A janë kryer krime kundër katolikëve në Kosovë, shembulli i Kishës së Stakajve?!

Shkrime relevante

Europian në gjeografi, oriental në emra !

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgores, Mitrovicë Emrat, kujtesa kombëtare dhe guximi për...

Kur pushteti përballet me pasqyrën e vet, studenti që u bë histori

Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë STUDENTI QË U BË HISTORI Kur pushteti përballet me...

Si disa politikanë tanë e imagjinojnë bashkimin e shqiptarëve, “pa e thirrur popullin në mbledhje”

Lirim Gashi, Prishtinë ___ SI E IMAGJINOJNË DISA POLITIKANË TANË BASHKIMIN E SHQIPTARËVE,...

Parlamentarja e BE-së Christine Anderson: Islami po depërton në institucione dhe organizata dhe synon të shkatërrojë shoqërinë tonë të hapur dhe të lirë

Ibrahim Kelmendi, Gjermani ____ Fjala e parlamentares së BE-së Christine Anderson: Islami po depërton...

Rrokullima e jetës, kujtesës dhe fjalës, për librin me poezi të Sulejman Dërmakut, “Rrrokullimë”

Sulejman Dërmaku, “RROKULLIMË”, poezi, botoi Shtëpia Botuese “ROZAFA”, Prishtinë 2026....

Shpërndaj

Ismet M. Hasani, Suedi
___
A janë kryer krime kundër katolikëve në Kosovë, shembulli i Kishës së Stakajve?!
Drejtori i Global Crisis Group, Ilir Kulla, ka komentuar zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës, duke vlerësuar profilin e saj dhe mundësinë që ajo të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit.
Ilir Kulla, Drejtor i ”Global Crisis Group”
Presidentja e Kosovës Justina Shiroka-Pula është një figurë që mund të përfaqësojë të gjitha palët; është  katolike me prejardhje familjare nga Shkodra.
“Zonja presidente është një figurë e mirë, një figurë teknike, do të thosha, i përfaqëson të gjitha palët.
Presidentja e Kosovës është edhe katolike, gjë që është shumë e rëndësishme për Kosovën, që të ecë rrugës drejt BE-së, që ka një presidente katolike. Aq më tepër, kur një pjesë e akuzave në Hagë ishte se janë kryer krime kundër katolikëve në Kosovë. Kjo është edhe më e rëndësishme në këtë moment”  ((Ilir Kulla, Drejtor i ”Global Crisis Group”)
 
Në foto nga e majta: Rexhep Selimi, Kadri  Veseli, Jakup Krasniqi; mbrapa tyre Hashim Thaçi me gisht në kokë (?!)
***
Justina Shiroka-Pula është me origjinë nga Shqipëria dhe vjen nga një familje shumë e madhe nga Shkodra, që ka nxjerrë artistë, poetë e biznesmenë.
Përtej profilit të Presidentes, rëndësi të veçantë ka edhe situata politike dhe ekonomike në Kosovë, si dhe nevoja që institucionet të funksionojnë në mënyrë të qëndrueshme.
Konfigurimi i situatës ekonomike dhe politike të Kosovës pas këtij momenti është shumë më i rëndësishëm, sepse institucionet duhet të jenë funksionale. Kësaj zonje do t’i duhet, paradoksalisht, të bëjë edhe detyrën e presidentes së shtetit, por edhe diplomacinë e kryetarit të shtetit në botë, në mënyrë që të rikuperohenedhe ato avantazhe që, padrejtësisht, gjatë këtij hendikepi dyvjeçar, Kosova i humbi në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Një nga prioritetet e presidentes së re të jetë angazhimi për sigurimin e njohjeve të reja për Kosovën, duke shfrytëzuar edhe mundësitë për forcimin e raporteve me shtetet që ende nuk e njohin pavarësinë e saj.
Prioritet i saj të jenë njohjet e reja të Kosovës dhe të vazhdojë pikërisht duke shfrytëzuar faktin se ajo është katolike.
Edhe në botën katolike, nëpërmjet Vatikanit, mund të ndryshojë raportet me disa vende që nuk e njohin Kosovën, e sidomos me vendet katolike, duke filluar nga Spanja etj.
Angazhimi diplomatik i Presidentes Justina Shiroka-Pula mund të jetë i rëndësishëm në përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për të zgjeruar numrin e shteteve që do e njohin Kosovën.
I urojmë shëndet të plotë dhe suksese në punë, edhe pse do ta ketë vështirë.                                                   

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu