
Nga: Xhemaledin Salihu, Preshevë
/Të themi se libri I Tomoviqit është shumë subjektiv, jo shkencore dhe Serbët I futë në grupën e popujve indo-evropian/.
DISA FJALË MBI LIBRIN E DR. STEVAN TOMOVIQIT, HISTORIA E LASHTË E SERBËVE, BEOGRAD, 2012
Origjina e Serbëve
Në fillim të shekullit shtatë të erës së re, sipas pikëpamjeve të historisë zyrtare, Serbët janë pjesë e Sllavëve si dhe okupator të huaj që me forcë pushtuan tokat e popujve të Ballkanit, duke ardhur nga Ukrajina dhe Azija.
Ose si do të thoshin historianët bashkëkohorë , fiset sllave gjysëm të egër pushtuan tokat e popujve “autoktonë” të Ballkanit, sikur të Shqiptarëve “Ilir” dhe popujve të tjerë.
Këto botëkuptime kanë origjinën nga burimi istorik I shkruar I shekullit të Mesëm: “Mbi qeverisjen e perandorisë”të mbretit bizantin Konstantinit VII Porfiregenita.
Gjithashtu historia zyrtare duke I bazuar pikëpamjet e saja në veprën e përmendur, konstaton se Serbët emrin e tyre e fituan në fjalën latine për rob, e cila proklamohet si servus.
Në realitet, kjo fjalë në shumës thuhet proklamohet si servi, nga kjo lindi “Serbi”, kur shkronja v kalon në b dhe ashtu përfitohet emri Srbi /Serbët/. Kështu sipas historisë shkencore emri Srbi /Serbët/ në përkthim do të thotë “Robët”. Pra, sipas autorit të lartë përmendur të gjitha sinonimet me emrin Serbët kanë kuptimin Robët. Gjithashtu në këtë libër madje edhe fjala “Sloveni” në përkthim do të thotë Rob. Ndërsa Grekët na quajtën “Sklavi” ka kuptimin e Skllavit, sepse kjo fjalë si thonë historianët ka origjinën nga fjala latine Sclavus, e cila kur përkthehet ka kuptimin rob.
Mirëpo në vazhdim do ta shohim qëndron edhe një botëkuptim tjeter-spjegim tjetër për origjinën e Serbëve se jane banorë të vjetër të Ballkanit dhe se historia e tyre mund të përcillet me mijë vjet pas. Pra sipas këtij botëkuptimi mund të konkludohet për origjinën e Serbëve.
Sipas Librit të Shenjtë, para 4500 vjetëve ndodhi Përmbytje e Madhe, një katastrofë e madhe që e gjeti planetën Tokë, kur gjithë bota u përmbyt në ujë. Shumë popuj u mbytën, por jo edhe të gjithë, kështu mbijetuan disa prej tyre.
Në mesin e tyre pat pak njerëz, shtazë dhe bimë, të cilët shpëtuan me barkën e Noas në ujë. Pas Përmbytjes u ringjallë planeti I Tokës dhe e gjithe bota njerëzore. Kështu mbetën gjallë Noa me djemtë e tij: Jafeti, Semi dhe Hami. Nga këta lindën popujt të tjerë të botës, të cilët janë pasardhësit e tyre.
Kështu historianët popujt e botës I ndan në tri grupe:
1.Grupa Semite e popujve: Ebrejët, Sirianët, Arapët e tjerë
2.Grupa Hamite e popujve: popujt afrikanë, Azijatët, e tjerë,
- Grupa Jafetide ose grupa e popujve “indo-evropiane”: popujt e Evropës, Iranianët, Hindusët.
Shkenca bashkëkohore nuk e pranon ekzistimin e Noas, Semit, Hamës dhe Jafetit për personalitete historike. Të gjithë popujt e lashtë dhe të sotëm të botës kanë origjinën nga Noa dhe tre djemt e tij, po edhe Serbët. Atëherë edhe Serbët I takojnë grupës “indo-evropiane” të popujve, nga Jafeti.
Dhe për këtë pajtohen të gjithë shkencëtarët se Serbët dhe Evropianët të tjerë janë pasardhësit e Jafetit, djalit më të vjetër të Noas. Tashti shtrohet pyetja prej cilit djalë të Jafetit kanë origjinën Serbët, nga Gomeri, Magogu, Madaji, Javani, Meseh, Tuval dhe Tiras.
Faktet historike vërtetojnë se Serbët kanë prejardhjen nga Tirasi, për këtë shkruan edhe historiani I njohur romako-ebreit Josif Fllavije, ndërsa autorët grekë I quanin “Trasciani” Thrakasit, të cilët ishin popuj të vjetër të Ballkanit. Shumë historinë të vjetër vërtetojnë se Thrakasit ishin popuj të njëjtë me Ilirët, sepse flitnin të njëjtën gjuhë, kishin adetet e njëjta dhe jetonin në të njëjtën tokë në Ballkan. Për këtë shkruajnë Straboni, Tit Livije dhe Aristofani, por edhe shumë autyorë të tjerë të kohës së Mesjetës.

Madje autori i librit e vërteton se Serbët deri në shekullin 19 quheshin Ilir e Thrakas dhe në dokumentet e austro-hungarisë quheshin Iliro-Serbë. Më vonë këtë term o morën Kroatët dhe Shqiptarët dhe e keqpërdorën, shkruan autori.


