Si po e shpëton Gjykata Speciale UÇK-në dhe popullin e Kosovës

Shkrime relevante

Nëse dhimbja e PDK-së do të ishte e vërtetë, ajo do ta dinte edhe se ku është urgjenca

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Nëse udhëheqja e PDK-së do të ndiente vërtet dhimbje...

Enver Dugolli: UÇK-ja nuk është e PDK-së dhe e asnjë partie

Enver Dugolli, Prishtinë ____ UÇK-ja nuk është e PDK-së dhe strukturave të saj....

Çka thithë Egzona Ademi dhe çka thithin tre krerët e opozitës sonë?

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prishtinë) ____ Në rrjetet sociale po qarkullon...

A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrëzikshëm

Katedrala ”Shën Nëna Tereze” – Prishtinë     Ismet Hasani, Suedi ____       ...

Shpërndaj

Protestat për mbrojtjen e të ashtuquajturve “çlirimtarë” janë forma më makabre e injorimit të gjendjes faktike nga e kaluara e afërt dhe e tanishme me pasoja të qarta për të ardhmen. Ajo që e kemi njohur si UÇK, e ka çliruar NATO. Përveç kësaj, shtetet çliruese, u angazhuan me ndihma masive në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Secili institucion në nivel qendror dhe lokal është ndërtuar me ndihmën e OKB-së, SHBA-së, dhe BE-së. Nuk kishte asnjë institucion funksional dhe të gjitha duhej të ndërtoheshin nga zero. Sfida ishte dyfish më e madhe për shkak se Kosova kishte humbur një decenie të plotë në transicion. Nuk kishte njerëz dhe popull për transicion. Me fjalë tjera, duhej të rindërtoheshin edhe njerëzit ose populli i cili kishte mbetur shumë prapa në zhvillimin e inteligjencës, më së shumti për shkak të bllokimit mendor me mite dhe folklorizma. Për këtë arsye, Perëndimit, përpos ndihmave masive në terren edhe me njerëz dhe ekspertizë, iu desht t’i shkolloj shumicën e kosovarëve nëpër shtete të ndryshme të botës, që të fitojnë njohuri, përvojë, dhe ta kuptojnë botën më mirë.
Modeli që po e ndërtonte Perëndimi në Kosovë, ishte ai që e kishin kërkuar vetë kosovarët: demokraci dhe ekonomi e hapur e tregut, si transicion për integrime Euroatlantike. UÇK-ja, e cila kishte mission tjetër gjatë luftës, pasi u çlirua nga NATO, filloj me uzurpime dhe kapjen e segmenteve të caktuara të shoqërisë dhe institucioneve, sikur ato të ishin prona private të tyre që ua kishte lënë baba. Organizimi në baza familjare, klanore dhe grupeve politike u shtri kudo nëpër institucione, duke e diskriminuar dhe margjinalizuar pjesën tjetër të shoqërisë. Në këtë mënyrë, u bë zhvendosja praktike nga transioni i deklaruar në fragmentime farefisnore dhe familjare sikur në fedualizëm, çka paraqet organizim për veprim regresiv më të prapambetur krahasuar me socializmin vetqeverisës. Para shtetit ose mbi të, organizimit shoqëror, lirisë, demokracisë dhe pavarësisë, sot e kemi në fuqi dhe funksion praktikën e miteve në baza familjare, si për shembull: familja Jashari, familja Lushtaku, familja Haradinaj, familja Elshani, familja Kelmendi, familja Geci, familja Rugova, familja Thaçi, e kështu me radhë. Secila prej tyre, me interesat e veta të ngushta dhe kundërthënëse duke u kamufluar me çështje kombëtare, luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar, me komandant legjendar, president historik, gjeneralë, dhe çlirimtarë të vetshpallur.
I vetmi ideal që e mban ende të bashkuar këtë formacion të fragmentuar feudal në baza familjare dhe klanore, është lufta për pushtet dhe plaçkë, shpesh herë edhe duke u vrarë ndëmjet veti. Të gjitha lëmitë dhe segmentet e transicionit i centralizuan vetëm në një ideal, atë të fetishizmit. Fetishizmi është karakteri mistik dhe engimatik që u jepet të mirave materiale, sidomos parave. Aty e kanë llogaritur përjetësinë çlirimtarët e rremë si armiq të transicionit, lirisë, pavarësisë, shtetësisë, dhe evolucionit normal të popullit. Pretendimet tjera, siç ishte dhe ende është identifikimi me idealin dhe luftën e UÇK-së si një institucion ose trup i bashkuar, janë mite. Është dashur të themelohet dhe funksionalizohet Gjykata Speciale për ta vërtetuar se si komandantët dhe gjeneralët e vetshpallur shiteshin si Zot nën pretektoratin e huaj, si për shembull Hashim Thaçi, kurse gjatë gjykimit në Hagë e mohonte kategorikisht rolin e tij në UÇK. Paraprakisht kishte shkuar tinëza së paku katër herë në Hagë për ta mohuar veten se kishte të bënte diçka me ndikim në UÇK. Këto janë dy botëra të tij që e përjashtojnë 100% njëra-tjetrën. Atje ose në Hagë “unë s’kam lidhje me UÇK”, kurse në Kosovë “kryekomandant dhe kryeçlirimtar” ose 1-shi siç i pëlqen Nasim Haradinajt ta quaj. Ec e bjeri n’fije kush këtij soji të njerëzve dyftyrësh!
Për shkak se i njëjti Hashim në Kosovë ishte 1-shi kurse në Hagë zero ose hiçi, Gjykata Speciale në shkallën e parë e ka dënuar më së shumti, me 25 vite burg. Hashimi më shumë bëri luftë kundër UÇK-së duke u munduar t’ua lëshoj shokëve. I ka etiketuar të gjithë ata që e kundërshtuan votimin e themelimit të Gjykatës Speciale si “tradhtarë”, “të padijshëm”, dhe “patriotë të rrejshëm.” Ai u dënua për shkak se i kishte zhdukur njerëzit më të zot dhe më inteligjent të UÇK-së gjatë luftës, si Behajdin Hallaqin, e jo për zhdukjen e ndonjë sërbi. Sipas vlerësimeve të tij, më tradhtari, më i padijshmi, dhe patrioti më i rrejshëm del të ishte Rexhep Selimi, për shkak se ky e kishte kundërshtuar më së ashpri themelimin e gjykatës. Përderisa Hashim Thaçi e mohonte lidhjen e tij dhe pozitën udhëheqëse në UÇK-në, Rexhep Selimi e pranoj rolin e tij dhe të Shtabit të Përgjithshëm, dhe qëllimin e luftës çlirimtare. Pikërisht pse e mbrojti kauzën e luftës çlirimtare, Rexhep Selimi u dënua më së paku nga të katërtit. Për më tepër, gjykata në aktgjykimin e saj qartas e thekson se dënimet janë individuale, nuk ndikojnë asgjë në shtetësinë e Kosovës, dhe se dënimet nuk lidhen me luftën për çlirim. Porosinë e këtij aktgjykimi në formë përmbledhëse të parafrazuar e transmetojnë edhe ambasadat e ndryshme në Kosovë, ose ashtu si është. Pavarësinë përmes Gjykatës Speciale e garantojnë ata që e kanë ndërtuar dhe e kanë lejuar ta shpallin, kundër atyre që filluan ta zhbëjnë dhe t’ia shesin Sërbisë për interesat e tyre familjare edhe klanore.
Mbështetësit e krimeve dhe korrupsionit nën maskën e propagandës “Liria ka emër”, filluan ta quajnë Gjykatën Speciale si fashiste, e Sërbisë, e Rusisë, duke mos llogaritur se dënimet kishin për qëllim mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe popullsisë së Kosovës, madje edhe të vetë UÇK-së. Në bazë të provave, UÇK-ja nuk e ka çliruar asnjë metër katror pasi Serbia e ka nënshkruar marrëveshjen e Kumanovës për tërheqjen e forcave të saj nga Kosova me NATO-n, e jo me UÇK-në. Pavarësinë e mbikëqyrur dhe territorin e çliruar nga NATO filluan ta shesin pjesë-pjesë tek ish-okupatorët. Fillimisht, Ramush Haradinaj ia dha Malit të Zi një pjesë të Rugovës. Kësaj tradhtie kombëtare ia mori lakmi Hashim Thaçi, i cili u përkujdes me fanatizëm për t’ia dhënë Sërbisë veriun ose 17% të territorit të Kosovës, duke e quajtur atë si territor të Rankoviqit që nuk duhet t’i përket Kosovës. Thaçi ia ofronte këtë dhuratë Sërbisë pas spastrimit etnik të 11 346 shqiptarëve nga ajo anë në shkurt të vitit 2000.
Si zakonisht, ish-krerët e UÇK-së nëpër parti politike, pavarësisht dallimeve formale ideologjike të cilat edhe ashtu janë vetëm fjalë abstrakte, kur vie puna e tradhtisë ndaj atdheut, popullit, dhe bashkpunimi i hapur me armikun kundër pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës, jo vetëm që bëhën bashk përnjëherë, por bëjnë gara se cili po tregohet më kreativ dhe më i zellshëm në tradhti. Kjo u vërtetua haptas pas sulmit terrorist në Banjskë më 24.09.2023, kur u bënë bashk brenda orëve PDK, LDK, AAK dhe ushtria e tyre e mediave shpifëse me sulme vetëm kundër Qeverisë së Kosovës dhe NATO-s (KFOR-it). Polici i rënë në detyrë në mbrojtjen e integritetit territorial dhe shtetësisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u cilësua nga Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi, Lutfi Haziri, Edi Rama, PSD-ja, Baton Haxhiu, Lista Serbe, dhe Aleksandar Vuçiqi si dhunë e Albin Kurtit “me polici fashiste” kundër sërbëve “paqësor.” Gazmend Muhaxheri shkoj edhe më tutje duke e pasuruar etiketimin e shpirtrave të shitur shqiptarë kundër sovranitetit dhe shtetësisë së Kosovës, kur e barazoj të drejtën e shtrierjes së sovranitetit, rendit dhe ligjit, me politikën e Millosheviqin. Ramushi vazhdoj ta diversifikoj sulmin kundër shtetësisë së Kosovës dhe mbrojtjen e kryeterroristit, mikut të tij, Millan Radojçiq. Sille e pshtille, të gjithë këta, mundimin kryesor e kishin, dhe ende e kanë, te legalizimi i gjenocidit të Sërbisë, zhbërjen e shtetësisë së Kosovës, dhe krijimin e Sërbisë së Madhe. Hashimi e quante këtë pjesë të Kosovës si dhuratë të Rankoviqit për t’i fshehur varrezat masive të shqiptarëve në Zubin Potok, kurse Ramushi e kishte shpallur kryeterroristin Radojçiq zot shpie te asaj ane, dhe mburrej se, deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë, ky është realiteti. Kur përmes Gjykatës Speciale, ndaj të gjitha këtyre veprave djallëzore të ish-krerëve të UÇK-së u angazhuan shtetet që e kishin çliruar Kosovën dhe UÇK-në nga shfarosja e plotë, u quajtën fashistë. Aq llogarisin dhe shohin këta.
Dhomat e Specializuara dhe Gjykata Speciale u krijuan dhe financohen nga ato shtete që e kanë çliruar Kosovën dhe popullin e saj, kundër atyre që i vodhën dhe keqpërdoren ndihmat për popullin, të cilët po dalin armiq edhe më të rrezikshëm se regjimi i Millosheviqit dhe Vuçiqit. Sepse, ato regjime dihet se ishin armike, por armiku më i madh në kohë paqje janë këta që punojnë në realizimin e projektit për Sërbinë e Madhe. Ka adhur koha që Përendimi ta çliroj edhe njëherë Kosovën dhe popullin e saj, kësaj radhe nga këta që po e shesin parullën “Liria ka emër.” Kësaj lufte për çlirim duhet t’i bashkohet edhe populli në spastrimin e institucioneve, sidomos të prokurorisë dhe gjykatave vendore, nga argatët e kryepterroristit Radojçiq, si është Blerim Isufaj dhe mbështetësit e tij me propagandë mediale dhe në rrjete sociale. A po e vëreni se si kcejnë si zorra n’prush AAK, LDK, PDK dhe mediat me financime të dyshimta, duke e kundërshtuar dhe vajtuar shkarkimin e tij nga Këshilli Porkurorial i Kosovës? Sidomos AAK është çartur fare nga shkarkimi i tij si Kryeprokuror i PSRK-së, për shkak të miqësisë së tij me Ramushin dhe Dautin. Por AAK dhe LDK e kanë edhe një njeri më të rrezikshëm se Blerim Isufaj, e ky është Agim Kurmehaj, ish-Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Pejë, të cilit i ka skaduar mandati dhe tani është avokat. Gjatë mandatit të tij, e kishte bërë Pejën si Përendimin e Egër me vrasje të shumta. Sjellja para drejtësisë e këtij ish-Kryeprokurori dhe tani avokat, rezulton në shuarjen e AAK-së si parti politike dhe zbardhjen e mbi 120 vrasjeve në rajonin e Pejës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu