ARKIVI:
10 Mars 2026

Dosja e Prokurorisë: Fatmir Sheholli mori para nga BIA për ta komprometuar Ministrinë e Rashiqit, urdhërat i merrte nga zyrtari i BIA-s, Bojan Dimiq

Shkrime relevante

Arbëreshët e Kalabrisë sjellin shpirtin e Arbërisë në Gjenevë

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë Në Universitetin Popullor Shqiptar, arbëreshët e Kalabrisë sollën këngët,...

Presionet politike të momentit dhe rreziku i shkeljes së Kushtetutës

Arif Ejupi, Gjenevë Në momentin kur zonja Vjosa Osmani u zgjodh Presidente...

Nga ideali te spektakli: politika, qytetari dhe kriza e besimit

Isuf Bajraktari , Suedi Politika në hapësirën shqiptare, si edhe në shumë...

Unë e dua gjuhën time, historinë time dhe kombin tim

Fahri Xharra, Gjakovë  I zhytur në mendime , i thelluar në historinë...

Sulmi i frymëzuar nga ISIS pranë shtëpisë së Mamdanit në Nju Jork

Hans Rustad / Document.no Policia ndalon Emir Balatin pasi ai u përpoq...

Shpërndaj

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj Fatmir Sheholli nën dyshimin se ishte i rekrutuar i Shërbimit Inteligjent të Serbisë dhe ka vepruar nën urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarit të BIA-së, Bojan Dimic.

Në dosjen e publikuar nga “Betimi për Drejtësi”, Sheholli thuhet se ka mbledhur informacione për kinse pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë dhe të njëjtat informacione i ka përcjell te BIA përmes komunikimeve telefonike.

Sipas Prokurorisë, Sheholli, sipas udhëzimeve dhe planeve të Dimicit, më 26 shtator të këtij viti në Mitrovicë të Veriut kishte marrë materiale, audio dhe transkripte të bisedave të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim që dyshohet se janë komprometuese si dhe një shumë të hollave si shpërblim për publikimin e tyre, të cilat pastaj i ka publikuar në media online.

Përveç kësaj, Sheholli thuhet se nga ky person ka marrë edhe një shumë të hollash si shpërblim për publikimin e tyre të cilat më pas janë publikuar në disa prej mediave online në Kosovë.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime, me dashje dhe vetëdije, Sheholli ka ndihmuar BIA-në duke zbatuar udhëzimet e tyre dhe rrjedhimisht ka cenuar sigurinë dhe rendin juridik të Kosovës e po ashtu edhe integritetin e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj.

Me këto veprime Sheholli dyshohet se ka kryer veprën penale “Spiunazh” nga neni 124 par. 3 të KPRK-s.ë

Ndërsa, sipas Prokurorisë, gjatë bastisjeve të Policisë së Kosovës me 9 tetor 2025 në banesën e Shehollit janë sekuestruar një numër i pajisjeve ellektronike, dokumentacion dhe sende të tjera të cilat do të dërgohen në ekzaminim.

 

 

 

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Po ky serbi Nenad Rashiq a thua eshte engjëll ? A thua materialet, audio dhe transkriptet e bisedave te zyrtareve te Ministrise per Komunitete dhe Kthim jane te verteta apo te rreme? Shpresoj qe e verteta se shpejti te dalë ne shesh.

  2. Revista DRINI, Kryeredaktor i s¨cilës është Bajram Gjergj Kabashi publikon tituj që të zgjojnë kërshërinë për lexim dhe komentim.
    Lexova shkrimin e juaj shumë domethënës, ndaj po jap këtë KOMENT:

    Nga përvoja ime mbi 30 vjeçare si EKSPERT GJYQËSOR, kam krye ekspertiza të shumë-llojshme dhe përmes duarve të mia kanë kaluar mbi 30 mijë lëdnë gjyqësore në të cilat kam kryer ekspertizë dhe kam pas raste: kur edhe ndaj 14-të pandehurve janë zhvilluar hetime dhe nga Prokurori është kërkuar që të kryhet ekspertizë. Kur e kam marrë lëndën nga gjykatësi ishte e rëndë dhe nga kurreshtja e mata- peshonte 3 kg. Mblodha mjaft fakte/prova, argumente/ dhe ia bashkangjita ekspertizës si fakte/prova metriale/, kështu që kur ia dorëzova gjykatësit lënda e kompletuar me dokumentacionin autentik (burimor), lënda peshonte rrafsh 33 (tridhjeetre) kg.
    Duke u mbështetur në ekspertizë dhe prova tjera – prokurori hoçi dorë nga AKTAKUZA dhe që Te gjithë të pandehurit /14-të/u shpallën TË PAFAJSHËM!
    Qëndron një thënie latine, e cila është mësim për hetuesit; DAH MIHI FACTUM DABO TIBI IUS! që në gjuhën tonë të ëmbël shqipe do të thotë: MI JEP FAKTET, UNË TA NDAJ DREJTËSINË!
    Dosja e Prokurorisë (prokurorit) është sekrete dhe nuk ka mundësi askush të shfrytëzoi të dhënat, përveç ata.

    P.S!
    Albert, ketu as që përmendet emri i Nenad Rashiq, por i Fatmir Shehollit!?

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu