
Kadri Kryeziu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
____
Lista Serbe po rikthehet në komuna, mesazhi duhet tëLista jetë i qartë:
Ato komuna janë të Republikës së Kosovës.
Aty vlejnë vetëm ligjet e Kosovës.
Nuk ka më kthim në anarki institucionale.
Nuk ka më qeverisje nominale e pa mbikëqyrje.
Nuk ka heqje të emrit “Republika e Kosovës” nga dokumentet zyrtare.
Nuk ka heqje të flamurit e stemës së shtetit nga institucionet tona.
Mos harroni: kriza nisi në nëntor 2022, kur zyrtarët serbë u tërhoqën vetë nga policia, gjyqësia dhe komunat – jo për targa, por për urdhra politike që vinin nga Beogradi.
Kosova nuk i dëboi; ata u larguan.
Shteti mbajti shërbimet, thirri zgjedhje të reja, dhe Beogradi u përgjigj me bojkot e më pas me dhunë në Zveçan e Leposaviq.
Banjska ishte kulmi – një sulm terrorist që vrau policin Afrim Bunjaku dhe zbuloi rrjete që vepronin nga territori serb.
Gjatë gjithë asaj kohe, një fjali u përsërit pa pushim nga perëndimi:
“Të dyja palët duhet të de-përshkallëzojnë.”
Kjo nuk ishte balancë – ishte barazim mes ligjit dhe shkeljes.
Por Kosova nuk u dorëzua. Nuk u zbraps – as para kërcënimeve, as para shantazheve.
Normaliteti u kthye përmes së njëjtës rrugë që dikur u quajt “eskalim”: përmes kutisë së votimit.
Çdo devijim, çdo zbrapsje para shantazhit të Serbisë do të kishte qenë dorëzim.
Institucionet e Kosovës – sado të brishta – ruajtën mundësinë e kthimit demokratik.
Dhe me të, besueshmërinë e shtetit.


