Komunikatë për media e Ministrisë së Punëve të Brendshme

Shkrime relevante

Nga arratisja e Kadri Zekës …, Berat Luzha flet për bashkim të organizatave

https://www.youtube.com/watch?v=qCIl4-ma0cc&fbclid=IwY2xjawT-249wZG9mBWV4dG4DYWVtAjExAHNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR4dw07KWMGZpaRcY1B8JEz1Q-rLzM8dQa8BqJdWpbXQKhc-Snkmx2KBlk4jlg_aem_DYIOWhr2OfMM5D5O0aB3_w

Nga Deçani në botë: rrugëtimi ndërkombëtar i librit “Krimet serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit”

Nga: MSc. Adem Lushaj, autor i librit Libri “Krimet serbe në Kosovë...

Shumë emra për president, secili më i mirë se tjetri, por ku qëndron problemi…?!

Afrim Musliu, Suedi ____ Shumë emra po përmenden për presidentin apo presidenten e...

Varri i Zukë Shkrelit në Peshter – dëshmi e lidhjeve historike me Rugovën

Prof. Ismet Azizi, Gjilan Varrezat në Qafën e Nabojit, në një pikë...

Shpërndaj

Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, përfshirë të gjitha pikat e kalimit kufitarë me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë-konkretisht targave të automjeteve, ku gjatë 24 orëve të fundit ministria ka lëshuar 1.455 targa provuese.

Policia e Kosovës në vazhdimësi është kujdesur për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që të mundësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave në nivel vendi.

Me qëllim të mundësimit të qarkullimit të lëvizjes së lirë, njoftohen qytetarët të cilët planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, që mundësisht të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, për shkak të krijimit të pengesave të mundshme.

Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës vlerësojnë situatën e qetë dhe pa incidente, ndërsa angazhimi dhe realizimi i detyrave policore do të vazhdoj në interes të ruajtjes së rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu