ARKIVI:
10 Mars 2026

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kur feja zë vendin e politikës, e gratë mbeten jashtë

Shkrime relevante

Presionet politike të momentit dhe rreziku i shkeljes së Kushtetutës

Arif Ejupi, Gjenevë Në momentin kur zonja Vjosa Osmani u zgjodh Presidente...

Nga ideali te spektakli: politika, qytetari dhe kriza e besimit

Isuf Bajraktari , Suedi Politika në hapësirën shqiptare, si edhe në shumë...

Unë e dua gjuhën time, historinë time dhe kombin tim

Fahri Xharra, Gjakovë  I zhytur në mendime , i thelluar në historinë...

Sulmi i frymëzuar nga ISIS pranë shtëpisë së Mamdanit në Nju Jork

Hans Rustad / Document.no Policia ndalon Emir Balatin pasi ai u përpoq...

A janë të detyruar deputetët që të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim?

Prof. Dr. Kolë Krasniqi, ekspert i sigurisë, Pejë Sipas Kushtetutës së Republikës...

Shpërndaj

Nga: Ahmet Pollogu

Vetëm disa ditë para zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, bëhet gjithnjë e më e qartë se partitë politike shqiptare — si ato në pushtet, ashtu edhe ato në opozitë — po zhvillojnë një fushatë larg problemeve reale të qytetarëve.

Në vend që të flasin për papastërtinë, mungesën e ujit, çerdhet, transportin publik apo mungesën e investimeve, kandidatët duket se kanë zgjedhur rrugën më të lehtë: instrumentalizimin e fesë.

Mungesa e grave në garë

Një nga problemet më të mëdha është fakti që asnjë parti shqiptare nuk ka kandiduar asnjë grua për kryetare komune.

Gratë figurojnë vetëm në listat për këshilltarë komunalë — jo si aktore reale politike, por vetëm për të plotësuar kuotën ligjore për përfaqësim gjinor. Kjo tregon se barazia gjinore në politikën shqiptare vazhdon të trajtohet si formë, jo përmbajtje.

Fushatë me xhami e flamuj fetarë

Në vend që të ofrojnë programe zhvillimore, shumë kandidatë shqiptarë po fokusohen në ndërtimin e xhamive dhe në promovimin e aktiviteteve fetare. Në Tetovë, kryetari aktual Bilall Kasami është mburrur se në planin urbanistik të qytetit ka futur ndërtimin e një xhamie të re. Në Bërvenicë, kandidati Enver Pajaziti zhvilloi takime me diasporën në një xhami në Hamburg, nën flamurin e Arabisë Saudite. Ndërkohë, në Plasnicë, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim nuk përdor as gjuhën shqipe e as flamurin shqiptar në fushatë, por mban takime nën flamurin e Turqisë, kryesisht në ambiente fetare.

Çairi, shembulli më i qartë i politizimit të fesë

Në Çairin e Shkupit, një nga komunat më të rëndësishme me shumicë shqiptare, dy kandidatët kryesorë — Izet Mexhiti (opozita) dhe Bujar Osmani (pozita) — janë bërë simbol i kësaj prirjeje të rrezikshme.

Në vend që të paraqesin plane konkrete për pastrimin e rrugëve, rregullimin e infrastrukturës, ndërtimin e çerdheve apo përmirësimin e shërbimeve komunale, të dy kandidatët garojnë se kush do të jetë më afër xhamive dhe ditës së xhuma. Në rrjetet sociale, fushata e tyre fokusohet më shumë në urime fetare, vizita në xhami dhe mesazhe për ditën e xhuma, sesa në diskutime për zhvillimin urban dhe mirëqenien e qytetarëve të Çairit.

Ky lloj marketingu politik jo vetëm që zbeh ndarjen mes fesë dhe shtetit laik, por edhe e zhvendos vëmendjen e qytetarëve nga kërkesat reale, duke e bërë politikën një instrument të emocioneve fetare në vend të politikave publike.

Politika pa vizion qytetar

Në tërësi, fushata e partive shqiptare po tregon një mungesë të plotë të vizionit qytetar dhe të kulturës politike moderne. Fushatat zhvillohen nëpër xhami, nën flamuj fetarë, me gjuhë populiste dhe pa asnjë program serioz për zhvillimin lokal.

Në një kohë kur komunat shqiptare përballen me probleme serioze — nga mungesa e pastrimit, infrastruktura e amortizuar, deri te mungesa e investimeve — politikanët shqiptarë kanë zgjedhur ta përdorin fenë si mjet për fitimin e votave, në vend të ideve për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Përfundim

Zgjedhjet lokale të këtij viti janë një pasqyrë e varfërisë së politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Asnjë grua në garë për kryetare komune, fushata të ndërtuara mbi fe, flamuj të huaj e mungesë totale e programeve konkrete — janë dëshmi e një sistemi politik që ende nuk ka dalë nga mentaliteti tradicionalist dhe fetar.

Në vend që të garojnë për shkolla më të mira, më shumë çerdhe, më pak papastërti dhe më shumë zhvillim ekonomik, kandidatët po garojnë për xhami, flamuj e fotografi në ditën e xhuma. E në këtë garë, humbësi i vetëm mbetet qytetari

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. I nderuar,

    Feja asht diçka shumê personale. Secili e manifeston atë nē mënyrën e vet! Njëjtë asht sikur me na thanë dikush pse ju të krishterët shkoni në Kishë..

    Sidomos,

    Ne si popull e kemi zakon:

    E hamë bukën tonë, e bajmë hallin e komshiut!

    Shnet e t’mira!

    • Askush nuk eshte kunder qe te krishteret te shkojne ne kishe dhe myslimanet te shkojne ne xhami. Por nese nje politikan perdore kishen apo xhaminë per promovimin e politikes, atehere kjo fare nuk ka te beje me personalen.
      Mendoj se ju, z. A. U. nuk e kuptoni se cka do te thot “feja eshte personale”.

  2. 1) Ti A.U nuk qenke burr, por frikacak perderisa nuk del me emnin tand.

    2) Islami nuk asht thjeshtë besim fetar ne Allah, por asht Ligji arab i Sheriatit i mbeshtetun nga besimi në Allah. Ky ligj asht në kundershtim me Ligjet Europiane te Drejtave te Njeriut. Ky asht bile thelbi i shkrimit te masiperm i Zotni Ahmet Pologut,te cilin e pergezoj per shkrimin e tij me vend.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu