Ëdhtë shumē é thjeshtē gjëja. Të dhanë (gjasme) shqiptarët 83 mandate, duan të t’i marrin mbrapsht.
Nuk duan t’i drejtosh ti mē se po i le pa Atdhe, pa histori, pa kulturë, pa male, pa brigje. Gjysma e tyre nuk kanë bukë, gjysma tjetër paguajnë naftë më të shtrenjtë në botë.
Se Shqipërinë e drejton me një grup miqsh dhe këtu bëhet çfarë thotë krimi dhe tekat e tua. Kaq!
Vjen Meloni, i jep Gjadrin
Vjen Makroni i jep vilēn e Enverit
Vjen Kushneri i jep Sazanin
Vjen Rosthchild i jep Butrintin
Vjen Alabari i jep portin e Durrësit
Vjen ministri i Netanyah i jep Vlorën
Vjen Vuçiç ia korrigjon kufijtë Kosovës
Vjen Erdogani mbyll Parlamentin dhe universitete
Vjen Krimi, i jep Tiranën, ku nuk jetohet më!
É pyete popullin për këto pasuri kombëtare? Ndērrove ligje që t’i dorovisje miqtë e tu kinse gjeopitikë.
Shqiptarët i ke provokuar ti, sepse modelove edhe Opozitën që doje ti. Në Parlament isha dhe i pashë të gjitha. E ke zgjedhur edhe pasardhësin e Opozitës madje, na e ke thënë neve në Parlament, pasi e ke mbajtur me pekule dhe leje ndërtimi e rrokanisje strategjike.
Ik me nder, nëse edhe pas këtyre që ngjasin të ka mbetur mē nder.
Nuk pashallohet me urrejtje. Ik si njeri, të mbahesh mend si njeri!



