ARKIVI:
10 Mars 2026

Pezullimi i pacaktuar i bisedimeve strategjike me SHBA, përse…?

Shkrime relevante

Teleranca fetare, vlerë autentike e shqiptarëve, sipas veprës së Kahreman Ulqinit

Prof. Dr. Nail Draga, Ulqin TOLERANCA FETARE VLERË  AUTENTIKE E SHQIPTARËVE Kahreman Ulqini,...

Tregtarët e Frikës

Dijana Toska, Shkup Dikur njerëzit frikësoheshin nga errësira, nga stuhitë dhe nga...

Shqiptarët e Tivarit, Krajës dhe Anës së Malit, i duan të drejtat e veta për ta ruajtur identitetin e vet kulturor dhe gjuhësor

Pamje e Tivarit të Vjetër KrajaPress Komuniteti shqiptar në qytetin e Tivarit përballet...

Arbëreshët e Kalabrisë sjellin shpirtin e Arbërisë në Gjenevë

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë Në Universitetin Popullor Shqiptar, arbëreshët e Kalabrisë sollën këngët,...

Presionet politike të momentit dhe rreziku i shkeljes së Kushtetutës

Arif Ejupi, Gjenevë Në momentin kur zonja Vjosa Osmani u zgjodh Presidente...

Shpërndaj

Srpska Lista që nuk e njef shtetin e Kosovës dhe që vendin vazhdon ta quaj “Kosovo i Metohija”

Nga: Gani Mehmeti

___

Kosova është e vogël dhe shumë e dobët të dirigjojë dikë për të mbajtur miqësinë, ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe, kjo do të thotë nënshtrim ndaj Serbisë, e cila me mish e shpirt lufton për zhbërjen e Pavarësisë së Kosovës dhe për ripushtimin e saj, gjithherë duke e trajtuar atë si pjesë të saj. Nëse, nuk i shihet Serbisë për të madhe, pse do ta pushtojë sërish Kosovën, kjo i shihet për të madhe SHBA-së, e cila me sa shihet, shkon sipas kërkesave dhe apetiteve të Serbisë.

Kosova nuk ka më tokë për të tjerët, siç po kërkon Serbia veriun e Kosovës. Ky veri ka qenë gjithmonë i Kosovës, përse sot ti jipet Serbisë. Pjesa veriore e Kosovës ishte gjithnjë me shumicë shqiptare, me përjashtim të Leposaviqit. Komunat e reja, të formuara pas luftës nën dirigjimin e UNMIK-ut, paskan pasur një prapavi, e cila tek tani po duket, se ato janë formuar me qëllimin që ti bashkangjiten Serbisa!
Në disa vende u formua si komunë edhe vetëm një vendbanim!
SHBA, si mike e përkrahëse e shpalljes së pavarësisë, do të duhej të përkrahte zhbërjen e strukturave paralele serbe në Kosovë, sepse, Kosova nuk do të mund të jetë shtet i pavarur, derisa brenda saj funksionojnë struktura paralele të Serbisë.
Ato struktura gjithsesi do duhej të eleminoheshin me inisiativën e vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e jo të pengohen.
Pezullimi i bisedimeve strategjike të SHBA me Kosovën, nuk u bë për diçka tjetër, vetëm pse po ndalohen zyra të ndryshme të Serbisë në Kosovë.
Me këto masa të ndërmarra ndaj Kosovës dhe me përkrahjen e strukturave të Serbisë në Kosovë, lë të kuptohet se SHBA po e ndihmon Serbinë në ngritjen e tensioneve mes Kosovës e Serbisë. Natyrisht, kjo çon ujë në mullirin serb të Beogradit, për çka Vuçiqit nuk i shkon mendja në njohjen e Kosovës shtet.
Është e vërtetë se Serbia është shtet shumë më i fortë se Kosova, prandaj, për të qenë i drejtë, duhet të qortohet i forti, i cili kërkon ripushtimin e Ksoovës.
Jo të qortohet Kosova, e cila nuk kërkon pushtimin e tokave serbe sot, por vetëm shtrirjen e sovranitetit në tërë territoroin e vet. Shih për këtë, Kosova është në të drejtën e saj, jo Serbia që synon pushtimin e Kosovës.
Shtrirja e sovranitetit në tërë Kosën, pavarësisht nga cila qeveri, do duhej përshëndetur nga shtetet demokratike, edhe nga SHBA.
Se qeveritë e mëparme nuk kishin një vizipon për shtrirjen e sundimit të ligjit edhe në veri të Kosovës, këtu nuk është faji i qeverisë së fundit.
Ato ishin qeveri tërësisht të nënshtruara nga të gjithë, sepse ishin futur në korrupsion, dhe për të shpëtuar veten dhe milionat nga korrupsioni, do e jepnin tërë Kosovën.
Nëse kjo qeveri nuk ka bërë diçka tjetër brenda Kosovës, sa i përket veriut – po. Dhe kjo, do duhej përshëndetur nga të gjithë ndërkombëtarët, edhe nga SHBA.
Nga Serbia do duhej kërkuar që Kosovën ta heqin nga kushtetuta e tyre, si pjesë e Serbisë, çka më nuk është.
Prandaj, shtrohet pyetja: Përse pezullohet dialogu strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës?

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. SEPSE NUK MERENI VESH NE POLITIKE STRATEGJIKE. E BERI KETE POTEZ TAKTIK SHBA SHKAKU I RUSISE E JO TE SERBISE! LIDHUNI ME BULLGARET! ATA JANE FAKTOR KYQ STRATEGJIK PER ME NDALU RUSINE NEPERMJET SERBISE TE DEL NEPERMES GREQISE; SHQIPERISE DHE KROACISE NE EUROPE. PREMJE HORIZONTALE.

  2. Sa e degjonim Ameriken dhe i koordinonim punet me te ishim shume me mire. Tani jemi ne fund te pusit. Ka rrezik qe Veriu te na shkoje pergjithmonë, dhe jo vetem Veriu.

  3. “As suksesi nuk është përfundimtar e as dështimi nuk është fatal.”
    WINSTON CHURCHIL
    Mbajeni ne mend kete fjali Historike ne Qaste me te zeza per Britanine e Madhe para se i atakoi Hitleri dhe Gjarmania naciste!!!

    Fituan Anglezet! U MBROJTEN!!!

  4. Evropa Plakë (“kurvë”) dhe e bija e saj Amerika, nuk prajnë së “këshilluari” të tjerët, se si po u dashka të ndërtohet vendi, duke zbatuar ligjet dhe normat demokratike. Mirëpo, kur janë në pyetje interesat e tyre, ata nuk zgjedhin as mjete dhe as veprime për t’i përmbushur, qoftë edhe në dëm të interesave të atyre që “këshillonin”.
    Kjo Evropë dhe bija e saj, Amerika, kërkojnë në vazhdimësi dhe me ngulm, nga ata që u nënshtrohen “këshillave” të tyre për të vënë në jetë diçka aq të “rëndësishme”, sa që në vendet e tyre as që lejohet të përmendet. Kjo i bie, “duhet të bësh patjetër ashtu si po të them dhe, jo të bazohesh në atë çka bej unë”!!!
    Çka është edhe më keq, në sjelljet e përfaqësuesve të Evropës dhe bijës së saj, Amerikës, dëshmohet përditë dhe qartësisht, se këta mujsharë nuk kanë zgjedhur mjete në të shkuarën dhe nuk po zgjedhin as sot, për të mbrojtur në të gjitha drejtimet, dobiçin e tyre të përkëdhelur serbo-çetnik dhe si vëllezërit e tij sllavo-grek.

    • Nuk jam i sigurte qe Evropen ( dhe Ameriken) e quajshe kurve edhe ne kohen kur ato bombardonin Serbinë. Atehere per ty Amerika dhe Evropa ishin cdo gje,ishin shpetimtaret e shqiptareve. Tashi, pasi qe “kalove lumin”…i quan kurvë. Kjo tregon se ti dhe te gjithe ata qe mendojne si ti jeni mosmirenjohes. E mosmirenjohja eshte nje veti shume e keqe.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu