Vjen një çast kur një popull nuk ka më ku të ikë, nuk ka më kujt t’i besojë dhe nuk ka më çfarë të presë

Shkrime relevante

Efekti “Domino” i krizave

Agim Vuniqi, Vashington ____ Si po sinkronizohen tensionet në Prishtinë dhe Tiranë në...

Kush është me të vërtetë Agron Shehaj

Ilir Liri Shalca Kush është me të vërtetë Agron Shehaj Denoncimi / Agron...

Vjen një çast kur një popull nuk ka më ku të ikë, nuk ka më kujt t’i besojë dhe nuk ka më çfarë të...

Merita Leka, Londër ____ SEPSE PËRTEJ NUK KA MË! ____ Sot isha shtatë orë në...

Or çun, ç’i ke këto, jo ballist, jo neoballist?!

Flutura Açka, Tiranë ____ Ëdhtë shumē é thjeshtē gjëja. Të dhanë (gjasme) shqiptarët...

Në vendet demokratike udheheqësit japin dorëheqje, nëse zbulohen afera korruptive, madje shumë të vogla

Alma Lama, Prishtinë ____ Eshte e vertete qe ne vendet demokratike qeverite nuk...

Shpërndaj

SEPSE PËRTEJ NUK KA MË!
____
Sot isha shtatë orë në protestë. Mes gazit lotsjellës qe me bllokoi ne gjoks fyt hund e sy dhe vrapit, pati një çast kur thash
me vete: më mirë të më kapë policia e të ha ndonjë shkop, sesa tme kao zemra !
Por ajo që më mbeti nga ato shtatë orë nuk ishte as gazi, as frika, as lodhja.
Ishin njerëzit.
Në fillim thanë se janë iranianë. Pastaj islamikë. Më vonë serbë e grekë. Në fund, Antifa!
Ua vunë të gjithë emrat e mundshëm, përveç atij që kanë: SHQIPTARË!
Unë për shtatë orë takova msuliman ortodoks , katolik , cam, verior e jugor te gjitha shqiptare. Te gjitha bashke
Dhe këta njerëz kanë për t’i treguar jo vetëm Edi Ramës, por gjithë klasës politike, dhe atyre qe do vijne pas se koha kur mund të luanin me fatin dhe dinjitetin e shqiptarëve nuk mund të vazhdojë pafundësisht.
Rama, ashtu si babai i tij ideologjik, duket se ka besuar se mund të krijojë një shqiptar të ri, sipas përfytyrimit të vet. Një shqiptar të bindur, të nënshtruar, që pranon çdo tekë e çdo poshtërim të pushtetit.
Shqiptari mund të durojë gjatë. Mund të heshtë, të tërhiqet, të largohet, madje të krijojë përshtypjen se është mposhtur. Mund ta trembësh, ta shantazhosh, ta poshtërosh. Por nuk mund ta ndryshosh atë që është në thelbin e tij.
Historia jonë ka kalu ne histori mbijetese. Kemi kaluar pushtime, diktatura, luftëra e mërgime. Kemi humbur shumë, por kemi mbijetuar.
Dhe ndoshta gabimi më i madh i çdo pushteti është kur e ngatërron durimin e një populli me nënshtrimin e tij.
Shqiptarët kanë duruar shumë. Kanë ikur nga vendi i tyre, janë shpërndarë nëpër botë, kanë kërkuar diku tjetër atë që nuk e gjetën në atdhe.
Por edhe Evropa po lëkundet. Edhe ajo botë, ku për dekada kërkuam shpëtim, po përballet me lekundujet dhe krizat e veta.
Dhe unë besoj se pikërisht këtu fillon kthesa e madhe.
Ndoshta shqiptarët nuk do të kthehen vetëm në atdhe. Ndoshta do të fillojnë të kthehen edhe te vetja.
Sot, mes gazit, zhurmës, frikës dhe njerëzve që vraponin, unë pashë diçka që nuk e kisha parë prej kohësh.
Dhe pikërisht aty ishte madhështia e tyre.
Jo te politikanët. Jo te partitë. Por te ata njerëz që, edhe kur nuk shohin rrugëdalje, vazhdojnë ta kërkojnë.
Sepse vjen një çast kur një popull nuk ka më ku të ikë, nuk ka më kujt t’i besojë dhe nuk ka më çfarë të presë.
Dhe atëherë, në vend që të largohet, vendos të qëndrojë.
SEPSE PËRTEJ NUK KA MË!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu