Gënjeshtra e Vudi Xhymshitit për rekrutimin e Hashim Thaçit “si spiun të Francës”

Shkrime relevante

Shkodra dhe Pazari, 1878

SHKODRA DHE PAZARI, 1878 E. F. Knight Pazari i Shkodrës asht nji prej...

Gënjeshtra e Vudi Xhymshitit për rekrutimin e Hashim Thaçit “si spiun të Francës”

Reshat Sahitaj, shkrimtar e regjisor, Prishtinë _____ VUDI XHYMSHITI GËNJEN KUR RREFEN PËR...

Nga Prekazi te minaret e xhamive: kush po përpiqet t’ia ndryshojë identitetin UÇK-së?

  Luan - Asllan Dibrani, Gjermani UÇK-ja nuk lindi në minare, nuk u...

Një tjetër rikthim në krishterizmin e të parëve në Shalë të Bajgorës, pika – pika, bëhet lumi !

Shqiptar Shaljani, Shalë Bajgorës, Mitrovicë PIKA, PIKA RRËZOHEN STATISTIKA! SOT, NJË TJETËR LAJM...

Shpërndaj

VUDI XHYMSHITI GËNJEN KUR RREFEN PËR HASHIM THACIN SE ISHTE SPIUN I FRANCËS
_____
Se Hashim Thaçi ishte rekrutuar të punonte si spiun i Francës, është një dezinformatë e lansuar për inate personale, ose për të ulur rolin e tij gjatë luftës, apo për ta klasifikuar si pro-serbo-rus.
Vudi Xhemshiti bazohet në ndonjë film dokumentar të transmetuar nga një televizion francez, në të cilin përgjigjet një ish padron i Sherbimit Sekret të Francës, ku tregon se Franca kishte kontakte më Hashim Thaçin. Këto ditë në shumë gazeta ditore franceze disa autorë nenshtetas francezë shkruajnë duke e akuzuar Zhak Shirakun ish kryetarin e Francës, duke e akuzuar Nikola Sarkozi edhe kryetarin e tanishëm E. Makronin se Franca e kishte rekrutue Hashim Thaçin një kriminel (siç shkruajnë serbet) dhe kishte ndihmuar luftën e UCK-së.
Si u afrue Hashim Thaçi më Francën?
Hashim Thaçi nuk është takuar më Sherbimin Sekret , por me zyrtarë te lartë të Ministrisë se Mbrojtjës së Francës.
Si erdhi deri takimet e Hashim Thaçit me zyrtarët e lartë francezë, duhët të rrefej nga fillimi.
Më 1998, me inisiativen e Presidentes se Senatit Belg Anne Marie Lizin e morëm një takim në Ministrinë e Mbrojtjes së Francës që askohe ishte ministër Alain Richard, ku shkuam unë Reshat Sahitaj dhe Gilbert Ponchaut.
Biseda zgjati një orë, ku folëm për tragjedinë në Prekaz, luftën guerile të UCK-së dhe vendosmërinë e popullit që pa luftë Kosova nuk do lirohet. Në korrikun e vitit 1998, poashtu më ndihmën e zonjë Anne Marie-Lizin, e organizuam Konferencën e parë të UCK-së në lokalet e OKB-së në Gjenevë me 6 korrik 1998, ku na u bashkuan Bardhyl Mahmuti i cili e kishte përgatitur viziten e Hollbrukut, që iishte i shoqëruar nga Agush Buja. Më kalimin e kohës ashpersohej situata në Kosovë e në anën tjetër forcoheshin radhet e UCK-së, ku ishte konsilodue SHPGJ si dhe ishin shpallur edhe disa emra si ambasadorë ose përgjegjës diplomatik në disa qytete të Europës.
Në të njejten kohë, unë kisha shpeshtuar kontaktet edhe me Ministrinê e Mbrojtjes në Francë dhe NATO nê Bruksel, ku në takimet e para kisha ftuar Bislim Zyrapin që e shoqëronte Mujë Rugova. Gjatë kohës sa Bislim Zyrapi , Mujë Rugova dhe unê, po bisedonim më Ministrin e Mbrojtjës se Belgjikës, e morëm lajmin për vrasjen e Ahmet Krasniqit.
Më 1999, mora një telefonat nga kabinetit Alain Richard, për njê takim urgjent. Për shkak të pamundësisë te shkoja në Paris, të nesermën një zyrtar i kabinetit te ministrit erdhi në Bruksel, i cili kerkoi një takim më Hashim Thaçin. Takimi i Hashim Thaçit nê Paris, do të hapte shtigje të reja diplomacisë së Kosovës dhe do fillonte shembjen e një aleance shumëvjeçare serbo-franceze. Bisedat që unê i kam zhvilluar më zyrtaret e ketij kabineti, nuk janë për opinionin publik, por janë tepër të rëndësishme për zhvillimet e mëvonshme diplomatike dhe ushtarkae në favor të Kosovës.
Më 25 maj 1999, Hashim Thaçi nga Kosova do kalonte në Tiranë. Më 27 maj 1999 Hashim Thaçi do të takohet në Paris në Ministrinë e Mbrojtjes. Më 28 maj në oren 11:00 Hashim Thaçi, Jakup Krasnqin deri në kufi më Belgjikën do vijnë më makina zyrtare franceze , kurse në kufi të Belgjikës do i pret senatorja Anne Marie Lizin, unë Reshat Sahitaj dhe Ekrem Krasnqi. Akomodimi u bë në Hotel Sofitel në qender te Brukselit Bld Charlemange.
Në Bruksel Hashimi i shoqëruar nga Ekrem Krasniqi do zhvillon takime tëshumta në NATO e ndër më te rëndësishmet takimi me W.Klarkun. Bisedat nê keto takime dhe disa fotografi të bêra nga R.Sahitaj, nuk janë për opinion, por nga ky takim dhe takimin e menjëhershem me Toni Blerin nê Londer i shoqëruar nga Afrim Gjonbalaj do ta ndryshojnë ardhmërinë dhe ndihmojnë Pavarësinë e Kosovës. Në NATO Hashimit ia organizuam një Konf per medie nderkombëtare.
Në fillim të qershorit 1999, Hashim Tahçi do të udhëtojë nê Keln në Samitin e BE. Në ketë takim do të jetë i shoqëruar perseri nga Ekrem Krasniqi, ku do të shkon edhe Ibrahim Kelmendi. Në njê hotel në Keln do të shkon edhe Deajni një nga Sherbimi Sekret francez.Nga ky takim Ibrahim Kelmendi ka filluar të dyshonte se Hashim Thaçi ishte spiun francez dhe kjo narrativë ende vazhdon por tani nga Vudi Xhemshiti me permasa më te mëdha.
Vërjetje: takimet me Ministrinë e Mbrojtjës nuk klasifikohen spiunazh , por DIPLOMACI !
Pas luftës Hashim Thaçi ka bërë gabime tjera qoftë afera korruptive, qoftë krijimin e Zajednicës, për dhënien e mbi 600 mijë euro Fatmir Shehollit, si edhe per ngritjen ne poste të rëndësihme disa spiuna të UDB-së etj etj
Nga ardhja në pushtet e Zhak Shirakut e deri të Emanuel Makroni, Franca nuk ka qenë kurrë aleate e Serbisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu