ARKIVI:
10 Mars 2026

Burri më i ri, gruaja më e vetmuar

Shkrime relevante

Sulmi i frymëzuar nga ISIS pranë shtëpisë së Mamdanit në Nju Jork

Hans Rustad / Document.no Policia ndalon Emir Balatin pasi ai u përpoq...

A janë të detyruar deputetët që të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim?

Prof. Dr. Kolë Krasniqi, ekspert i sigurisë, Pejë Sipas Kushtetutës së Republikës...

Fillimi i fundit të perandorisë politike kurtiane

Agron Mani, Ferizaj A është sot Vjosa Osmani vaksina kundër përhapjes së...

Të drejtat e gruas jashtë botës perëndimore: regresi ligjor dhe beteja për të drejta njerëzore edhe pas 8 Marsit

Shqipe Bytyçi, poete, Zvicër Të drejtat e grave nuk janë vetëm çështje...

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Shpërndaj

Nga: Lis Bukuroca, Gjermani

Gratë duhet të martohen me burra së paku disa vjet më të rinj se vetë. Patriarkati e ka paraparë që gruaja zakonisht të jetë më e re, në mënyrë që, kur burri të mplaket, ajo të shërbejë si kujdestare dhe infermiere e tij. Nëse jo ajo, fëmijët.Meqenëse sot fëmijët nuk e marrin atë përgjegjësi, dhe meqenëse jeta e grave është mesatarisht rreth gjashtë vjet më e gjatë se ajo e burrave, për të shmangur diskriminimin dhe mbetjen e grave të vetmuara në moshë të shtyrë, duhet shpërfillur ai zakon dhe të martohen me burra më të rinj se vetja.

Kështu, do të kishin më shumë mundësi ta përfundonin jetën së bashku. Apo përafërsisht së bashku.

Pse natyra, zoti apo zotat i shpërblejnë gratë me gati dhjetë për qind jetë më të gjatë, nuk dihet.

(Ndoshta sepse, sipas një ankete gjermane të vitit 2020, burrat kanë mesatarisht dhjetë lidhje seksuale në jetë, ndërsa gratë gjashtë. Megjithatë, patriarkati kishte vendosur për trajtimin e grave duke u bazuar në fantazitë e shthurura të burrave dhe lehtësinë e tyre për t’u zhveshur.)

Prandaj, për gratë që nuk kanë aftësi për t’u bërë infermiere dhe kujdestare, shkelja e atij vendimi të padrejtë nuk është thjesht çështje mode, por një mundësi për t’i dhënë grave dhe burrave një pleqëri të përbashkët, më të barabartë, më të drejtë dhe më të lumtur.

Ti je vetvetja, ti je ti, vetëm kur mendon, dashuron dhe vendos sipas vullnetit tënd.

Nëse vendos ashtu si pret shumica, atëherë e ke ekzekutuar veten psikologjikisht dhe je thjesht në një teatër, ku luan një rol dhe ku pret duartrokitjen e publikut pse ke bërë vetëvrasje!

Kështu turma bëhet e suksesshme në injektimin e vetes brenda teje dhe në zhbërjen tënde. Ti nuk do të jesh më ti; do të jesh ata. Pasqyra ku ata shohin vetveten!

Do t’u nevojitesh atyre, por jo vetes.

Ata do të mburren me përkuljen tënde; ti një ditë do të pendohesh për ‘humbjen’ e jetës tënde! E mundësisë së vetme!

Domethënë, heq dorë të bëhesh dikush dhe përfundon si ata: askush! Kjo vlen së paku për dy vendime kryesore: profesionin dhe martesën.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu