Çka paskan pritë ata? Që Serbia e ka nënshkruar kapitullimin dhe që përfundimisht i ka ngritë duart nga Kosova?

Shkrime relevante

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Ismet Nuredini, njeriu që i dha dritë e shkëlqim mendjes dhe shpirtit shqiptar

Hamzë Morina, Prizren  Njeriu që i dha dritë e shkëlqim mendjes dhe...

Shpërndaj

Sot, disa “patriota” nga Prishtina e paskan shpallë fitoren e Vuçiqit në marrëveshjen e 4 shtatorit, gjithënjë duke u bazuar në deklaratat e Vuçiqit. Çka paskan pritë ata? Që Vuçiqi t’i thotë serbëve se ka bërë marrëveshje të keqe? Se Sërbia e ka nënshkruar kapitullimin e saj dhe që përfundimisht i ka ngritë duart nga Kosova?
Opozitarizmi destruktiv dhe nxitjet në opinion me propaganda negative, nuk i sjellin të mira vendit.
Për me i kuptu humbjet e Sërbisë në atë marrëveshje, duhet ndëgjuar disa profesorë serb që e kritikojnë atë marrëveshje duke e analizuar pikë për pikë dhe që thojnë se Sërbia dhe Vuçiqi pësuan fijasko të madhe në Washington.
E para, aty ku ulen krerët e shteteve dhe nënshkruajnë marrëveshje, assesi nuk munden të quhen marrëveshje teknike, por vetëm politike. Kështu që menjëherë hedhen poshtë ato dokrra.
Tani, ti përmendim disa pika ku Sërbia dhe Vuçiqi e ngrënë karremin e marrëveshjes:
1. Moratoriumi që Kosova të heqë dorë për nji vit nga kërkesat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Po, por aty askund nuk përmendet se vendet tjera nuk munden me e njoftë shtetin e Kosovës, gjë që, siç tha një mik sot, ajo pikë nuk mundet me e pengu Kosovën që të bëhet anëtare e OKB-së pasi që numri i njohjeve të arrinë numrin 129.
2. Largimi i masterave 5G të Huawei të Kinës nëpër Sërbi.
Kjo pikë do ti acarojë seriozisht marëdhëniet mes Sërbisë dhe njërin prej aleatëve kryesorë të tyre – Kinën.
3. Zhvendosja e ambasadës sërbe nga Tel Avivi, në Jerusalem.
Kjo pikë do ti acarojë marrëdhëniet e Sërbisë me 24 vendet arabe plus Iranin, të cilat për hatër të Sërbisë dhe Rusisë nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Disfavoret e Kosovës nga kjo marrëveshje janë Mini-Shengeni dhe dalja e Sërbisë në Detin Adriatik, gjë që ishte ëndërra e tyre e përhershme. Mirëpo, këtu fajet i ka Shqipëria që i dha Sërbisë çasje në portin e Durrësit dhe që u futën në Mini-Shengenin ballkanik qysh vitin e kaluar. Edhe në këtë disfavor ka favore, sepse Kosova do të hyjë në atë katërkëndësh ballkanik me të drejtat e barabarta sikurse edhe të gjitha vendet tjera anëtare, e që do të thotë, shuplakë e fortë Sërbisë, ku vetëm mungon edhe njohja formale nga shteti serb.
Çka do të sjellë e ardhmja, pra, duke shpresuar në ndihmën e premtuar financiare për zhvillimin ekonomik të vendit, do të shihet shumë shpejtë. Kryesorja që Kosovës realisht iu është rikthyer prestigji.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu