ARKIVI:
10 Mars 2026

Kërkoj ndjesë për artikullin e sotëm, ku thosha “se UÇK-ja nuk është e akuzuar, por vetëm disa individë të saj” E kisha gabim…!

Shkrime relevante

Sulmi i frymëzuar nga ISIS pranë shtëpisë së Mamdanit në Nju Jork

Hans Rustad / Document.no Policia ndalon Emir Balatin pasi ai u përpoq...

A janë të detyruar deputetët që të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim?

Prof. Dr. Kolë Krasniqi, ekspert i sigurisë, Pejë Sipas Kushtetutës së Republikës...

Fillimi i fundit të perandorisë politike kurtiane

Agron Mani, Ferizaj A është sot Vjosa Osmani vaksina kundër përhapjes së...

Të drejtat e gruas jashtë botës perëndimore: regresi ligjor dhe beteja për të drejta njerëzore edhe pas 8 Marsit

Shqipe Bytyçi, poete, Zvicër Të drejtat e grave nuk janë vetëm çështje...

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Shpërndaj

Të dashur miq,
Ju kërkoj ndjesë për artikullin e sotëm, për pjesën ku shkrova se UÇK-ja nuk është e akuzuar, por vetëm disa individë të saj. Isha gabim.
Para disa ditësh, i bindur, shkrova një status ku thosha se akuzoheshin vetëm disa pjesëtarë të UÇK-së. Disa më kundërshtuan duke thënë se e tëra UÇK-ja ishte e akuzuar, por askush nuk solli fakte. Mbrëmë e kërkova aktakuzën në internet, por nuk e gjeta.
Pak minuta më parë përfundova një bisedë telefonike me Bardhyl Mahmutin, një nga intelektualët shqiptarë më të mëdhenj sipas mendimit tim. Kam lexuar disa libra të tij. Ai më sqaroi se isha gabuar dhe më dërgoi librin e tij, bashkë me aktakuzën zyrtare.
Në imazhet që do të shihni është vetë aktakuza: e shkruar sikur të ishte përpiluar në Beograd.
Jam i tronditur dhe i hutuar se si elita politike e Kosovës ka duruar dhe lejuar që UÇK-ja të trajtohet dhe akuzohet si organizatë terroriste — pikërisht ajo që ishte faktor vendimtar në çlirimin e vendit.
Unë mbetem pa fjalë. Ju kërkoj ndjesë për gabimin tim. Nuk më kishte rënë rasti ta lexoja më parë këtë aktakuzë.
Por njëkohësisht mbetem edhe më i zhgënjyer nga paaftësia e politikanëve tanë për t’i kundërvënë kësaj gjykate, e cila realisht funksionon si një gjykatë serbe jashtë territorit të Serbisë.
Kjo gjykatë nuk ka asgjë të përbashkët me Kosovën; ajo është një zëvendësim i prokurorisë dhe gjyqësisë serbe. Është hakmarrje e shtetit serb!
Nëse liderët politikë të Kosovës e kanë ditur këtë që unë mësova sot, atëherë ata nuk janë politikanë të Kosovës, por mercenarë.
Të gjithë!
Lexoni imazhet, ju lutem!
P.S. Pjesën tjetër të artikullit e konsideroj të drejtë.
Kan være et bilde av tekst
Kan være et bilde av tekst
Kan være et bilde av tekst
Kan være et bilde av tekst
Kan være et bilde av tekst
Kan være et bilde av tekst
Kan være et bilde av tekst
Kan være et bilde av tekst
Kan være et bilde av tekst

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Turp Liz Bukurica, urrejtja nga UCK tregon qe ju nuk i doni heronjte qe luftuan dhe kjo tregon se ndoshta jeni ose injorante ose te paguar nga dikush.
    Te shash nje lufte clirimtare eshte sikur te jesh armik i Kosoves.

    • Ju zotri Pirro po shpreheni me deftim zotriut Lis Bukorica, e pa e pyet, po deftoni per zotriun Lis Bukorica: “urrejtja nga UCK tregon qe ju nuk i doni heronjte qe luftuan dhe kjo tregon se ndoshta jeni ose injorante ose te paguar nga dikush” e pa e pyet qart per qendrimin dhe/apo ndjenjat e tij dhe shprehje te zotriut Bukorica ndaj UCK-se. Ky postim i Juaj zotri pirro tregon qart se nuk e njifni kategorin e bisedimit te argumentuar. Nuk e njifni kategorin: Argument me Argument. Por po shpreheni si nje person qe paska barazpeshen te pa matur ” donkishotiste” i cili me ze po perlahet dhe ia qet dikujt, pa u interesuar kujt, po i qet fjalet dhe ndjenje qe ai person nuk i ka thane. A po shihni apo imagjini fantoma zotri pirro? Si duket po i shifni dhe i imagjinoni. Nje burre, BURRE qe ka burrni, KURRE me dy RR KURRE nuk e ul dinitetin e vet me kesi lloj komunikimi.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu