ARKIVI:
10 Mars 2026

Panduri në rolin e xhandarit…!

Shkrime relevante

Sulmi i frymëzuar nga ISIS pranë shtëpisë së Mamdanit në Nju Jork

Hans Rustad / Document.no Policia ndalon Emir Balatin pasi ai u përpoq...

A janë të detyruar deputetët që të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim?

Prof. Dr. Kolë Krasniqi, ekspert i sigurisë, Pejë Sipas Kushtetutës së Republikës...

Fillimi i fundit të perandorisë politike kurtiane

Agron Mani, Ferizaj A është sot Vjosa Osmani vaksina kundër përhapjes së...

Të drejtat e gruas jashtë botës perëndimore: regresi ligjor dhe beteja për të drejta njerëzore edhe pas 8 Marsit

Shqipe Bytyçi, poete, Zvicër Të drejtat e grave nuk janë vetëm çështje...

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Shpërndaj

Nga: Afrim Caka, Gjakovë
*
– Ermal Panduri, zëri i një jeniçeri i Zajednicës.
“Debat Plus” dhe angazhimi i saj për t’i yshtur Pandurët, të blerë nga një birrë e një pjatë çofte, të bëjnë zhurmë nëpër media, saqë qytetari zakonshëm, pa fajin e tij, të mashtrohet edhe nga një idhull të rrejshëm – si Panduri.
Qofshin forca opozitare politike a individ me ndikin në “Debat Plus” – që nuk pajtohem me analizat e tyre nënshtruese ndaj Zajdnicës, kurse sektare e përçarëse në jetën e shqiptarëve të Dardanisë. Nuk është hera e parë që Panduri dhe analistët tjerë merrin e bëjnë veprime që fyejnë dinjitetin e popullit shqiptarë.
Zëra që i brohorasin sot kësaj politike janë zëra që duan ta ruajnë komoditetin e vet dhe të shkarkohen nga barra e përgjegjësisë historike. Strategjia e kësaj farse debatesh është të mbajë në njërën dorë flamurin e pavarësisë, ndërsa me dorën tjetër të përgatisë shtratin autonomisë provinciale.
O Xhandar: “Të vritesh për lirin e Zajednicës, kur Mitrovica yte është e pushtuar, nuk është as trimëri, as mençuri, por një mendjelehtësi. Kjo mendjelehtësi të ka përcjellë gjatë historisë”.
– Po historiografia çka do të thonë për ty? O Pandur.
– Një diagnozë e përcaktuar mirë, por që përseritet se gjaku ka filluar të të bëhet ujë.
Më vjen keq, zotri xhandar, për paragjykimet që keni ndaj një ish të burgosuri politikë dhe ndajë një të plagosuri, më 21 maj 1999.
Të themë të drejtën në studio e përcolla me vëmendje veprimin e tij, për shkak të pozës së tij si dirgjentë orkestre me pelerinën e tij mesjetare, që fillon me ritmin e egërsuar të të folurit me përmbajtjen, i cili shumë herë është në kundërshtim të plotë me përmbajtjen mjaftë tejdukshme me zërin e çjerrë posaçërsht dhe mimikën, që i shërbente si maskë engjëllore për fytyrën e djallit.
Vërtet, në këtë kohë më shumë PANDURISTË deklarohen atdhetar dhe të gjithë vrapojnë për të shpallur hero dikë OSE VETVETEN. Kur e shpallin tjetrin, identifikohet me të dhe e ndjejnë veten ta bëjnë duke u bërë figure mediumeve tona të specializuar për të dizenformuar popullin.
Por Panduri nuk nguronë të organizojë debate, ky në shikim të parë të lë përshtypjen se i kushtohet viktimes – i shërben Pandurit hero për ta promovuar veten dhe miqtë e tij. Qënka vështir të jetosh në kohën e Pandurve, kur fjalët atdhe, liri, dashuri humbin kuptimin e vet dhe shndërrohen në fjalë paçavra nga maskarenjtë e “Debat Plusit” me lëkur të trashë, që kurrë s’e ka njohur të skuqurit nga turpi. Se mos e ka parë dikush të jetë skuqur nga turpi lëkura e bualit dhe e krokodilit.
____
Redaksia e Drinit nuk i ndanë pikëpamjet e autorit të shkrimit, pasi nuk e njeh problemin që trajtohet prej tij. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu