtuar BIK-u dhe Akademiku Rexhep Qosja me islamistë të tjerë. 
Nga Ismet M. Hasani, Suedi
Profesor, nuk të harrojmë dot!
Kush ishte akademik Mark Krasniqi (9 tetor 1920 – 28 gusht 2015)
       Me rastin e 11 vjetorit të kalimit në amshim
Në portalin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës jepet kjo biografi, e tash të ndjerit akademik Mark Krasniqi, i cili ka ndërruar jetë në minutat e para të ditës 28 gusht 2015.
                            Akademik prof. dr. Mark Krasniqi
Në portalin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës jepet kjo biografi, e tash të ndjerit akademik Mark Krasniqi, i cili ka ndërruar jetë në minutat e para të ditës 28 gusht 2015
Mark Krasniqi u lind në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon) afër Pejës më 19 tetor 1920. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse më 1941 gjimnazin në Prizren. Prej vitit 1941-1943 ka studiuar letërsinë në Universitetin e Padovës (Itali), e prej 1946-l950 ka studiuar gjeografinë e etnografinë në Universitetin e Beogradit.
Më 1945-1946 ka qenë gazetar-redaktor i gazetës Rilindja në Prizren, bashkë me Esad Mekulin e Omer Çerkezin, kurse prej vitit 1947-l949 ka punuar në Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe) gazetar-redaktor.
Prej 1950-1961 ka punuar në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd si asistent, pastaj bashkë-punëtor shkencor. U diplomua më 1950 në Beograd, kurse më 1960 doktoroi në Universitetin e Lubjanës në Slloveni. Prej 1961-1981 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor.
Ka qenë disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik. Ka qenë nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (që nga viti 1993).
Ka botuar më se 35 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezish nga serbo-kroatishtja, sllovenishtja e maqedonishtja në gjuhën shqipe.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu