“Kush e dërgoi presidenten Justina Shiroka Pula te familja Sheholli?”, bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit reagon ashpër, Hasan Zeneli: Do ta ndezi debatin me krekt komandantat!
Hasan Zeneli, bashkëluftëtar i komandantit Zahir Pajaziti, ka reaguar pas publikimit të një videoje ku, sipas tij, presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka Pula, shihet te familja Sheholli.
Zeneli ka shprehur tronditjen e tij për atë që ka parë, duke ngritur pikëpyetje se kush e drejtoi presidenten drejt kësaj familjeje.
Ai ka paralajmëruar reagim të ashpër nëse pamjet dhe rrethanat e paraqitura në video konfirmohen.
Në reagimin e tij, Zeneli thotë se është i gatshëm ta hapë edhe një debat më të gjerë me bashkëluftëtarët, nëse, sipas tij, të tjerët nuk reagojnë për këtë çështje.
Reagimi i plotë i Hasan Zenelit:
“E pashë një video pak më herët dhe më tronditi!
Inshallah është e bërë me AI.
S’po mundem me besua se e drejtuat presidenten te SHEHOLLKAT!
Nëse është sahih, reagimi im do të jetë i ashpër me ditën e nesërme!
E di se do të jem prapë i vetmi bashkëluftëtar i Zahirit që reagon, por nëse të tjerët nuk reagojnë njëjtë si unë, do ta ndez debatin me krejt komandantat!
H. Z.”
Deri në sqarimin e rrethanave, pretendimet e ngritura në reagim mbeten qëndrime të Hasan Zenelit.




