Pas reagimit të Milanoviq të Kroacisë ndaj deklaratave të Vuçiq të Serbisë

Shkrime relevante

Hoxha i katër grave dhe livadhet që ujiste Qazimi

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani 25 shtator 2026 Tregim satirik Në atë shtëpi, fjala...

“Nisma e Deçanit” në Zvicër, ftesë për Kuvendin e 3-të të Rregullt Vjetor, që do të mbahet nesër në ora 18

Saim Tahiraj ____ “NISMA E DEÇANIT” – ZVICËR F T E S Ë PËR KUVENDIN...

Mentor Mripa – zëri që e sheh botën përmes shpirtit

Hajriz Mamaj, Prishtinë Vështrim poetiko-letrar dhe biografik Mentor Mripa është një figurë e...

Behajdin Allaqi – intelektuali i Lëvizjes dhe misteri i një zhdukjeje që u bë çështje e historisë

Nga Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Portret Behajdin Allaqi (7 prill 1963 – 11...

Flamuri në ballkon, përgjegjësia në sirtar

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Çlirimi i PDK-së paska ardhur me një zbulim të...

Shpërndaj

Flori Bruqi, shkrimtar nga Prishtina 

Pse po frigohet Serbija nga Kosova, Shqipëria dhe Kroacija

Presidenti i  Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka deklaruar se nuk e kupton arsyen e armatosjes së Serbisë me sisteme raketore dhe pajisje të tjera ushtarake, duke theksuar se kjo e shqetëson, por se Kroacia nuk ka kapacitet dhe as qëllim për të sulmuar Serbinë.

Duke folur për mediat, Milanoviq u pyet për blerjen e armëve nga Serbia dhe për pretendimet e ngritura në Beograd se një memorandum bashkëpunimi ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës mund të përbëjë provokim ndaj Serbia.

Ai tha se armatosja është vendim sovran i Serbisë, por shtoi se nuk është e qartë se çfarë synohet të arrihet me këtë lloj pajisjeje ushtarake.

“Është vendimi i tyre sovran, por duhet të pranoj se nuk e kuptoj çfarë duan të arrijnë me atë lloj armatimi. Ata shpenzojnë shumë dhe dinamika e këtyre shpenzimeve nuk është plotësisht e qartë në buxhetin e tyre,” tha Milanoviq për mediat kroate.Ai përmendi gjithashtu se Serbia ka blerë sisteme të luftës nga Rusia dhe pajisje të tjera ushtarake nga Kina.

Sipas presidentit kroat, deri diku e kupton që Serbia dëshiron një sistem të fortë mbrojtës për shkak të përvojave historike, por shtoi se vendi po furnizohet edhe me armë sulmuese, gjë që, sipas tij, është shqetësuese.Z,Zoraan Milanoviq theksoi se Kroacia është anëtare e NATO dhe e Bashkimit Evropian, ndërsa Serbia mbetet e rrethuar nga vende anëtare të NATO-s.

Ai hodhi poshtë pretendimet për plane sulmi ndaj Serbisë, duke thënë se Kroacia nuk ka një ushtri të tillë.

“Kroacia ka rreth 17 mijë ushtarë, nga të cilët 14 mijë janë me kohë të plotë. Nuk kemi ushtri për të sulmuar,” u shpreh ai.

Milanoviq reagoi edhe ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili kishte pretenduar për një plan të Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë për të sulmuar Serbinë.

“Ju më akuzoni se po planifikoj një sulm ndaj Serbisë. Kjo nuk është mirë ta dëgjosh, përveçse është budallallëk,” tha ai.

Presidenti kroat komentoi gjithashtu edhe letrën që kryeministri kroat Andrej Plenkoviq i kishte dërguar sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke thënë se nuk e kupton këtë formë komunikimi publik.

Sipas tij, çështje të tilla të sigurisë duhet të trajtohen në mënyrë më diskrete dhe institucionale, e jo përmes deklaratave publike në media
Prihshtinë, 04.03.2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu