
Prof. Dr. Hakif Bajrami, historian, Prishtinë
Posa mbaroi lufta saboterët e saj nxituan që të organizohën dhe të ngrisin padi gjyqsore në vijim te organet e UNMIK-ut në vitët 1999/2000 . Për një kohë shumë të shkurtë ndërkombëtarët që ishin në Kosovë lansuan iden se: “Edhe shqiptarët të cilët e drejtonin UÇK-ën kanë bërë krime”. Ky lajm tinglloi si rrufe në Beograd dhe aty filloi përgatitja e dosjeve, të cilat janë botuar si emra nominal në librin: UÇK-Si e humbëm Kosovën dhe Metohinë (OVK- kako smo izgubili Kosovo i Metohiju), Beograd (Dosje për të gjitha zonat operative të UÇK-ës). Lidhur me këtë e shtrojmë pyetjën se a ka pasur dakrdim në mes Beogradit nazifashist dhe organeve të UNMIK-ut, e themi pa hamendje se po. Le të hulumtohën udhtimet e funksionarëve të UNMIK-ut në Beograd deri më 2006.Do të mësohet çdo gjë.
Lufta për themelimin e një Gjykate Speciale sepse Tribunali i Hagës ishte lodhur!!!
Pasi që u themelua Gjykata Speciale në një proces të ngadaltë, drejtuesit kryesor të UÇK-ës do të paditën me akuza të deponuar prej 134 personave. Akuzat e tyre i dorëzuan në Hagë organet e UNMIK-ut dhe EULEX-it, ku thuhet se UÇK ka bërë 184 ndalime arbitrae; 303 persona janë torturuar, 96 persona janë torturuar mizorisht”. U ‘harrua’ shtëpia e verdhë dhe “traspalntimi” në te, por ajo akuzë spektakulare u nevoitej “tregtarëve të “drejtësisë’ për ta filluar procesin, me qëllim që viktima (shqiptarët) të barazoheshin me xhelatin (pushtetin nazifashist serbian).
Ata që mirrën me historinë e UÇK-ës në baza shkencore, nuk janë të habitur fare nga niveli i padrejtësisë që i është bërë Kosovës në Hagë më 16 shtator 2026. Së pari akuza hetuese ka filluar me intriga; së dyti janë rezervuar dëshmitarë nga ata që nuk e ka parë luftën me sy. Përkundrazi, Luftën e UÇK-ës e kanë luftuar tnizisht dhe sabotuar publikisht.
Faktori vijues se ndaj UÇK-ës do të shfryhët tërë establishmeni anti ndarje e Kosovës me Serbinë. Si duket ata që e kanë mbajtë dhe e mbajn këtë pozicion nuk e njohin historinë e Kosovës, madje nuk e njohin as strukturën e popullsisë nepër të gjitha etapat historike. Se UÇK ua ka prishur pleqërimin e: Berlinit (1878), Londrës (1913), Versajit (1919), Parisit (1946),Helsinkut 1975,Rambujes 1999, ata që e kanë sabotuar luftën e UÇK-ës, ata që e kanë luftuar hapur, ata që më në fund e ndihmuan luftën tonë të drejtë, e vrejtën një faktor që ishte dominant se në Kosovë nuk ka luftë qytetare në kuptimin shkencor historik. Prandaj për 78 ditë e bombarduan agresorin më luftënxitës (Serbin) pas Luftës Dytë Botërore. Jo vetëm kaq, kur e vrejtën se Mali i Zi nuk dëshiron më të jetojnë në një shtet me popullin e fashizuar (në Serbi), atëherë para nivelit të tyre të përgjegjësië, si ndërgjegje e shtruan pyetjën: “Po si mundën atëherë Shqiptarët e Kosovës të jetojnë nën kolonializmin serbian, kur ai planifikon t` i shfarosë me çdo çmim”!
Në këto rrethana Ai që kishte përgjegjësi mondiale më 10 qershor 2007 në Tiranë e shtroi aksiomën: “Çka është mjaftë, mjaftë është, Kosova duhet të jetë e pavarur” (Oresidenti Bush i Riu). Aq më parë ky pronincim u shqiptua pastaj më 2010 kur GJND e lëshoi verdiktin e vet objektiv.Këto pronincime e patën kurajuar shqiptarinë ta shiqojë drejtësinë si një peshojë të shejtë, që nuk lakon më asgjë. Dhe këtu u koncentrua e tërë energjia që të mbrohet drejtësia dhe lufta e UÇK-ës të mbetet disi në fokus se iu ka siguruar pashaporta me vizë që do të ketë vlerë apsolute në histori.
Por, armiqët e UÇK-ës nuk patën flejtë. Rrieta e tyre deri më 2012 e pati mbuluar çdo cep të shqiptarisë. Madje dilliriumi u shndërrua në folklor, sa që njerëzit e urtë dhe intelegjent e të arsimuar patën filluar të mendojnë se “Mic Sokoli e paska hangër topin me dhëmb”. Madje, në atë atmosferë “ahengu”, edhe saboterët e luftës filluan të amnestohën dhe të mendohet për fillim se në ndertimin e shtetëtsisë Kosovës “jemi të barabartë”, sepse: “dikush është paqesor e dikush është i përgjakur me armikun. Tash do të ndërtojmë së bashku”. Dhe u lidhën krushqitë e reja në luftën për pushtet. Nga këto kushte të “shtruherës”, agjentët e UDB-ës filluan të lëvizin lirisht dhe të shkepin dhurata, duke bërë metamorfoza si krymbi që bërët flutër.
Vetëm 3% e popullit ishte përfshirë në luftën çlirimtare
Masa e gjërë në Kosovë nuk ishte për luftë. Kështu del aksioma nga burimet e Kosohës. Vetëm 3% e popullit u përfshi në luftën çlirimtare. Ky fakt i pamohueshëm duhët të dihët. Çka është edhe më e dhimbëshme, pas çlirimit u lajmëran saboterët e luftës para ndërkombëtarëve me akuza se: ‘Këta të luftës janë njerëz të malit; janë ideologjikisht me ide komuniste; janë të prirur për vrasje në prita dhe në pikë të territ; janë të padishëm dhe të paaftë për të krijuar pushtet ligjor” (Një dosje në Arkivë, rastsisht!).Kështu të huajt fituan konceptin se hasmëria në mes shqptarëve “ka emër” e ajo është e instaluar në faktin se lufta qytetare është latente në çdo kohë në këtë shoqëri që nuk din për të ndërtuar shtet”!. Konstatim i favorshëm për Serbinë, që nuk kishte çmim që e shpërblene.
Madje ndërkombëtarët patën marrë edhe elaborate se si: “UÇK nuk ka pasë fare”. (Elaborati i Mr Eqrem Kryeziut dorëzuar atyre ndërkombëtarëve që ditën vepronin në Kosovë, ndërsa natën rrinin me lavire në Çagllavicë dhe Kushumli, ku i kishin të rezervuara dy bordele që punonin non stop tërë javën, ndërsa në KS OKB –ës shitnin mend se si në Kosovë UNMIK-u po vepron në edukimin e popullit, dhe në këtë rrafsh janë arritur rezultate kulminante”?!!!. Në lidhje me këtë realitet të ri UNMIK-u vepronte në dy rrafshe: në të parin pati filluar për të i burgosë drejtuesit e luftës, të cilët i denonte me burgime të “kontrolluara”. “Argumentet” për burgosjen e tyre i siguronte nëntoka e Beogradit (ish UDB-ashët që deri dje nuk kishin lënë ndytësirë pa përdorë ndaj shqiptarëve duarthatë. Ndërsa jashtë Kosovës, sidomos në Zvicër (Karlla del Ponte dhe Dik Marti) patën filluar t` i ferkojnë duartë dhe të thurin intriga në sinkroni me kriminelët e Beogradit, për çka janë paguar, por që nuk janë hetuar kurrë. Medje, shumë shpejtë u trillua “Shtëpia e Verdhë”, dhe “trafikimi i qenjeve njërzore e sidomos organeve për transplantim”.
Këto lansime të intrigave serbe ishin të maftuara për hetime dhe defaktorizim të shtetësisë njomë
Në botë filloi njëherit fushata si të defaktorizohët lufta dhe shtetësia e Kosovës. Nga të katër anët e Kosovës, intrigantët dhe tradhtarët me traditë filluan të organizojnë tubime “ilegale” se si duhet dëshmuar në gjykatën e Hagës. Trajnuesit për dëshmitarë rë mbrojtur u gjetën shumë shpejtë. Ata paguheshin nga një fond i “panjohur”, por që grazhdin e kishte në Beograd. Kështu pati filluar një tregti që “finasimi i banditizmit” të kaloi herë te një grup e herë te tjetri. Dhe për të mos u bezdisë këta shqipfolës patën kerkuar që t` e shfrytzojnë mundësinë e të hyjnë edhe në punë me detyra speciale në institucionet shtetërore të Kosovës. Ata që e muarën këtë detyrë fituan finasa të caktuara të cilat i njeh sherbimi intelegjent i Kosovës. Kështu filloi edhe tradhtia e komandantëve të të cilët thonin se duhet pastruar lufta, se UÇK-ë nuk do të përfshihën në asnjë proces gjyqsor, prandaj themelimin e Gjykatës Speciale duhet formalisht ta marrë mbi veti Kuvendi i Kosovës.ky fakt dihet saktësisht se kush e ka votuar Gjykatën e kush JO.
Cilat janë përparësitë e pushtetit sot në Kosovë
Në rend të parë, partitë politike shqiptare duhet ta gjenë gjuhën e përbashkët e ta zgjedhin Presidentin e Kosovës. Pas këtij procesi duhet me të gjitha mjetët të organizohën institucionet e drejtësisë dhe ato shekncore për mbrojtjën e atyre që u denuan në Hagë. Ajo mbrojtje në Apel do të jetë shumë e vështirë, por e mudnëshme, por vetëm në mënyrë që akuzat të publikohën, dhe me to të njihet populli, sepse gjykimi është shpall në emër të TIJ. Këtu populli e ka rrugën e hapur dhe në demonstrime duhet të përfshihën të gjithë, sepse të gjithë jemi të denuar. Mendoni dhe lexone akuzën me kujdes dhe diku edhe mes rreshtave.
E kur të dihën të gjitha dokuementet, hapur do të dihet se Smiti e të tjerët nuk kanë gjykuar drejtë. Ndoshta ata mendojnë se shqiptarët nuk dijnë çka është drejtësia. Gabojnë dhe kanë gabuar, por turpin kanë mundësi ta mbulojnë në Apel.Populli pastaj do të tregoi se kush i ka organizuar proceset e montuara, pa mshefur asgjë, dhe kush qëndron pas tyre. Pra denonin, por jo n` emrin tim- JO në EMËR TË POPULLIT! Në emrin e juej mundeni, se keni forcë.
Shkrimi iu kushtohët fëmijëve të masakruar nga pushteti serbian, me cucëll në gojë!
Më 23 shtator 2026


