Komunikatë për media e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit

Shkrime relevante

Me kapuç në xhami, me lodra erotike në Zvicër – dy hoxhallarë, dy dashnore dhe një valixhe plot hipokrizi!

Rrezart Kalaja, SHBA Një aventurë satirike ku morali mbetet në doganë, dashnoret...

Ore shqiptarë pa plisa të bardhë, qysh po i delni Ramës përballë!

Florim Zeqa Hej, o moj Kosovë me kësulë të bardhë, shtati yt po...

Në Strasburg, takova Ambasadorin Fitor Murati, dhurova librin tim për krimet serbe në Deçan dhe diskutova mundësinë e promovimit të tij

Foto nga Strasburg-u ____ Nga: Adem Lushaj  ____ Gjatë vizitës sime në Strasburg, së bashku...

Shpërndaj

Prishtinë, 27 janar 2022

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë – Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti sot mbledhjen e tij të rregullt me ç ‘rast u informua nga menaxhmenti lidhur me rrjedhën e punës dhe zhvillimet e fundit në Agjenci. Këtu Bordi u informua lidhur me historiatin e asetit të NSh Jugopetrol në Lakrishte dhe ka vlerësuar se në këtë periudhë përcaktimi i vijës kufizuese nuk është në kuadër të prioriteteve të AKP-së.Në këtë takim, pas shqyrtimit, Bordi i Drejtorëve miratoi transferimin pronësor, pas pagesës së shpronësimit nga Komuna e Prishtinës, të Shtëpisë së Re të Mallrave aset i N.Sh. Gërmia; toka e NSh Slloga Prishtinë; dhe një numër ngastrash kadastrale të NSh IMN Prishtinë.

Veç këtyre Bordi diskutoi dhe miratoi propozimin e Autoritetit të Likuidimit për rritje të buxhetit për tri ndërmarrjet në vijim: a) NSh Amortizatorët Prishtinë; b) NSh DLB Lavertari-Blegtori Prizren; dhe c) NSh Unimont Prizren.

Për më tepër Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi amandamentimin e marrëveshjes për kompensimin e shpenzimeve për BSPK-në. Në këtë takim Bordi miratoi edhe strategjinë dhe procedurat e marketingut dhe marrëdhënieve me publikun në mënyrë që të promovohen aktivitetet e AKP-së duke përfshirë metodologji të re të marketingut dhe informimit në funksion të rritjes së transparencës dhe të informimit të të gjitha palëve të interesit në mënyrë të drejt dhe pa vonesa.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu