ARKIVI:
18 Maj 2024

Federata e Mjekëve Shqiptar në Europë, thërret për ndihmë Shqiptarëve të Ukrainës

Shkrime relevante

Nuk po më dhimet “deka e sodit”, por pabesia e zotit…!

Gani I. Mehmeti Këto janë dy vargjet e fundit në këngën e...

Shënohet Dita Nd’erkombëtare e Muzeve

Nga: Rezart Ekmekçiu TIRANË, 18 maj /ATSH/ Sot është Dita Ndërkombëtare e...

Vjosa Osmani në Bullgari me ftesën speciale në ngjarjen e Clinton Global Initiative të ish-sekretares amerikane Hillary Clinton

Me ftesë të ish-Sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton, Presidentja Osmani,...

Lideri i IS arrestohet nga autoritetet kurde në Irak

NTB /Document.no 17/05/2024 21:30 Një udhëheqës i IS-it, i cili ishte i...

Shpërndaj

Hajriz Mamaj

Intervistë me Dr. Gani Zeka, mjek internist në Poloni

Intervistoi: Hajriz Mamaj, Gliwic- Slaska, Poloni

  • A P E L që të ndihmohen Shqiptarët në UkrainëShoqatat e shumta të shqiptarëve që veprojnë në vende të ndryshme në Ukrainë duke parë aktivitetet e shumta humanitare i janë drejtuar Dr. Gani Zeka ,mjek internist në Poloni i cili që nga dita e parë e sulmeve ruse në Ukrainë është vënë në shërbim të refugjatëve dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë shëndetësore. Duke par gjendjen e refugjatëve dhe strehimin e tyre në Poloni për lexuesit shqiptar të revistës Revistës Drini e vizituam dr. Gani Zekën në Poloni dhe zhvilluam një bisedë me të rreth numrit të refugjatëve dhe gjendjes së tyre në Poloni.

H. Mamaj :Dr. Gani lufta në Ukrainë ka bërë që mijëra njerëz t’ia mësyjnë Polonisë për ti shpëtuar më të keqes. Si është gjendja e refugjatëve ?

Dr. Zeka: Populli polakë që nga dita e parë e shpërthimit të luftës e deri në këtë moment kur po flasim ka shprehë solidaritet dhe në vazhdimësi është në shërbim të secilit refugjat që me zemërgjerësinë polake së paku t’ia zbusë vuajtjet që i merr me veti çdo refugjat ukrainas , duke ia kthyer shpinën atdheut me shpresën që të kthehen sa më shpejtë në vatrat e tyre, në atdheun e tyre tek baballarët e tyre që shumica janë ndarë nga familja për ta mbrojtur atdheun nga terrori dhe gjenocidi rus.

H. Mamaj: Nga dita e parë e fillimit të luftës ju kemi parë në rrjetet televizive shqiptare angazhimin tuaj në ndihmë refugjatëve ukrainas si arrini ta bëni gjithë këtë aktivitet kur dihet që ju jeni edhe mjek në klinikë?

Dr. Zeka: Angazhimin tim e shohë në dy rrafshe .Në betimin e Hipokritit dhe pamjet e kolonave të popullit tim kur dëboheshin nga Kosova për në Shqipëri nga ushtria serbe e drejtuar nga Milosheviqi që sot po përsëritet nga Putini e që ukrainasit në këto çaste kanë nevojë për ndihmën e e secilit njeri në botë. Nuk ka më vështirë që t’ia kthen shpinën atdheut e të marrësh rrugën e refugjatit. Unë në jam në çdo moment me mendje tek refugjatët e në çdo fundjave edhe në kufirin Polako – Ukrainas për të dhënë ndihmën time në zbutjen e vuajtjeve të secilit refugjat që mbrapa kanë lënë gjurmët e shkatërrimeve të shtëpive madje edhe anëtarë të familjarëve që në mbrojtje të atdheut kanë dhënë edhe jetën.

H. Mamaj :Dr.Zeka si e vlerësoni gatishmërinë dhe solidaritetin e popullit polak me popullin ukrainas?

Dr. Zeka: Lufta është gjëja më e keqe që mund ti ndodhë njerëzimit. Ketë e bëjnë vetëm diktatorët e që për fat të keq numri i tyre është i madhe në botë. Ne si popull e kemi përjetuar, po ja që tani po e shohë dhe po i prek me dorë vuajtjet dhe plagët e qytetarëve ukrainas që në Poloni kanë kaluar mbi dy milion refugjatë.
Solidariteti i popullit polak është i njëjtë me atë të popullit tim nga unë i kam rrënjët. Ju kujtohet juve si familjet shqiptare hapën dyert për refugjatët nga Kosova .Ky humanizëm është edhe tek populli polakë. Përveç ofrimit të strehimit nëpër kampe shtetërore nga ana e Qeverisë Polake , një pjesë e madhe e refugjatëve janë të vendosur edhe në familje polake të cilët me të gjitha vështirësitë ekonomike po pranojnë refugjat ukrainas për t’ia zbutur sa do pak dhimbjet deri në një moment më të volitshëm për kthim në vatrat e tyre të shkatërruara . Armiku rus ua ka bombardua shtëpitë po jo edhe dashurinë për atdheun dhe ndjenjën e kthimit në vatrat e tyre.

H. Mamaj : Dr. Zeka përmendet dashurinë dhe ndjenjën e kthimit. Në shumë skena filmime që shohim nga stacione televizive kemi parë familjarë që sjellin fëmijët deri në kufi dhe kthehen në luftë për ta mbrojt atdheun. Si e vlerësoni patriotizmin e ukrainaseve që deri më sot shumë pak e hasim tek popujt tjerë?

Dr. Zeka :Kam menduar se ne jemi të parët që sakrifikojmë për atdheun por kishte edhe më të fortë se ne dhe më patriot. Atë që kam parë në kufi asnjëherë nuk mund ta heq nga mëndja. Kam parë raste kur familjarët kanë sjellë në kufi familjarët e plagosur dhe i janë kthyer frontit të luftës . Kush mund ta bënë këtë përveç një populli që mbi të gjitha e vënë jetën në shërbim të atdheut. Përshëndetjet e fëmijëve në ndarje nga më të afërmit e tyre me ngritje dore dhe shkëmbim puthjesh nga ana tjetër e kufirit do më mbetet në kujtesën time përherë si një veprim se si duhet dhe mbrohet atdheu. Kjo më bënë që dijen dhe mundësit e mija ti vë në shërbim të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmën time si mjek dhe si një qytetar i rëndomtë.

Dr. Gani Zeka dhe Arben Zeka …

H. Mamaj : Përveç përjetimeve emocionale që gjatë punës tuaj me pacientët ju shoqërojnë a keni arrite që sadopak ta kanalizoni ndihmën që ata kanë në këto momente?

Dr. Zeka: Në situata lufte mjekut nuk i duhet shumë të mendoj. Refugjatët në kampet për pritje që i ka organizua Qeveria Polake i ka panisur me të gjitha shërbimet mjekësore duke filluar nga ofrimi i ndihmës së parë e deri tek ato specialistike. Po ajo çka paraqet problem të dorës së parë është trajtimi psikologjik ngase shumica e refugjatëve janë të traumatizuar e sidomos minorenët që kanë përjetuar skena që në memorien e tyre më vështirësi shlyhen. Po pas marrjes së ndihmës së parë ata sistemohen dhe shpërndahen në vendstrehime për refugjatë dhe familje polake.
Ky solidaritet i polakëve është për tu përshëndetur dhe përkrahur nga çdo njeri i vullnetit të mirë i çfarëdo nacionaliteti qoftë ai. Ky solidaritet po vihet në shërbim edhe nga ana e mjekëve shqiptarë të cilëve po i prij unë si mjek dhe si anëtarë i Federatës së Mjekëve Shqiptar në Evropë e cila është në shërbim të popullit ukrainas. Zaten Federata edhe në Konferencën e XI të mbajtur në kryeqytetin e Danimarkës në Kopenhagën që në shërbim të popullit ukrainas të vë dijen dhe aktivitetin e vetë në shërbim të refugjateve. Shih për këtë ata edhe mblodhën një numër të hollash si ndihmë e parë për refugjatët ukrainas.

H. Mamaj: Dr. Zeka përmendet nismën e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë po ju si do veproni në Poloni?

Dr. Zeka : Çdo nismë për ndihmë është për tu përshëndetur .Federata ka bërë punë të mirë e që kjo nismë natyrisht që do vazhdojë edhe në Poloni dhe si hapë të parë aktiviteti ynë në Poloni pas shumë vizitave që u kemi bërë kampeve të refugjatëve kemi arritur në përfundim të regjistrojmë nevojat dhe kërkesat elementare si nevoja të përditshme.
Ndihma jonë është orientuar në grumbullimin e barnave, mjeteve sanitare, orientimin e pacienteve në shërbimet specialistike, angazhimin e punëtorëve social dhe psikologëve për tu marrë me problemet me të cilat ballafaqohen fëmijët dhe shumë shërbime tjera nëpër familje ku janë të strehuara refugjatët ,këtu nuk përjashtohen edhe ndihmat në ushqime për të cilat kanë nevojë të larguarit nga atdheu. Një pjesë e pacientëve që kanë probleme më të rënda i marrim për trajtim edhe nëpër klinika pa asnjë problem ngase Qeveria Polake çdo gjë ka vënë në shërbim të refugjatëve ,shembull që meriton respekt nga çdo njeri në botë.

Dr.Gani Zeka, Hajriz Mamaj dhe Dr. Arben Zeka

H.Mamaj : Dr. Zeka dihet që në Ukrainë ka edhe qytetar shqiptar e sidomos në rrethinën e Odes. Keni marrë kontakte me ta?

Dr. Zeka : Natyrisht se kemi marr dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm. Ata kanë organizimet e tyre nëpër shoqata ku takohen shqiptarët dhe natyrisht se që nga dita e parë jemi në kontakt me ata të cilët na janë drejtuar për ndihmë ngase deri me tani na kanë munguar kontaktet ,por ne shqiptarët bëhemi bashkë atëherë kur na kanoset ndonjë rrezik që këtë faj më së shumti ia hudhi qeverive të shteteve tona që nuk interesohen ta bëjnë bashkë mërgatën shqiptare. Mendoj që mjekët të tubuar në Federatën e Mjekëve shqiptar në Evropë së cilës po i prinë Dr. Aurora Dollenberg me seli në Gjermani po japin shembullin më të mirë në organizimin e shqiptarëve në Evropë ngase tek mjekët nuk dominon politika dhe bajraktarizmi por puna dhe humaniteti. Me këtë rast dua të falënderoj edhe Dr. Arben Zekën ,mjek i ri që është në shërbim të pacientëve dhe ofrimin e ndihmave për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë.

Dr. Arben Zeka

H.Mamaj . Faleminderit juve dhe të gjithë atyre mjekëve që dijen dhe mundin e kanë vë në shërbim të qytetarve të rrezikuar nga lufta në Ukrainë.

Dr. Zeka : Ju lutem, e kemi për detyrë ta ndihmojmë çdo njeri që ka nevojë për ndihmën e mjekut.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Përshëndetje Dr Gani dhe dr Arben!
    I nderuari Hajriz!
    Një shkrim dhe përshkrim i punēs së mjekëve shqiptar në Poloni për të përkujdes popullatën e pērvuajtur Ukrainase kishte vlerë dhe të mbush emocion kur shef sakrificën e mjekëve kudo që jan dhe cilido komb qoft ai! Mjeku kryen punën me dije e zemër, pa dallim! Paraqitja reale e momentit kur po ndodhë eshte me peshë! Gazetari si ju zoti Hajriz i jepni shpirt dhe ngjallni kujtime tek lexuesi!
    Federata e mjekëve shqiptar në Europë po bën punën që i takon me dashje e vullnet! Dr Ganiu nuk po kursehet është në shërbim të popullatës së pambrojtur!
    Njëkohësisht po tregon gatishmërinë e Federatës si përfaqësues që është!
    Duhet senzibilizu popullata shqiptare kudo ku jeton për ndihmë në këto ditë të rënda për ukrainas po edhe për popullatën shqiptare që jeton tash në Ukrainë!
    Duhet mobilizu edhe struktura mjeksore për të qenë e gatshme dhe e pregatitur për ndihmë në nevoj eventuale!
    Të gjith ata familiar, institucione, persona që angazhohen në kësi situata zoti i shpërbleftë!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu