ARKIVI:
18 Mars 2026

27 vjet nga konferenca e Rambujesë

Shkrime relevante

27 vjet nga konferenca e Rambujesë

Jusuf Buxhovi, Prishtinë NJË CASUS BELLI PËR ULTIMA RATION Konferenca e Rambujesë (6...

Kryengritja e Shqiptar Shaljanit kundër islamizimit të kombit

Gjergj Kabashi Në vazhdën e shumë vështrimeve analitike të tij, Shqiptar Shaljani...

Serbët e Kosovës dhe Shqiptarët e Luginës së Preshevës në Serbi, dy pakica, dy standarde !

Refik Hasani, Preshevë /Të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i...

Uniforma e shtetit ka gjetur një funksion të ri: jo vetëm të ruajë rendin, por edhe të “respektojë renditjen” në sofrat e tendave!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Nga rendi publik te “renditja” në...

Pas reagimit të Milanoviq të Kroacisë ndaj deklaratave të Vuçiq të Serbisë

Flori Bruqi, shkrimtar nga Prishtina  Pse po frigohet Serbija nga Kosova, Shqipëria dhe...

Shpërndaj

NJË CASUS BELLI PËR ULTIMA RATION
Konferenca e Rambujesë (6 shkurt – 18 mars 1999) u inicua nga Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Christopher Hill nga SHBA-të, Boris Majorski, Rusi dhe Wolfgang Petrick nga BE. Konferenca ndërkombëtare kishte për qëllim ndërprerjen e luftës si dhe një zgjidhje të përkohshme politike për Kosovën.
Delegacioni i shqiptarëve përbëhej prej gjashtëmbëdhjetë vetash nga tri grupime: i Lidhjës Demokratike të Kosovës me në krye Ibrahim Rugovën, i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) , me pesë përfaqësues me në krye Hashim Thaçi, katër pjesëtarë të Lëvizjes së Bashkuar Demokratike të drejtuar nga Rexhep Qosja dhe dy “të pavarur”: (V. Surroin dhe B. Shalën).
Ndonëse bisedimet përfunduan pa sukses, delegacioni kosovar kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte pranuar në parim projekt marrëveshjen politike për vetëqeverisjen në Kosovë.
Nga aspekti diplomatik, edhe pse u quajtën marrëveshje, ato nuk ishin të tilla, meqë u mungonte nënshkrimi i përbashkët i palëve, i domosdoshëm për ratifikime të ndërsjella parlamentare, që u jep validitet shtetëror dhe ndërkombëtar. Si të tilla, ato paraqesin letra zotuese (diktate të panegocueshme) me nënshkrime të njëanshme, pa kredibilitet diplomatik, por me fuqi politike.
Nga këndvështrimi historik, nënshkrimet e palës shqiptare në marrëveshjen ( Ibrahim Rugovës, Hashim Thaçit, Rexhep Qosjes dhe Veton Surroit) e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtar (pa atë rus), si dhe refuzimi nga ana e Millosheviqit, krijuan atë që quhet Casus Belli, ngaqë NATO-s ia plotësuan kushtin kryesor për fushatën ajrore ultima ratio ndaj forcave policore dhe ushtarake jugosllave në Kosovë dhe caqeve të tjera ushtarake në Serbi nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999.
Fushata përfundoi me marrëveshjen ushtarake të Kumanovës, më 10 qershor midis NATO-s dhe Armatës Jugosllave, që ia hapi rrugën rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vënien e Kosovës nën administrim ndërkombëtar. Kështu, rezoluta 1244 i ktheu në maklaturë gjithë ato letra që prodhoi konferenca e Rambujesë. Ndërsa në Kosovë krijoi realitete politike që më 17 shkurt 2008 përfunduan me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu