Kush është me të vërtetë Agron Shehaj

Shkrime relevante

Efekti “Domino” i krizave

Agim Vuniqi, Vashington ____ Si po sinkronizohen tensionet në Prishtinë dhe Tiranë në...

Kush është me të vërtetë Agron Shehaj

Ilir Liri Shalca Kush është me të vërtetë Agron Shehaj Denoncimi / Agron...

Vjen një çast kur një popull nuk ka më ku të ikë, nuk ka më kujt t’i besojë dhe nuk ka më çfarë të...

Merita Leka, Londër ____ SEPSE PËRTEJ NUK KA MË! ____ Sot isha shtatë orë në...

Or çun, ç’i ke këto, jo ballist, jo neoballist?!

Flutura Açka, Tiranë ____ Ëdhtë shumē é thjeshtē gjëja. Të dhanë (gjasme) shqiptarët...

Në vendet demokratike udheheqësit japin dorëheqje, nëse zbulohen afera korruptive, madje shumë të vogla

Alma Lama, Prishtinë ____ Eshte e vertete qe ne vendet demokratike qeverite nuk...

Shpërndaj

Kush është me të vërtetë Agron Shehaj
👀👇🇦🇱🇪🇺Denoncimi / Agron Shehaj paguan grupin e molotovit me paratë e mashtrimit me call centera për plaçkitje dhe shkatërrimin e Tiranës. Zhduket dëshmia në Tv, Gonia rëmbeu edhe sekretet për agjenturat e huaja

Deputeti Agron Shehaj, nën hetim nga SPAK për pastrim parash dhe fshehje pasurie, akuzohet se paguan me paratë e mashtrimit me call centera të ashtuquajturin ‘grupin e molotovit’ për të plaçkitur, djegur dhe shkatërruar Tiranën.

Të paktën kështu ka pretenduar nëna e Muhamet Skanës, të riut që u bë viral pasi u godit nga një efektiv policie gjatë protestës së të premtes në Tiranë. Gjatë një emisioni televiziv ajo tha se biri ishte paguar për të marrë pjesë në protestë, ndërsa sqaroi se ai nuk është student dhe se e gjithë familja jeton prej vitesh në Itali.

Nëna e Muhamet Skanës ka deklaruar gjithashtu se i biri ishte paguar nga Partia Mundësia e Agron Shehajt. Kjo pjesë e deklaratës është prerë dhe hequr menjëherë pas ndërhyrjes së Agron Shehajt, i cili është shfaqur tejet nervoz dhe agresiv me policinë, bashkë me ‘Sanço Pançon’ e tij, Erald Kaprin.

Megjithatë, deklarata e parë dhe live e nënës së të riut, para se të retushohej dhe mohohej, është dëgjuar nga gazetarë, ekspertë sigurie etj., ndërsa nuk dihet nëse policia ka nisur ndonje verifikim për rolin e Agron Shehajt në financimin e dhunës dhe shkatërrimit të Tiranës me para të pista, kryeisht të mashtrimit me call centera.

Kujtojmë që në korrik 2026, deputeti Agron Shehaj rrëmbeu nga Kuvendi një dokument sekret lidhur me një marrëveshje kredie ushtarake prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në, dhe u largua me vrap, duke e fotografuar.

Pas skandalit, krerët e partisë në pushtet kanë informuar edhe përfaqësuesit e Shërbimit Informativ të Ushtrisë dhe SHISH duke ngritur dyshime të forta se Agron Shehaj mund të jetë spiun i shërbimeve jo partnere.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu