Mbrëmë islamistja Laura Kërtalli në TV Euronews Albania prezantoi qëndrimin e “protestës studentore”. Në pyetjen se a do të shkonin te Presidenti për bisedime, ajo u përgjigj: “Nuk pranojmë dialog as bisedime me askënd. Duam dorëheqjen e Kryeministrit!” (parafrazim; origjinalin mund ta dëgjoni në linkun:)
Është një risi edhe surprizuese angazhimi i kësaj islamisteje, shumë oratore dhe e ditur. Sepse, po të ishte myslimane sipas normave të Islamit zanafillor (selefist), të sajuar nga “profeti” Muhamed me bashkëveprimtarët e pasuesit e tij, ajo nuk do të guxonte të shfaqej në mediat elektronike.
Organizata terroriste “Vëllazëria Myslimane”, për hir të suksesit, ka krijuar një doracak udhëzues se si duhet të veprojnë xhihadistët myslimanë në shtetet ku janë pakicë, derisa ta fitojnë luftën xhihadiste për të sunduar sipas normave të Kuranit dhe të Sheriatit (kushtetuta juridike islame).
Dhe zonja Laura është dresuar për të qenë komunikuese në debat edhe me mua – urrejtës i Islamit selefist.
E pranoj: më ka mrekulluar niveli i saj për debat të kultivuar e tolerant. Prandaj zonja Kërtalli rrezikon demokracitë liberale në Shqipëri.



