Presidentja Osmani: Holokausti, kurrë më!

Shkrime relevante

Nga Shote Galica, te zëri i Moisiut

Sak Muji, Zvicër-Rugovë ____ NGA SHOTE GALICA TE ZËRI I MOISIUT QË NUK...

Me kapuç në xhami, me lodra erotike në Zvicër – dy hoxhallarë, dy dashnore dhe një valixhe plot hipokrizi!

Rrezart Kalaja, SHBA Një aventurë satirike ku morali mbetet në doganë, dashnoret...

Ore shqiptarë pa plisa të bardhë, qysh po i delni Ramës përballë!

Florim Zeqa Hej, o moj Kosovë me kësulë të bardhë, shtati yt po...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, bëri homazhe pranë pllakës përkujtimore për hebrenjtë që u zhdukën në kampet e nazistëve gjatë Holokaustit.

Përkujtimi i Holokaustit është obligim njerëzor i secilit, jo vetëm për t`i nderuar viktimat, por edhe për ta mbajtur zgjuar ndërgjegjen njerëzore që akte të tilla të mos përsëriten kurrë më.

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona jetë të humbura të popullit mik hebre.

Në kohët më të errëta për ta, shqiptarët hapën zemrat dhe dyert, duke demonstruar fisnikëri e humanizëm.

Në kujtim të kësaj dite jemi fuqimisht të vendosur kundër urrejtjes e diskriminimit dhe vazhdojmë përkushtinin tonë për promovimin e mesazhit: Holokausti, kurrë më!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu