GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR
1200 Genève
Tel.: +41 79 548 48 87
Email: info@kosovogenocide.com
Online: www.kosovogenocide.com
KONFERENCË PËR MEDIA
Të nderuar drejtues të mediave,
Vendimi i Dhomave të Specializuara i datës 16 shtator 2026 ka krijuar një gjendje të jashtëzakonshme, duke vënë në rrezik ardhmërinë e pavarësisë së shtetit të Kosovës.
Përballë kësaj situate, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” do të mbajë konferencë për mediet, përmes së cilës do të bëjë publik Memorandumin, nëpërmjet të cilit kërkon nga Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës
të vendosë Gjendjen e Jashtëzakonshme në Kosovë
për shpërbërjen e Dhomave të Specializuara, si kusht i domosdoshëm për të shmangur rrezikun e përmbysjes së rendit kushtetues dhe sigurisë publike të Kosovës.
Konferenca për media mbahet më 22 shtator 2026, duke filluar nga ora 15:00, në sallën “Diamond Club” të hotelit “Swiss Diamond”, në Prishtinë.
Me respekt
Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Agush Buja, anëtar i Kryesisë
Alketa Gashi Fazliu, anëtare e Kryesisë
22 shtator 2026


