ARKIVI:
10 Mars 2026

Prindërit emrat shqip, fëmijët me emra arabë!

Shkrime relevante

Sulmi i frymëzuar nga ISIS pranë shtëpisë së Mamdanit në Nju Jork

Hans Rustad / Document.no Policia ndalon Emir Balatin pasi ai u përpoq...

A janë të detyruar deputetët që të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim?

Prof. Dr. Kolë Krasniqi, ekspert i sigurisë, Pejë Sipas Kushtetutës së Republikës...

Fillimi i fundit të perandorisë politike kurtiane

Agron Mani, Ferizaj A është sot Vjosa Osmani vaksina kundër përhapjes së...

Të drejtat e gruas jashtë botës perëndimore: regresi ligjor dhe beteja për të drejta njerëzore edhe pas 8 Marsit

Shqipe Bytyçi, poete, Zvicër Të drejtat e grave nuk janë vetëm çështje...

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Shpërndaj

Arbëri Demaçi, Prishtinë
Pas luftës ky fenomeni i konvertimit nga feja muslimane (që paska pas qenë fe e gjyshërve tanë analfabet dhe primitiv) në fe muslimane “moderne”( me ferexhe, me mjekrra e trefertalka) është bërë më se e zakonshme.
Mirëpo përveç kësaj veshjeje çka tjetër e karakterizon këtë fe “moderne”?
Përveç se po i emërtojnë fëmijët e tyre në gjuhën arabe, po i ndërrojnë edhe emrat e tyre, emra të cilët në kohën kur janë pagëzuar nga prindërit e tyre në gjuhën shqipe (kur certifikatat e lindjes janë lëshuar në çirilicë dhe ka qenë shumë problem emërtimi në gjuhën shqipe), tani i ndërrojnë edhe emrat e tyre nga Agron në Ali, nga Kujtim në Abdul etj. etj. Apo prindërit emrat shqip e fëmijët i emërojnë me emra arab ( e që fatkeqesisht ndër ta ka edhe deputet ku vetë kanë emra shqip e fëmijët me emra arab)
Çka do të thotë kjo?
A nuk është ky një lloj asimilimi (në heshtje, por shumë i sigurt), kur sot ua ndërruan veshjen dhe emrat, po nesër çfarë do bëjnë? Do flasin arabisht në shtëpitë e tyre dhe Kosovën do e shpallin djep të “muslimanizmit modern” (jemi mësuar të jemi djep i dikujt)!
O shqiptar, nëse je musliman nuk je arab. Kombi nuk identifikohet me fe dhe fëmijës tënd nuk je duke i vu emër fetar por emër arab. Nesër në shkollë do të jetë inferior karshi fëmijëve të tjerë që kanë emra shqip (madje edhe nuk do ta di kuptimin e emrit), dhe ti që e ke ndërruar emrin, më e kapshme është edhe për vet Zotin (nëse veç po thirresh në emër të Zotit) ta respektosh emrin që ta kanë vu prindërit, sepse edhe gjuha shqipe është gjuhë e Zotit.
____________
Ja një shembull turpi i Kosovës së re nga një ish-ministër i PDK-së që synoj të bëhej edhe kryetar i Prishtinës:

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Dhe kjo eshte kurdisur nga armiqte tone (serbi-rusi). Asimilimin e Shqiptareve ne cfar do lloj menyre. Orientimin e kombit Shqiptar ne qorrsokak. Arsimi ne trojet shqiptare i dobet. Ekonomia e dobet. Moslejimi i investoreve te investojne ne trojet Shqiptare. Turqia nderton fabrika ne serbi, pse nuk i nderton ato ne Kosove, (do ta ngadalsonte largimin e rinis nga trojet Shqiptare). Na pararqiten Mjekrroshat si shpetimtar, se ne te tjeret nuk dim se cfar eshte feja. Shqiperia ndihmon krijimin e balkanit te hapur me armikun serb. Kemi shum probleme, por nuk kemi zgjidhje. Na duhet shum pun dhe shkollim. Duhet ti luftojm gjerat negative.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu