Kryeministri Kurti priti në takim zëvendës ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit, Molly Montgomery

Shkrime relevante

Të mos mbetemi spektatorë të përçarjes: apel për përgjegjësi, solidaritet dhe bashkim kombëtar

FEDERATA E ARBËRISË KUMTESË PUBLIKE — 16 tetor 2026 Federata e Arbërisë u...

Çmontimi i Shtetit të Kapur: Platforma me 5 Pika për Kthimin e Shqipërisë te Shqiptarët

Gentian Jetishi, Prishtinë Shqipëria gjendet në një udhëkryq kritik ku humbja e...

Ku janë artistët pyet piktorja Kaltrina Hoti, pasi kishte shkuar në Shkodër nga Plava

Kaltrina Hoti, Shkodër ___ KU JANË ARTISTËT? ___ Sot erdha në Shkodër nga Plava. Ajo...

Komploti antishqiptar – Kur shqiptarët i djegin edhe palmat

Murteza Osdautaj, Prishtinë ____ I tmerruar nga pamjet që vinë ng Tirana ku...

Shpërndaj

Mbështetja e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partneriteti i shumanshëm, u vlerësuan lart nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin me zëvendës ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit, Molly Montgomery.

Znj. Montgomery theksoi marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën, e veçanërisht lidhjen e fortë personale që Presidenti Biden ka me Kosovën.

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ajo falënderoi Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin  dhe mbështetjen në çështjen e strehimit të qytetarëve afganë.

Kryeministri Kurti tha se kjo ndihmë ishte obligim humanitar yni dhe se ne duam t’i qëndrojmë në krah ShBA-ve, aleatit tonë strategjik.

Ai e falënderoi për mbështetjen e dhënë për Forcën e Sigurisë së Kosovës për pajisje dhe trajnime, si dhe shprehu vullnetin për bashkëpunim të mëtejmë. Po ashtu e njoftoi për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, ku përfshihet edhe ndarja e mbi 100 milionë eurove për ushtrinë.

Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës për vlerësimin e Presidentit Biden, që vazhdimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritja e një marrëveshjeje duhet përqendruar në njohjen reciproke.

Gjithashtu, u bisedua për situatën e mirë në menaxhimin e pandemisë COVID-19, mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit dhe administrimin e rreth 1.6 milionë dozave.

Kryeministri Kurti falënderoi ShBA-në për ndihmën në procesin e sigurimit të vaksinave kundër Covid-19.

Duke ritheksuar aleancën e palëkundur me ShBA-në, kryeministri shprehu përkushtimin e Qeverisë për të zgjeruar bashkëpunimin edhe më tej në fushën e edukimit, agrikulturës dhe investimeve.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu