Kryeministri Kurti bisedoi me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Shkrime relevante

Çfarë po “gatuajnë” protestat kosovare, kombëtarizim apo rimbëkëmbje ideologjike?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Hyrje (Ky shkrim nuk synon të...

Bravo Zelenski!

Lis Bukuroca, Gjermani ____ Të shpallësh pavarësi të njëanshme është rezultat i guximit...

Pse me deklaratë për Aktgjykimin e Gjykatës Speciale të Hagës, pse ky Kuvend nuk i përmendi kurrë viktimat? A ishin ata “tradhëtar”, a jo?...

Shaqir Shala, Solothurn     ____ UNË, SI MJEK, HUMANIST, INTELEKTUAL DHE PJESË E MËRGATËS,PYSË...

Kuvendi i tretë i Shoqatës “Nisma e Deçanit” në Zvicër

Në foto: Saim Tahiraj ___ Në Schöftland të Zvicrës, mbrëmjen e 26 shtatorit...

Shpërndaj

27 qershor 2023 

Gjatë paradites së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pati një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Kryeministri Kurti e falënderoi Presidenten von der Leyen për mbështetjen ndaj Kosovës për zhvillim ekonomik, demokraci moderne dhe drejtësi ligjore, si dhe e njoftoi atë për arritjet dhe sukseset e vendit tonë në shumë fusha.Ai tha se shpreson që të trajtohet sa më parë aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, sepse me padurim presim që t’i marrim pyetjet e shumta nga Komisioni Evropian dhe t’ju përgjigjemi atyre sinqerisht me reforma të thella të brendshme, si shteti më pro-evropian i Ballkanit Perëndimor që jemi.Në këtë bashkëbisedim u diskutua edhe për domosdoshmërinë për deeskalim të situatës në katër komunat veriore të Kosovës dhe për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë përmes zbatimit të Marrëveshjes Bazike.Më tej, Kryeministri Kurti e informoi Presidenten e Komisionit Evropian për konfiskimin e armatimit të shumtë para katër ditëve në Zveçan në një veturë me targa të Beogradit, në vendin ku para katër javëve u ushtrua dhunë brutale mbi ushtarët e KFOR-it, policët e Kosovës dhe gazetarët. Ai shprehu gatishmërinë e tij për zvogëlimin e pranisë së policisë në ndërtesat komunale në veri gradualisht e në proporcion me vendosjen e rendit dhe ligjit, gjë që njëkohësisht do të mundësonte fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të parakohshme demokratike në këto komuna.Kryeministri Kurti e falënderoi Presidenten von der Leyen për këtë bisedë të përzemërt e të sinqertë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu