Shkodra dhe Pazari, 1878

Shkrime relevante

Shkodra dhe Pazari, 1878

SHKODRA DHE PAZARI, 1878 E. F. Knight Pazari i Shkodrës asht nji prej...

Gënjeshtra e Vudi Xhymshitit për rekrutimin e Hashim Thaçit “si spiun të Francës”

Reshat Sahitaj, shkrimtar e regjisor, Prishtinë _____ VUDI XHYMSHITI GËNJEN KUR RREFEN PËR...

Nga Prekazi te minaret e xhamive: kush po përpiqet t’ia ndryshojë identitetin UÇK-së?

  Luan - Asllan Dibrani, Gjermani UÇK-ja nuk lindi në minare, nuk u...

Një tjetër rikthim në krishterizmin e të parëve në Shalë të Bajgorës, pika – pika, bëhet lumi !

Shqiptar Shaljani, Shalë Bajgorës, Mitrovicë PIKA, PIKA RRËZOHEN STATISTIKA! SOT, NJË TJETËR LAJM...

Shpërndaj

SHKODRA DHE PAZARI, 1878
E. F. Knight
Pazari i Shkodrës asht nji prej vendeve ma karakteristike të qytetit. Këtu mblidhen njerëz prej të gjitha anëve të Shqipnisë së Veriut dhe mundesh me pa, pothuejse në nji vend të vetëm, veshjet, armët dhe tiparet e fiseve të ndryshme.
Nëpër turmën e Pazarit shihen myslimanë e të krishtenë, qytetarë shkodranë e malësorë që kanë zbritë prej maleve përreth. Burrat ecin të armatosun, me pushkë të gjata, me kobure e thika në brez, dhe secili fis dallohet prej veshjes e mënyrës së vet.
Ndër ta bien në sy sidomos malësorët e Kelmendit. Janë burra të fortë të maleve, krenarë në pamje e në sjellje, katolikë dhe të lidhun fort me zakonet e tyne. Veshja e tyne dhe armët që mbajnë ua japin nji pamje krejt të veçantë mes turmës së Pazarit.
Katolikët përbajnë nji pjesë të randësishme të popullsisë së Shkodrës. Në qytet dhe në malet përreth tyne, feja katolike asht ruejtë ndër breza. Françeskanët kanë nji rol të posaçëm ndër këto fise dhe gëzojnë respekt të madh mes malësorëve.
Pazari nuk asht vetëm vend tregtie. Ai asht vendi ku takohen qyteti dhe mali, myslimani dhe i krishteni, tregtari dhe luftëtari; nji botë e vogël shqiptare, ku secili vjen me veshjen, armët, zakonet dhe krenarinë e vet.
Në këtë turmë të përzieme të Shkodrës mund të kuptohet ma mirë se kudo tjetër karakteri i këtij vendi: nji popull i ndamë në fe e fise, por që në pamje, në gjuhë, në zakone dhe në mënyrën e jetës ruen tiparet e veta shqiptare.
Nga origjinali: Gjergj Jozef Kola

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu