Komploti antishqiptar – Kur shqiptarët i djegin edhe palmat

Shkrime relevante

Të mos mbetemi spektatorë të përçarjes: apel për përgjegjësi, solidaritet dhe bashkim kombëtar

FEDERATA E ARBËRISË KUMTESË PUBLIKE — 16 tetor 2026 Federata e Arbërisë u...

Çmontimi i Shtetit të Kapur: Platforma me 5 Pika për Kthimin e Shqipërisë te Shqiptarët

Gentian Jetishi, Prishtinë Shqipëria gjendet në një udhëkryq kritik ku humbja e...

Ku janë artistët pyet piktorja Kaltrina Hoti, pasi kishte shkuar në Shkodër nga Plava

Kaltrina Hoti, Shkodër ___ KU JANË ARTISTËT? ___ Sot erdha në Shkodër nga Plava. Ajo...

Komploti antishqiptar – Kur shqiptarët i djegin edhe palmat

Murteza Osdautaj, Prishtinë ____ I tmerruar nga pamjet që vinë ng Tirana ku...

Richard Grenell i dyshimtë, po hetohet për 5,6 milion $ të zhdukura në Qendrën Kenedy

Miku i Vucicit dhe Ramës Grenell i dyshimt / Shtëpia e...

Shpërndaj

I tmerruar nga pamjet që vinë ng Tirana ku demonstruesit i djegin edhe palmat, tmerrohem nga një gjë tjetër që pak kush e vërenë. Mënyra s si përfaqësohen studentët, nga kush përfaqësohen ata dhe për efektin që dëshirohet të arrihet.
Në dy raste, dy vajza të mbuluara, pra vajza që përfaqësojnë islamin, dalin dhe flasin në emër të studentëve. Krejt normale do të thoshte dikush. Për mua, e tërë protesta, i gjithë ai vandalizëm, ai barbarizëm ndaj pasurive të përbashkëta, djegia e institucioneve të shtetit pa pikë mëshire, djegia e arkivit të shtetit dhe i ministrive, përdorimi i flamurit të UÇK-së nga njerëzit me maska, djegia e flamurit të Vatikanit, shkatërrimi dhe vjedhja e bizneseve dhe pronave private, shkatërrimi i rrugëve dhe i trotuareve, rrëmbimi i ‘studentëve’, ndërhyrja në konvikte nga persona me maska etj., (dikush, siç më thoshte dje një zonjë a zonjushë nga Shqipëria, mund të më thotë ‘të pirdhem se Shqipëria nuk është shteti yt”) e tërë kjo shëmti nuk përfaqëson revoltën shqiptare dhe shpirtin shqiptar. Nëse revolta mundohet që me anë të kësaj kulture barbare të shkatërrojë një kulture kleptokracie të ndërtuar nga Rama, atëherë e ardhmja është e errët dhe pa pikë përspektive.
Aty ka më shumë, ka një qëllim kob ndjellës. Të djegësh gjithçka, të rrënosh gjithçka, të shkatërrosh gjithçka dhe në fund tërë këtë barbarizëm të mundohesh ta përfaqësosh me anë të personave që, fizikisht dhe kulturalisht, përfaqësojnë islamin, është gabim strategjik po edhe një akt i planifikuar. Vajzat mund të jenë të manipuluara por ‘përdorimi’ i tyre është i qëllimshëm dhe me efekt politik he psikologjik.
Shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm, ta duan më shumë Shqipërinë dhe të zgjedhin mënyra më të civilizuara të protestimit dhe të luftimit të së keqes.
Një e keqe nuk mund ët luftohet me një të keqe tjetër. E keqja e ndërtuar nga një klasë politike mund të luftohet vetëm me një ‘rvolucion’ në të cilin shpërfaqet i tërë shpirti i një kombi për lirinë dhe prosperitetin.
Pamjet janë të shëmtuara dhe protesta, si e tillë, nuk mundët quhet protestë e studentëve shqiptarë.
Kjo protestë e shkatërroi tërë imazhin mbi Shqipërinë dhe shqiptarët që qe ndërtuar gjatë protestave disa mujore për Zvernecin gjatë të cilave protestuesit treguan një kulturë të pashoqe demokratike dhe një kulturë të jashtëzakonshme patriotike dhe shtet formuese.
Aty kanë dorë shërbimet e huaja serbo-greke-ruse-islame të cilët, përmes argatëve ‘shqiptarë’, me maska, me hixhab, me barbarizëm, me vandalizëm dhe me imazhe që shprehin moskulturë dhe mospatriopztizëm, mundohen ta shkatërrojnë perspektiven që edhe shqiptarët të kenë një atdhe, një shtet normal he një perspektivë kulturore, shtetërore e civilizuese si e tërë Evropa.
Tragjike!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu