ARKIVI:
10 Mars 2026

Një aline e vogël për kujtesën e madhe

Shkrime relevante

Onkologët e rinj mbesin pa punë, rrezikohet largimi i tyre nga Kosova

Adem Lushaj, Deçan Në një kohë kur numri i pacientëve me sëmundje...

A mund të penalizohen deputetët për mungesë në seanca?

Agim Vuniqi, Vashington Një çështje që lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e demokracisë...

Pranvera 1981 dhe e drejta për të mos u përvetësuar historia e burgjeve tona

Sak Muji, Rugovë Në vigjilje të 45-vjetorit të demonstratave studentore të marsit...

Një aline e vogël për kujtesën e madhe

Sak Muji, Rugovë ME FALNI ! Një aline e vogël për kujtesën e...

“Po mirë, mirë, me Serbinë, po me Shqipërinë çka patët?”

Agim Morina, Prizren Kryetarja e Kosovës, zonja Vjosë Osmani, në intervistën e...

Shpërndaj

ME FALNI !
Një aline e vogël për kujtesën e madhe
Ndoshta një ditë, kur emocionet e politikës të qetësohen dhe historia të marrë frymë më thellë, dikush do të propozojë që në Kushtetutë të shtohet një aline e vogël.
Jo për pushtetin.
Jo për privilegjet.
Jo për partitë.
Por për kujtesën dhe përulësinë e pushtetit.
Një aline e thjeshtë që mund të tingëllojë kështu:
“Kur një udhëheqës i shtetit gabon dhe kërkon falje, falja pranohet si akt i dinjitetit kushtetues, e jo si dobësi politike.”
Sepse shtetet e forta nuk ndërtohen nga njerëz që pretendojnë se janë të pagabueshëm.
Edhe profetët në histori kanë pasur dyshime; ndërsa politikanët tanë, herë-herë, duket sikur e kanë më të vështirë të thonë një fjalë të thjeshtë:
“Më falni.”
Kjo nuk është dramë.
Kjo është njerëzore.

Por ndonjëherë në politikën tonë ndodh e kundërta:
gabimi bëhet i madh, ndërsa falja bëhet e pamundur.
Dhe kështu lind ironia e kohës sonë:
një republikë e tërë mund të diskutojë me javë për një fjali që do të zgjaste vetëm disa sekonda.
Screenshot
Prandaj ndoshta një ditë Kushtetuta jonë do të ketë edhe një kujtesë të vogël për ata që do të vijnë pas nesh:
të mos e shkelin gërbujën e arrogancës së pushtetit.
Sepse pushteti kalon, por fjala e thënë dhe gabimi i bërë mbeten në kujtesën e një kombi.
Dhe historia shqiptare ka mjaft plagë nga ata që menduan se nuk gabojnë kurrë.
Në fund të fundit, republika nuk është një karrige që nuk gabon.
Republika është një marrëveshje njerëzore mes qytetarëve dhe pushtetit, ku gabimi pranohet dhe korrigjohet.
Kjo do të ishte ndoshta alineja më e thjeshtë dhe më e mençur që mund t’u lihet presidentëve të ardhshëm.
Jo si ndëshkim.
Por si kujtesë.
✍️ Sak Muji

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu