ARKIVI:
10 Mars 2026

Pse (nuk) e duan Albin Kurtin?

Shkrime relevante

Sulmi i frymëzuar nga ISIS pranë shtëpisë së Mamdanit në Nju Jork

Hans Rustad / Document.no Policia ndalon Emir Balatin pasi ai u përpoq...

A janë të detyruar deputetët që të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim?

Prof. Dr. Kolë Krasniqi, ekspert i sigurisë, Pejë Sipas Kushtetutës së Republikës...

Fillimi i fundit të perandorisë politike kurtiane

Agron Mani, Ferizaj A është sot Vjosa Osmani vaksina kundër përhapjes së...

Të drejtat e gruas jashtë botës perëndimore: regresi ligjor dhe beteja për të drejta njerëzore edhe pas 8 Marsit

Shqipe Bytyçi, poete, Zvicër Të drejtat e grave nuk janë vetëm çështje...

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Shpërndaj

shkruan Ali Sh. Mehmeti

Disa që luajnë rolin e naivit, mos të them budallait, shtrojnë pyetjen, si u bë që të gjithë janë kundër Albin Kurtit: opozita, shumica e mediumeve, këshilli prokurorial, “miqtë” ndërkombëtar, Edi Rama, Ali Ahmeti, Lista serbe, Vuçiqi … duke aluduar kështu që, nuk mund të gjithë ta kenë gabim, pra, si përfundim logjik, gabim e ka Albini. 

Sigurisht që ata nuk janë as budalla as naivë dhe çdo njëri prej tyre e di fort mirë, secili për veti, pse është kundër Albin Kurtit. 

  • OPOZITA për të ardhur në pushtet që të gëzoj të gjitha benefitet dhe për të vazhduar pasurimin e tyre të pa kontrolluar;  
  • MEDIUMET se nuk ka më donacione nga ndërmarrjet publike dhe se shumica janë të kapur nga opozita, nga oligarkët, pa përjashtuar as kapjen nga shërbimet e huaja armiqësore, të maskuar pas ndonjë OJQ-je, prej mijëra të tillave që operojnë në Kosovë; 
  • KËSHILLI PROKURORIAL për ta ruajtur statusin e privilegjuar, dembelinë, proteksionizmin në lëndë dhe korrupsionin – mjafton t’ju kërkohet prejardhja e pasurisë që e kërkon kjo qeveri nëpërmjet vetingut; 
  • MIQTË” NDËRKOMBËTAR” sepse janë mësuar me politikanë “yesmena”/puthadorë, që kanë nënshkruar dokumente edhe pa i lexuar fare – pas shpalljes së pavarësisë, gjithnjë në dëm të Kosovës për të ngopur oreksin e Serbisë dhe mirëmbajtur stabilitetin;  
  • EDI RAMA, ALI AHMETI dhe të tjerët nga rrethi i tyre, sepse Albini është bërë “shembull i keq”, sikur i vetmi Kryeministër në Ballkan që nuk është i korruptuar – traditë kjo e trashëguar në gjithë Ballkanin nga Perandoria osmane; 
  • EDI RAMA edhe për një arsye specifike, sepse askush më nuk e konsideron për “violinë të parë” ndër politikanët shqiptar, që mund ta imponoj muzikën brenda kombit shqiptar, për çka është vet fajtor, sepse e vuri vetën në rolin e korrierit të Borellit. 

Pse Vuçiqi dhe lista serbe janë kundër Albin Kurtit, ndoshta nuk ka nevojë ta shpjegoj. 

BESOJ QË NUK KA NEVOJË TA SHPJEGOJ, AS PSE E DO KOMBI SHQIPTAR GJITHANDEJ ! 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu