ARKIVI:
7 Mars 2026

Vuçiq, përfaqësuesi i Putinit në Ballkan, e konsideron Kosovën si Krimea serbe!

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Vuçiq, Putin e Ministri i Mbrojtjes së Federatës Ruse, Shoygy


Zeqir Bekolli, Prishtinë

Agresioni rus mbi Ukrainën e pavarur i ka frymëzuar serbët, jo vetëm në Beograd por edhe në Kosovë. Me një protestë të turpshme, serbët në Beograd “shënuan” vdekjen e ish- Sekretares së Shtetit të ShBA-së, Medlin Ollbrajt, duke thënë se ajo “duhet të digjet në ferr”. Këtë protestë atje, pas të cilës fshihet pushteti, e bënë serbët për hirë të Rusisë dhe apetiteve të saja, jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Ballkan. Në të njëjtën ditë, Vuçiq, duke luajtur rolin e Putinit për Ballkanin, mblodhi Këshillin Kombëtar të Sigurisë në Beograd , e aty i kishte ftuar edhe serbët e Kosovës , njësoj si Putini që veproi me përfaqësuesit e Krimesë dhe të dy zonave ukrainase të cilat i shpalli të pavarura, duke i trimëruar ata dhe ftuar në protesta, kësaj radhe kundër Kryeministrit Albin Kurti. Me këtë gjest, Vuçiq, dha sinjale të qarta, se po dëshiron të provokojë luftë të re në Kosovë duke i bind serbët se Kosova është si Krimea.


Mirëpo, në këtë plan, duke luajtur me lojen e dyfishtë, Vuçiq nuk arriti të bëjë asgjë, pos që ta rris autoritetin e Kryeminsitrit Albin Kurti, i cili në suaza të reciprocitetit, i tha atij se për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë nevojitet një marrëveshje ndërmjet dy qeverive të Prishtinës dhe Beogradit, si dy shtete të pavarura. Kjo mbase e xigëloi përfaqësuesin e Putinit në Ballkan, i cili një marrëveshje ndërmjet dy qeverive për këtë çështje e cilësoi si njohje. Pas kësaj, ai, trilloi edhe gënjeshtrën se “nëse do të organizoheshin zgjedhjet, policia e Kosovës do t’i vriste serbët”!

Afër Putini e Vuçiqit , gjithsesi duhet të jetë edhe Ministri i Mbrojtjes së Federatës Ruse, Sergej Shoygy …!

Me një fjalë, këto veprime të Beogradit, jo vetëm Kosova, por edhe faktori ndërkombëtar, nuk bën t’i nënçmojnë dhe si të tilla flasin qartë se njohja e Kosovës nga Beogradi nuk shihet as në horizont. Në anën tjetër edhe Beogradi duhet ta ketë të qartë se ëndrrat për Kosovën si “zemra e Serbisë”, apo si “Krimea serbe” kanë përfunduar kaherë, apo mund të jenë vetëm përralla të harxhuara .

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu