
Lirim Gashi, Prizren
__
Enver Petrovcin – jo vetëm që e çmoj pafundësisht, por edhe e përjetoj si një ambasador të Zotit për pozitivitetin në tokë.
Ai nuk është thjesht vetem një aktor brillant – ai është një energji në vete, një orakull i sharmit dhe një mjeshtër i fjalës që t’i hap jo vetëm çakrat dhe sinuset, por edhe sirtarët e komodës, e madje edhe vetë dyert e realitetit.
Një ditë më tha, me atë kombinimin e tij të rrallë të humorit, urtësisë dhe shpërthimit të lirë:
“Nëse ndonjëherë shkruan diçka për mua, mos i lër jashtë genitalet. Por kujdes – mos ua ndërro emrat. Sepse vagina dhe penisi janë çifti martesor i Zotit – janë Adami dhe Eva e orgazmës kozmike, janë themeluesit e galaktikave, si dhe krijuesit e kometave dhe të vrimave të zeza të Universit .”
Aty, Enveri nuk po fliste si artist. Ai kishte hyrë në një gjendje transi – ishte bërë një profet i lezetit dhe një bard i shfrenimit me një mision të qartë: ta çmitizojë turpin e trashëguar dhe ta rehabilitojë të vërtetën e trupit dhe shpirtit.
Pastaj shtoi:
“Quaji ashtu siç i thërrasin të dashuruarit në kulmin e ekstazës – shkruaji ato fjalë që njerëzit i rënkojnë, i pëshpërisin, i bërtasin, i shfrynë – kur zemra u rrah si daullja e ciganëve espanikë, për ta paralajmëruar apokalipsin e kënaqësisë
Sepse vetëm kur e emërtojmë të vërtetën e trupit, shpirti nis të protestojë kundër atyre rregullave sterile që kanë frikë nga gjuha e pasionit.”
Poshtë rripit, aty ku kultura ka tentuar të ngrejë mure turpi, ndodhet faltorja më e lashtë e njerëzimit. Aty, ku lëngu i jetës takon ekstazën e ndjeshmërisë, ku çdo lëvizje është një ritual dhe çdo dridhje një lutje.
“Trupi nuk është turp, por një poezi e mishëruar,” thoshte Nietzsche.
E Enveri do ta përkthente kështu:
“Penisi nuk është veç një organ gjenital – ai është një poet pa stilolaps, një dirigjent pa orkestër dhe një diplomat që futet pa vizë në çdo vrimë të ndaluar të botës.
Vagina nuk është thjesht porta e jetës – por një bibliotekë e koduar, ku hyrja lejohet vetëm me fjalëkalimin e ndjeshmërisë së thellë.”
Filozofi Spinoza shkroi: “Gëzimi është kalimi i njeriut nga një fuqi më e vogël drejt një më të madhe.”
E çfarë është ekstaza erotike përveçse pikërisht kjo: një fluturim nga kufizimi drejt pafundësisë dhe një rebelim kundër amnezisë shpirtërore.
S’ka shenjtëri pa trupësi. S’ka art pa rënkime. S’ka filozofi pa penetrim në realitet.
E në një kohë kur njerëzit bëjnë dashuri si të ishin duke plotësuar formularë punësimi, ku orgazma trajtohet si defekt apo luks, na duhen më shumë Envera.

Lirim Gashi me aktorin e famshëm Enver Petrovci
Më shumë njerëz që guxojnë të thonë se mes kokës dhe zemrës ndodhet edhe një kokë tjetër – e cila, në çaste të caktuara, flet më thellë se çdo akademik.
Qoftë penisi juaj i mençur dhe vagina juaj e vetëdijshme për thirrjen kozmike të Enverit.
Sepse përderisa çifti hyjnor i Zotit – Adami i dëshirës dhe Eva e ekstazës – vazhdojnë të puthen, bota ka ende një shans të mos përfundojë në pakuptimtësi të pakthyeshme.


