Ku gjendet Vatikani im, pyet Lirim Gashi

Shkrime relevante

Unifikimi i kombit shqiptar në Gadishullin Ilirik

Safet Sadiku, Zvicër Nëse kërkesa e unifikimit të kombit shqiptar në Gadishullin...

Pse e shkova librin “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”?

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Librin "Shqiptarët në luftë me Islamin Global" e...

Zgjedhja e Presidentes, goditje për LDK-në? Analistët zbërthejnë çfarë fitoi dhe çfarë humbi partia

Naile Ejupi, Bota Sot Justina Shiroka Pula Maraj: Zgjedhja e Presidentes i dha...

Ku gjendet Vatikani im, pyet Lirim Gashi

Lirim Gashi, Prishtinë ____ VATIKANI IM GJENDET NË REPUBLIKËN E TREKËNDËSHIT TË BERMUDËS...

Shpërndaj

VATIKANI IM GJENDET NË REPUBLIKËN E TREKËNDËSHIT TË BERMUDËS MIDIS KOFSHËVE TË RUDINA RUDINËS
____
Nuk e di nëse e dini, por unë jam Papa i Katolikëve Shqiptarë nga mbarë bota.
T’jua them të drejtën, unë vetë nuk i përmbahem celibatit që ua kërkoj me aq shumë zell priftërinjve të mi.
Madje, herë pas here i vizitoj priftëreshat e mia në Republikën e Trekëndëshit të Bermudës, diku midis kofshëve të Rudina Rudës.
Sepse, nëse nuk ua plotësoj herë pas here këtë nevojë të vogël trupore, që duket se ka për to rëndësi të madhe shpirtërore, ato fillojnë të çmenden nga abstinenca seksuale dhe lëngu epshor, u shpërthen edhe nga veshët.
Dhe kjo, siç mund ta merrni me mend, prodhon pasoja serioze institucionale.
Sepse një Papë i denjë ka Vatikanin, kardinalët, konklavën dhe Gardën Zvicerane.
Unë e kam vetëm Republikën e Trekëndëshit të Bermudës, midis kofshëve të Rudina Rudës.
Dhe aty, siç dihet, zhduken lloj-lloj gjërash: anije, aeroplanë, busulla dhe, në raste veçanërisht dramatike, edhe gjurmët e fundit të arsyes njerëzore.
Prandaj, si një udhëheqës i përgjegjshëm i Kishës Katolike Shqiptare, vendosa ta themeloj një komision të posaçëm për menaxhimin e krizës.
Komisioni u mblodh tri herë.
Në mbledhjen e parë humbi rendi i ditës.
Në të dytën humbën procesverbalet.
Në të tretën humbi vetë komisioni.
Meqë tashmë askush nuk mund ta gjente as komisionin, as anëtarët e tij, e shpalla reformën e Kishës Katolike Shqiptare si një sukses historik.
Problemi, megjithatë, nuk ishte morali.
Problemi ishte statistika.
Sa më shumë që përpiqesha t’u shpjegoja priftërinjve të mi, se të gjitha këto i bëja vetëm për ta rivendosur ekuilibrin trupor, shpirtëror dhe institucional të priftëreshave të mia shqiptare, aq më këmbëngulësisht më kërkonin prova.
Dhe unë, si reformator më serioz i kishes se sa vetë Martin Lutheri, menjëherë e krijova një komision të ri që do t’i hetonte provat ekzistuese.
Komisioni, natyrisht, ende po i kërkon provat.
Ndërkohë, është krijuar edhe një nënkomision që po e verifikon përse komisioni kryesor ende nuk i ka gjetur provat.
Ndërsa informacionet më të fundit thonë se së shpejti do të krijohet edhe një grup pune që do ta hetojë punën e nënkomisionit.
Nëse ky ritëm vazhdon, është krejt e mundur që pasardhësi im të zgjidhet Papë para se ky komision ta përfundojë raportin përfundimtar.
Por pikërisht kështu funksionojnë institucionet e mëdha.
Kur nuk ka përgjigje — krijohet një komision.
Kur nuk ka komision — krijohet një sekretariat.
Kur nuk ka as sekretariat — caktohet një konferencë për shtyp.
Dhe kur askush nuk e ka më idenë se çfarë po ndodh në të vërtetë — të gjithë ngrihen në këmbë, e tundin kokën me seriozitet dhe fillojnë të duartrokasin.
Atëherë problemi nuk konsiderohet më i pazgjidhur.
Konsiderohet sukses institucional.
Kjo quhet traditë.
Dhe unë, si Papa i Katolikëve Shqiptarë nga mbarë bota, nuk mund të jem kundër traditës.
Sidomos jo kundër asaj tradite që ma mundëson t’i zgjidh problemet e mia duke i shndërruar fillimisht në institucione, pastaj në komisione dhe, në fund, në suksese historike.
Sepse në institucionet e mëdha nuk është e rëndësishme që problemi të zhduket.
E rëndësishme është të zhduket gjurma se problemi ka ekzistuar ndonjëherë.
Dhe nëse, për ndonjë rast, zhduket edhe komisioni që duhej ta gjente problemin — atëherë reforma ka përfunduar.
Në mënyrë solemne, unanime dhe pa procesverbal.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu