Kryeministri Albin Kurti priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde

Shkrime relevante

Bejtush Peci – Zhazha, barrikadat dhe “Shtëpia e Bardhë”

Sak Muji, Zvicër , Rugovë ____ (Ish Sylë Mujaj, i burgosur politik 1981–1990) BEJTUSH...

Lojërat Mesdhetare 2030 , nga mundësia historike tek rreziku i dështimit!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan A po e pengon Qeveria Kurti një projekt...

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Shpërndaj

Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar mes Gjermanisë dhe Kosovës ishin temë diskutimi në takimin që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Ky takim me ambasadorin erdhi pas takimit të mbajtur në Tiranë me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, dhe diskutimin për çështje bilaterale dhe regjionale. Kryeministri Kurti e vlerësoi vullnetin e shprehur nga kancelarja Merkel për të shtuar bashkëpunimin në rajon, gjithnjë në frymën e integrimeve në Bashkimin Evropian.

Po ashtu u bisedua edhe për mbarëvajtjen e mbledhjes së sotme të përbashkët të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 Kryeministri theksoi se kjo mbledhje e parë është shprehje e gatishmërisë dhe interesimit për të shënuar një fazë të re të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe realizimit të qëllimeve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor si rajon i paqes së qëndrueshme, sigurisë afatgjate, demokracisë dhe zhvillimit socio-ekonomik.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu