Serbia nuk do të denazifishohet, përderisa të mos ndodhë pagesa e reparacioneve

Shkrime relevante

“Sektet fetare” – Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe misionet e tyre të errëta

"Sektet fetare" - Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe...

Serbia nuk do të denazifishohet, përderisa të mos ndodhë pagesa e reparacioneve

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina 1.Iluzionet se nuk duhet filluar lufta...

16 Shtatori, Dita e Drejtësisë apo dita që (s)mund ta tronditë Kosovën?

Prof.Dr. Fadil Maloku,sociolog nga Prishtina Analizë hipotetike sociologjike. Këtyre ditëve, duke pritur...

Përpellac i lashtësisë

PËRPELLAC I LASHTËSISË Poezi Dikur, me burra të ndershëm e gra fisnike, me djem të...

Prishtina duhet ta nderojë Bogdanin, jo ta glorifikojë pushtuesin; xhamia tek “Muzeu i Kosovës” të bëhet “Muzeu Pjetër Bogdani”

Basri Beka, Prishtinë ___ PROPOZIM ___ XHAMIA TEK MUZEU I KOSOVËS TË BËHET “MUZEU PJETËR...

Shpërndaj

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina

1.Iluzionet se nuk duhet filluar lufta kundër Serbisë nazifashiste!

Nuk dihet çfar rrethanash i pret Bashkimi Evropian, OKB apo opinionin botëror prej Serbisë se “do të transformohët”. Jo, denazifshaizmi në Serbi nuk do të ndodhë fare. Se Serbia është shoqëri dhe shtet gjenocidal po tregohët këto ditë, me rastin e vdekjës së kriminelit Ratko Mlladiq, të denuar përjetë nga Tribunali i drejtësës në Hagë, për gjenocidin në Srebërnicë dhe vise tjera në Bosnje dhe Hercegovinë. Jo vetëm ky rast kriminal, por shoqëria serbe u ka ngritë lapidar edhe shumë kriminelëve tjerë nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe, nuk është çudi sepse popujt kur jetojnë në iluxione, nuk dijnë ta dallojnë ditën nga nata!

Në dekadën e fundit të shekullit XX-të një pjesë e popullit shqiptar të drejtuar nga partitë “institucionaliste” hapur deklarohej: “Nuk duam luftë sepse nuk kemi kushte të luftojmë me ushtrinë e katërtë në Evropë”.Një pjesë e tyre e dinin saktësisht se nuk është ashtu, prandaj ia filluan përgatitjës për luftë çlirimtare.Megjithë këtë, bindjet politike duhej përfilluar, për ndryshe kundërshtarët e hanin plumbin. Pastaj këta “patriotë me bateria” shkonin edhe më “thell”,  e akuzonte UÇK-ën për: “terroriste”. Dhe për këtë qëndrim, nuk është çudi tragjike sepse UÇK-ën ashtu quanin edhe diplomatët Perendimor. Bile ata na thonin në sy, dhe pa u turpëruar fare. Ne mbroheshim se jemi kah luftojmë për liri dhe nuk jemi kundër asnjë populli civilë dhe duarthatë, si jemi ne. UÇK nuk vret fëmi dhe pleq e civilë, si po vepron okupatori nazifashist serbian ndaj popullit tonë. Për ato nominime, pak me fajin tonë popullor dhe politik, e më shumë me detyrimin nga të huajtë, për shumë çështje shtetëformuese, lufta çlirimtare duhej të vazhdonte.Po sot, kush po na pengon për t` i themeluar institucionet shtetërore të Republikës Kosovës, të paktën mund të themi vetëm egoja jonë e prapambetur dhe ambicioze për fotele pa meritë.

Jemi duke jetuar në një kohë të turbullt, me plot intriga dhe përpiekje që ato mos të marrin “pashaportë” qytetare. Si duket, rrethanat e krijuara nga politika,në Republikën e Kosovës nuk do të ketë qetësi përderisa partitë të janë të bindura se “populli nuk është pronë e tyre”, duke e kuptuar se me popullin nuk duhet eksperimentuar, nuk duhët bërë çfar të duan.Për këtë fenomen fatkeq Adem Dema thoshte: përderi sa partitë të mendojnë se çdo gjë mund të eksperimentojnë në popull, pavarësi të plotë demokratike nuk do të kemi. E ealiteti sot po dëshmohet në vepër. Po ndodhë ky fenomen, sepse një pjesë jo e vogël e popullit është kah e jeton jetën “indiferente”, thue se duhët të tjerët ta drejtojnë Kosovën, prandaj nuk dalin në zgjedhje fare. Po, numri i atyre që në përqindje nuk dalin në zgjedhje, sillet nga 54 deri në 60% (përqind). Prandaj, ia them opinionit se po të dilinin në zgjedhje 65 deri në 71 plus % përqind, nuk do të kishte sot në Republikën e Kosovës kurrfar krize, përpos që eventualisht kriza të vinte e imponuar nga forcat e jashtëme.Me këtë siellje alternativisht ata që nuk po dalin në zgjedhje le të dihet se po i ndihmojnë Serbisë nazifashiste të kërcnohet për çdo ditë e javë pa pushim.

2.Denacifikimi i Serbisë nuk do të ndodh- apo nuk po ndodhë

Qe sa herë e them se është mbush Serbia me nazifashista dhe nuk ka asnjë shenjë se ata do të pushojnë për rrealizimin e synimeve dhe programeve të tyre okupuese të trojeve shqiptare. Programi i tyre që quhet “Bota Serbe”, këtë gjendje e synon. E kush po ia plotëson deshirat, konkludoni vet, por mendoni seriozisht për fatin e juaj.

Së këndjemi, në Evropë janë dy lloje të shteteve që e provuan kësi rregjimi politik thellësisht antinjerësor, rregjim ky që po gjallëron në Serbinë nazifashiste. Të dy shtetët:Italia dhe Gjermania që e devijuan historinë gjatë gjysmës së parë të shekullit XX, sot janë shembull i demokracisë dhe lirisë së vërtetë të njeriut nëse jeton ose gjindet rastësisht në këto shtete të respektuara. E kundërta, ngjan në Serbinë nazifashiste, e cila qysh më 1807 e shpalosi programin për shfarosjën e hebrejëve dhe shqiptarëve. Obligimin për shfarosjën e hebrejëve e kreu deri sa me Serbinë drejtonte Karagjorgje Petroviqi. Ky prijës analfabet me bindje politika ishte pro rus. Pas likudimit tij tragjik nga pushteti,në politikën për shfarosjën e shqiptarëve që u shfaq më 1844 dhe e përsos deri më 1 dhjetor 1877, në shfarosjën e 714 fshatrave dhe 6 qyteteve shqiptare të Sanxhakut Nishit drejtonte Dinastia e Obrenoviqëve. Kjo dinasti ishte e rreshtuar politikisht kah Perendimi. Vazhduese e asaj politike: me thikë, zjarr, pushkë dhe topa i zbatoi Mbretëria (nga 1904) Kragjorgjeviqe serbe ndaj Vilajetit Kosovës dhe Manstirit më 1912, kinse po lufton për largimin e Osmanlisë me ndihmën e fallangës kryqzatë Evropiane në përgjithësi. Kjo politikë i kishte dy mbështetje: mbështetja e parë peshongte në Marrëveshjën sekrete Rusi-Austro Hungari më 15 janar 1877 në Budapesht; marrëveshtja e dytë peshonte në Konventën sekrete Austro Hungari-Serbi më 28 qershori 1881.Rrezultat e këtyre komploteve ishte okupimi i Vilajetit Kosovës dhe Vilajetit Manstirit nga Serbia nazifashiste. Nazifashiste për shkakun sepse Serbia çdo tokë shqiptare që e ka okupuar me ndihmën e disa shteteve Evropiane ka programuar gjithnjë gjenocid- shpronësim, shpërngulje dhe shfarosje të shqiptarëve në përgjithësi. Ndërsa më 1877 në çlirimin e Bullgarisë do të ndihmojë Rusia, krejtë me prapavi për t` iu afruar Stambollit. E vërteta, lufta Bullgaro Turke (pexo ruso-tyrke) u zhvillua në bazë të Marrëveshjës Austriako Ruse nga 15 janari 1877. Se si ndodhi kjo kryqzata që quhet Lufta Ballkanike 1912 lexoni me vëmendje: Golgota shqiptare , 1913 Wienë nga L. Fraindlling, Llav Trocki, Barbaritë e ushtrisë serbe në Kosovë dhe Maqedoni më 1912, Lazër Mjeda, Atrocitet e ushtarëve serbian ndaj bashkombasëve të mi në Luftën Ballkanike në tetor-nëntor 1912 si dhe shtypin Perendimor të kohës, madje edhe shkrimet e Dimitrie Tucoviqit për Çështjën shqiptare.

3.Lufta e Parë Botërore ndodhi me fajin e intrigave të kurdisura nga Serbia

Në bazë të dokumenteve arkivore me she një “top sekret” Ministri Rus Sazanovi do t` i drejtohet Nikolla Pashiqit në fillim të vitit 1914: “Mjaft keni fituar, është koha të pushoni. Nuk mundeni t` i rrealizoni dy synime pa asnjë shkëputje. Nëse keni fituar në Jug, mos nxitoni kah okupimi i Bosnje Hercegovinës sepse Wjena atë tokë e ka okupuar më 1875 dhe e ka aneksuar më 1908”.Por politika ekspanziniste serbe u drejtua kah okupimi i Bosje Hercegovinës, sidomos në qershor 1914, për çka u bë njëri ndër shkaktarët e fillimit të Luftës Botërore 1914-1918.

Pasi që Franca dhe Anglia e kthyen ushtrinë serbe në fund të vitit 1918, ajo ushtri së bashku me shumë mercenarë nga Afrika nuk la metodë barabare pa përdorë për shfarosjën e shqiptarëve në tërë Vilajetin e Kosovës. Mizoritë u zbatuan sidomos në 14 fshatra të Llapit, ku katudi Prapashticë u rrafshua me tokë; ndaj fshatrave të Rugovës të cilat u kthyen në krematorium (lexo librin: H. Bajrami, Mizoritë serbe në Rugovë, Plavë dhe Guci më 1919, (Botim i Univerzitetit “Haxhi Zeka”, 844 shqiptarë të masakruar në shkurt 1919 në Rugovë. Emtar e të vrarëve i ka botuar Bedri Pejani.).

  1. Mizoritë antishiptare kurrë nuk kanë pushuar

Serbia nazifashiste në 1918-1941, në firmën Mbretëria SKS (Jugosllave nga 1929), i deportoi mbi 250 000 shqiptarë në Anadolli (Turqi). Më 1938 politika nazifashiste serbe sajoi me Turqinë Konventën famëkeqe ku parashihet shfarosja e të gjitha fshatrave shqiptare në Shqipërinë kontinentale deri më 1944. Të gjitha programimet lirishtë mund të quhën politikë gjenocidi.Mbi atë politikë që e kishte një traditë kriminale Vasa Çubrilloviqi sajoi programin  dhe atë e dorzoi në shtabin komunist dhe shtabin çetnik, kushdo që ta fitojë luftën, në nantor 1944. Serbia nazifashiste pra me Programin “Likvidimi i shqiptarëve derisa të zgjasin operacionet luftarake, 3 nëntor 1944” u dëshmua se çka do t` u ndodhë shqiptarëve në vijim. Rrezultat i këtij programi deri më 1966 është se në Turqi u deprotuan 415 000 shqiptarë në Turqi gjatë viteve 1949-1953. E vërteta vitet 1966-1989 do të karakterizohën me përpilime të planeve sekrete për defaktorizimin e Kosovës  me “Librin e Kaltërt” 1975, me të cilin synohej kthimi i Kushtetutës Kosovës nga viti 1974 në vlerë zero. Lidhur me këtë edhe “Platforma politike për Kosovën 1981; Memoranduami i Akademisë serbe 1986;Programi Jugosllav Për Kosovën më 1988; degradimi i Autonomisë Kosovës më 23 mars 1989 –të gjitha janë nga një platformë politike nazifashiste që e synoi Kralevina, e vazhdoi RSFJ dhe e mbylli RFJ me theqafe pas Luftës fitimtare të UÇK-ës 1989-1999, dhe pas bombardimeve të NATO-s 24 mars -10 qershor 1999.

5.Serbia nazifashiste synoi shfarosjën e shqiptarëve më 1998/99

Serbia nazifashiste në luftën e fundit 1998-1999 i deportoi nga Kosova mbi 1 000 000 shqiptarë, pasojat e së cilit deprotim ndihën edhe sot, sepse një pjesë jo e vogël e shqiptarëve u larguan në tërë rruzullin tokësor. Po edhe pas kapitullimit të Serbisë më 10 qershor 1999, intrigat dhe komplotet serbe nuk do të pushojnë.

Sot Serbia nazifashiste është e ndrydhur në zgjërimin e politikës nazifashiste nga tri forca: Kisha Ortodokse që “komandohet nga qielli”; shteti dhe ushtria me polici që komandohën nga ideologjia naziste, gjithnjë me thika, zjarr, pushkë dhe topa gjithënjë duke u kërcnuar; sherbimet e nëntokës që paguhën nga qarqet nazifashiste pansllave ruse, krejtë me prapavi që Rusisë t` i kthehet shansa të dali në “Katër detrat”, për t` i qëndruar Shqiptarisë me shpatë në qafë.Por, kjo politikë e smurë është parë në realitetin e saj objaktiv më 1983 kur është varrosur Aleksandër Rankoviqi, dhe po përseritët si mentalitet infektiv më 2026 (shtator), kur po zgjatë ceremonia e varrosjës së kriminelit Ratko Mlladiq.Së këndejmi është për mëkat se si Perendimi i “egër” nuk po e vfrenë këtë realitet serbian.Dhe, mendoi se Serbia pa i paguar reparacionet e luftës ndaj Bosnjës, dhe ndaj Kosovës, nuk do të defashizohët kurrë me asnjë rrethanë.

  1. Filozofia politike e Adem Demaçit për UÇK-ën

Politikën serbiane nuk ka shansë që ta mësoi ndonjë instutucion shekncor, politik, juridik apo kriminalistik shtetëror pa i njohur pragamet që bërën në kontinuitet për dy shekuj pa mabrim.Në Lidhje me këtë në shqiptari, kur përmendët emri i Adem Demaçit menjëherë mendohët për të drejtat njerëzore, lirinë nacionale dhe çlirimin kombëtar. E vërteta, Adem Demaçi nuk është vetëm emër i rrafshit politik dhe kombëtar, por me luftën e tij, me programin e tij, lirisht mund të quhët edhe personalitet evropian që i dhuroi kontinentit vjetër një përceptim, se luftën e asnjë populli nuk ka fuqi që mund ta ndalë, nëse bënë luftë të drejtë. Ndërsa, pengesat që dalin përpara,në procesin e luftës, mund të janë nga okupatori dhe bashkpunëtorët e dukshëm dhe të atillë që maskohën, sipas situatave, por që sakrificat e mbujnë çdo pengesë.

Shembull historik, si pengesë e luftës për çlirimin e Kosovës do të publikohët në Beograd si program dokumenti për shfarosje të shqiptarëve me emrin: “Sprzhana zemlja”-Toka e djegur, 1998. Realizimi i këtij programi do të metastazojë deri në gjenocid më 1998/99, që u rrealizua me programin vijues “Koridorët përplasëse”,me rrezultat që mbi gjysma e shqiptarëve të Kosovës u detyruan të largohën. Programi i tretë nazifashist serbian ishte “Patkoi”, i cili kishte për synim shkatrrimin definitiv të UÇK-ës .Tani shtrohet pyetja? Pse në luftën e UÇK-s u inkorporua NATO, ndërsa luftës për çlirimin e Kosovës një pjesë jo e vogël e shqiptarëve iu shmang, madje duke bërë propogandë aktive që: “mos bëni rrezistencë sepse okupatori, e ka ushtrinë e katërtë në Evropë, prandaj do të na shfarosë në tërësi”. Përgjegja se një pjesë jo e vogël shqiptare e sabotoi luftën, është sepse kjo shtresë e pelqente pa vetëdie pozitën e robit. Ajo pozitë faktike që robërinë e mbulonte me fraza se: “po ushtrojm pushtet demokratik”, ndërsa pushteti i okupatorit në rrolin e gjelatit, po zbatonte një taktikë lufte e njohur me emrin “lëkura e leopardit”, kuptohët për ta friksuar masën shqiptare, që të bombardohën lokalitetet aty këtu në formë oazash.

Lidhur me këtë situatë që ishte “pjekur” me dekada, Zyra Politike e UÇK-ës e drejtuar nga Adem Demaçi,me detyrë speciale u themelua në verë të vitit 1998 me seli në Prishtinë. Ajo Zyrë në histori shënon një fenomen botëror, mendoi të paparë.Në atë përfaqësi kanë vepruar 12 intelektualë si këshilltarë të Adem Demaçit- Bacit. Aty kanë shërbyer edhe disa punëtorë ndihmës. E vërteta, asnjëri prej atyre këshilltarëve nuk është penduar për punën që kanë bërë. Me këtë, shumë personalitete që atëbotë e vizitonin Zyrën Politike të UÇK-ës, e shtronin pyetjën: “Si mund të funksion ky institucion politik, kur armiqësia ndaj pushtetit serbian është detyra jauj primare”. Në këtë pyetje Adem Demaçi- Baca përgjigjej sidomos para gazetarëve të institucioneve të njohura botërore: “Po, i kemi ndarë detyrat e veprimit kompleks të personelit të Zyrës. Ato detyra janë ekskluzivisht politike, dhe mu për këtë edhe pushteti i okupatorit po na toleron, për faktin se kur të dojë mundet për të na pushkatuar, dhe ne nuk maskohemi pas asnjë fraze. Si duket pushteti okupator është kah kalkulon me tretmanin tonë, dhe ka për qëllim, që të na likvidojë të fudnit”. Dhe ky fenomen po ndodhë, sepse Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-ës që ka zëdhënës Jakup Krasniqin. Prandaj, nëse sulmohemi shumë shpejtë do ta kuptojë bota e civilizuar. Pra informata e dalur nga Jakup Krasniqi për UÇK-ën është bërë sikurse informata e Xhimi Sheas për NATO-n. E ky nivelizim për Zyrën Politike të UÇK-ës ishte me domethënje të madhe politiko-diplomatike, që të veprojmë jo njëanshëm por me objektivitet profesional.Pra katërciprisht na ka shpëtuar mundësia e shpërndajës së informatës, e cila ishte bërë fuqi prodhuese në glob.

Këtë shkrim po e mbyllim me një aksiomë që po forcohët në Ballkan se:Populli po e don shtetin. Ndërsa edhe shteti si emër konkret me kushtetutë e ligje civilizuse po e nderon popullin. Por, politika nuk po e donë as popullin e as shtetin, sepse po lufton për dominim. Si duket një pjesë jo e vogël e politikës shqiptare është kah jeton në iluzione se do ta grabitë pushtetin pa e votuar elektorati.

Shkrimi i kushtohet Nenad Çanakut!

Më 7 shtator 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu