Kryeministri Kurti priti në takim zëvendës ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit, Molly Montgomery

Shkrime relevante

Një vështrim rreth një vepre historike

Nga: Xhemil Zeqiri NJË VËSHTRIM I THUKTË MBI NJË VEPËR HISTORIKE?! Pak fjalë...

Rrezart Kalaja reagon ndaj protestës manipulative, përgjigjet ndaj asaj që e publikoj “Zëri i Vushtrrisë”

Nga Rrezart Kalaja Lexova publikimin e portalit “Zëri i Vushtrrisë”, ku paralajmërohet...

Për librin “Aleksandër Istref Bajgora “Rrëfime për luften dhe paqen”

Hysen Ibrahimi - Promovimi i Librit: Aleksandër Istrefi Bajgora "Rrëfimet për...

Flet mbi vargje plaku me plis

Nga: Mirushe H. Musa Përmes vargjeve zbrita malet, ku bilbilat zgjojnë këngën e...

Si u bë Serbia e vogël sa NOKIA?

Shkruen e knon: Lirim Patrioti ___ Lirim Gashi, Prizren ___ (në shqip dhe serbisht) Po shikoja...

Shpërndaj

Mbështetja e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partneriteti i shumanshëm, u vlerësuan lart nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin me zëvendës ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit, Molly Montgomery.

Znj. Montgomery theksoi marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën, e veçanërisht lidhjen e fortë personale që Presidenti Biden ka me Kosovën.

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ajo falënderoi Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin  dhe mbështetjen në çështjen e strehimit të qytetarëve afganë.

Kryeministri Kurti tha se kjo ndihmë ishte obligim humanitar yni dhe se ne duam t’i qëndrojmë në krah ShBA-ve, aleatit tonë strategjik.

Ai e falënderoi për mbështetjen e dhënë për Forcën e Sigurisë së Kosovës për pajisje dhe trajnime, si dhe shprehu vullnetin për bashkëpunim të mëtejmë. Po ashtu e njoftoi për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, ku përfshihet edhe ndarja e mbi 100 milionë eurove për ushtrinë.

Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës për vlerësimin e Presidentit Biden, që vazhdimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritja e një marrëveshjeje duhet përqendruar në njohjen reciproke.

Gjithashtu, u bisedua për situatën e mirë në menaxhimin e pandemisë COVID-19, mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit dhe administrimin e rreth 1.6 milionë dozave.

Kryeministri Kurti falënderoi ShBA-në për ndihmën në procesin e sigurimit të vaksinave kundër Covid-19.

Duke ritheksuar aleancën e palëkundur me ShBA-në, kryeministri shprehu përkushtimin e Qeverisë për të zgjeruar bashkëpunimin edhe më tej në fushën e edukimit, agrikulturës dhe investimeve.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu