ARKIVI:
10 Mars 2026

Thirrje për 12 Tetorin 2025 – Votat për Vetëvendosjen

Shkrime relevante

Arbëreshët e Kalabrisë sjellin shpirtin e Arbërisë në Gjenevë

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë Në Universitetin Popullor Shqiptar, arbëreshët e Kalabrisë sollën këngët,...

Presionet politike të momentit dhe rreziku i shkeljes së Kushtetutës

Arif Ejupi, Gjenevë Në momentin kur zonja Vjosa Osmani u zgjodh Presidente...

Nga ideali te spektakli: politika, qytetari dhe kriza e besimit

Isuf Bajraktari , Suedi Politika në hapësirën shqiptare, si edhe në shumë...

Unë e dua gjuhën time, historinë time dhe kombin tim

Fahri Xharra, Gjakovë  I zhytur në mendime , i thelluar në historinë...

Sulmi i frymëzuar nga ISIS pranë shtëpisë së Mamdanit në Nju Jork

Hans Rustad / Document.no Policia ndalon Emir Balatin pasi ai u përpoq...

Shpërndaj

Ne, të përndjekurit e Pranverës së Madhe Shqiptare 1981, ne bijtë e atyre që e vuajtëm birucën e UDB-së, gjyqin e Orhan Rekathatit, torturat e Asllan Sllamnikut, ne që mbetëm gjallë nga burgjet e Serbisë – kemi vetëm një amanet për këtë brez: mos harroni kush jemi dhe pse jemi këtu.

Me 12 tetor 2025, populli i Kosovës do të ketë në dorë një armë më të fortë se plumbi: votën.

Dhe kjo votë duhet të jetë e qartë, e pastër, e pandikuar nga klanet, oligarkët dhe bijtë e ish-UDB-së.

Ne, të Vetëvendosjes – të vendosur e të paepur – nuk jemi këtu për karrige, për tendera e për pazare. Jemi këtu sepse jemi pro-perëndimorë, sepse besojmë tek Europa, tek liria dhe demokracia.

Jemi kundër filozofisë së vjetër sllavo-komuniste, që na i rrethoi shpirtin për gjysmë shekulli.

Jemi kundër çdo lloj islamizmi të kombit shqiptar, që do të na shndërronte në oborr të huaj, duke ngritur minaret si raketa ruse në zemër të qyteteve tona, në vend të shkollave e universiteteve.

Ne nuk jemi pajtuar e as që pajtohemi rreth asnjë investimi të huaj religjioz, deri tek e ashtuquajtura “Xhami e Erdoganit” në Prishtinë, për të cilën Diyaneti i Turqisë, organizatë e afërt me Qeverinë Turke, që është organizim religjioz për përhapjen e islamit në botë sidomos në viset e dikurshme të Perandorisë Osmane, po i investon 52 milione euro para të taksapaguesve turq.

Jo për “ne”, por për shtimin e turkoshakëve-islamistëve e turkofilëve ndër ne…!

më…Herdokur, kombi shqiptar secilin investim të huaj religjioz do ta konsideroj ilegjitim, të huaj dhe të bërë për interesa armiqësore. Nuk do tï lejojmë se Kosova nuk është as Dobrica Qosiq, as Qubrilloviç, as Andriç. Kosova nuk është as Radojiçiç, as Vuçiç, as Daçiç.

Kosova është amaneti i dëshmorëve, ëndrra e studentëve të marsit ‘81, fryma e Adem Demaçit dhe gjaku i atyre që ranë për flamurin kuqezi.

Kush guxon ta shesë këtë amanet, kush firmos marrëveshje të turpit me Serbinë, kush shkel mbi varret tona, le ta dijë: populli nuk fal më. As UNMIK-u, as EULEX-i, as Soros-i, as oligarkët e tyre nuk mund ta ndalin të vërtetën.

Me 12 tetor, në çdo kuti votimi, do të shkruhet me gishtin tonë dhe me shpirtin tonë: 👉 Republika e Kosovës është e popullit, jo e tradhtarëve. 👉 Vetëvendosja është rruga jonë, e Perëndimit, e drejtësisë, e lirisë. Populli i Kosovës nuk ka nevojë për tutorë as nga Lindja, as nga Perëndimi. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk pranojmë asgjë më pak se dinjitet kombëtar, drejtësi sociale dhe shtet të vërtetë.

Mjaft u vodhën votat, mjaft u shitën tokat, mjaft u kthyen fabrikat dhe pasuria e prindërve tanë në biznese të klaneve mafioze.

Tash është koha e ndëshkimit me votë.

Mos harroni: çdo votë për Vetëvendosjen është votë për të ardhmen e fëmijëve tanë, për lirinë që nuk shitet, për Kosovën që nuk tjetërsohet.

Me 12 tetor 2025, le ta bëjmë fjalën tonë të madhe: Republika është e popullit, jo e tradhtisë. Kosova është e shqiptarëve, jo e Beogradit. ✍️🇦🇱

Sak Muji (Sylë Mujaj), Rugovë – Zvicër

Video e Sak mujit:

(1) Bajram Kabashi | Facebook

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. E cilet per ty o Sak Muji jane tradhetaret? A thua edhe ti mendon njejte si Albini ; ata qe nuk jane me te jane tradhetarë. E pra, ore Sak Muji, une kurre nuk e votova sharlatanin dhe as kete here nuk do ta votoj. Atehere ne daç me quaj tradhetar ne daç mos me thuaj se fare nuk po merakosem.
    E sa per islamizimin e kombit shqiptar po ta perkujtoj se asnje legjislature deri me tani nuk kishte me shume islamistë se sa qe kishte ne legjislaturen e fundit dhe shumica dermuese e tyre ishin ne VV.

  2. Albert, vëlla i dashur,

    Unë jam dhe kam qenë gjithmonë me vetëvendosjen – jo vetëm si parti, por si ideal i lirisë e i dinjitetit tonë kombëtar. Por dua ta dish se për mua kurrë nuk ka qenë çështja me i quajtë “tradhtarë” ata që mendojnë ndryshe. Jo, vëlla – unë i respektoj mendimet ndryshe, sepse edhe ato e ushqejnë demokracinë tonë të brishtë.

    Tradhti për mua është vetëm kur dikush shitet, kur shkel mbi interesin kombëtar për përfitime personale. Po kurrë s’kam dashur me i etiketue vëllezërit e mi që thjesht mendojnë ndryshe për një lider apo parti.

    Sa për çështjen e fesë – unë kurrë nuk e kam pa kombin tonë të ndarë në “islamistë” apo “të krishterë”. Shqiptari është shqiptar, dhe sakrifica për lirinë ka qenë gjithmonë mbi çdo dallim. Këtë e dëshmojnë varret tona të përbashkëta nga Kosova në Çamëri.

    Prandaj, mos më shih si kundërshtar, o vëlla. Unë jam me ty, edhe kur mendon ndryshe prej meje. Sepse mbi gjithçka, bashkimi ynë është pasuria më e madhe.

    Me respekt e dashni vëllazërore,
    Sak Muji

    • Se pari, te falenderoj per kete replikë vellazerore dhe te qyteteruar. Jane te rralle qytetaret qe replikojne ne kete menyre, po e perseris te qyteteruar per mendimin ndryshe.
      Se dyti, qe te mos keqkuptohem dua qe te sqaroj se cfare mendova kur permenda islamistet. Edhe per mua fare nuk ka rendesi se cilit religjion i takon nje shqiptar. Me rendesi eshte qe ai per ideal t’i kete Rilindasir tanë. Kur permenda islamistet mendoj tek ata qe me shume ndjehen myslimanë se sa shqiptarë. E ata, fatkeqesisht ne VV ishin te bollshem.
      Te pershendes dhe te uroj cdo te mirë.

  3. I dashtun mik shqiptar Albert!

    I nderuar komentues, fjalët tuaja nuk kalojnë pa reflektim.

    Ne, qytetarët e këtij vendi, jemi thirrur të ruajmë me fanatizëm shpirtin e shtetit tonë laik, të cilin historia dhe përpjekjet e brezave e kanë ndërtuar me mund dhe gjak.

    Le të mos lejojmë që zëra të dobët apo mendime të nxituara të cenojnë themelet e lirisë fetare dhe të drejtësisë për secilin shqiptar.

    Është detyra jonë solemne të mbrojmë shtetin që nuk bën dallim, që garanton të drejtën e çdo qytetari për të qenë vetvetja, pa frikë dhe pa diskriminim.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu