Mbrëmje e paharruar folklorike në Sant’ Andrà (TV)

Shkrime relevante

Mbrëmje e paharruar folklorike në Sant’ Andrà (TV)

Florim Zeqa Të shtunën e kaluar më 17.10.2026, në restoranin e bukur...

Efekti “Domino” i krizave

Agim Vuniqi, Vashington ____ Si po sinkronizohen tensionet në Prishtinë dhe Tiranë në...

Kush është me të vërtetë Agron Shehaj

Ilir Liri Shalca Kush është me të vërtetë Agron Shehaj Denoncimi / Agron...

Vjen një çast kur një popull nuk ka më ku të ikë, nuk ka më kujt t’i besojë dhe nuk ka më çfarë të...

Merita Leka, Londër ____ SEPSE PËRTEJ NUK KA MË! ____ Sot isha shtatë orë në...

Or çun, ç’i ke këto, jo ballist, jo neoballist?!

Flutura Açka, Tiranë ____ Ëdhtë shumē é thjeshtē gjëja. Të dhanë (gjasme) shqiptarët...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Të shtunën e kaluar më 17.10.2026, në restoranin e bukur “Al Giardino” në Sant’ Andrà në Povegliano (TV) u mbajt mbrëmje e hareshme folklorike me rapsodët e mirënjojur të mërgatës sonë: Hetem Kadriu dhe Kushtrim Seferi.

Zëri i bukur bilbilave të këngës shqipe

Disa qindra metra largë lokalit dëgjohej zëri kumbues i rapsodëve popullor, i përcjellur me duartrokitje dhe ovacione nga të pranishmit e shumtë të kësaj mbrëmje folklorike.

Kapacitetet e mëdha të lokalit, kësaj radhe ishin të pamjaftueshme për të pranuar të gjithë të interesuarit që kishin ardhur nga të gjitha pjesët e provincës së Treviso-s.

Edhe pse ky është vetëm muaji i dytë që kur është hapur ky lokal, pronarët e tij, vëllezërit Idriz dhe Besim Bajraktari nga Bllaca e Suharekës janë të kënaqur me prezencën e bashkatdhetarëve.

Por më të kënaqur janë mërgimtarët me pritjen e ngrohtë vëllazërore, shërbimet profesionale, çmimet e volitshme dhe cilësinë e lartë të specialiteteve tradicionale të kuzhinës shqiptare që e shijojnë në restoranin e vëllezërve Bajraktari.

Që nga hapja e restoranit e deri më sot, në mbrëmjet e çdo wikendi, restorani mbushet plot e përplot me mërgimtarë, të cilët tubohen si në shtëpinë e tyre, për t’u takuar mes vete dhe për t’u argëtuar me muzikë të bukur folklorike.

Ne që jemi rritur me folklorin burimor shqiptarë, me padurim presim të dëgjojmë live zërin e rapsodëve popullor të mërgatës sonë, por edhe të atyre që vijnë nga vendlindja jonë.

Ngase, përmes folklorit burimor i kemi ruajtur ndër shekuj traditat dhe zakonet e bukura popullore, e kemi mësuar historinë e heronjve të vërtetë të kombit tonë nga ajo që na ka mësuar historia nën regjimet antikombëtare dhe antipopullore të kohës së shkuar.

Ishte nder dhe kënaqësi që isha prezent në një ambient kaq të ngrohtë dhe vëllazëror, në frymën unifikuese të bashkatdhetarëve me mallin dhe dashurinë e pashterrshme për vendlindjen. Kjo është mërgata, ky është shpirti i atdheut.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu