ARKIVI:
16 Maj 2024

Më të lumturit janë ata që nuk dinë se kanë qenë të braktisur, e që këtë e kuptojnë pasi furtuna ka kaluar

Shkrime relevante

Dëbora Hetemi, një emër në mes studentësh për tu mbajtur në mend

Nga: Ragip Kçiku Tri vjet më parë, Debora fitoi konkursin për t'u...

«Rruga e re» Myslimane e LDK-së, apo theqafja e LDK-së dhe e Kosovës !

Ky me qallmën e kuqe është "muxhahidini i Klinës", Alban Rraci,...

Zëvendëskryeministri Bislimi mori pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut

Bruksel, 15 maj 2024 Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe...

Marjana Bulku – “Një jetë, disa histori”!

Nga Frank Shkreli  ___ “Një jetë me dinjitet i ndriçon historitë personale duke...

Blinken: Marrëveshje e sigurisë me Ukrainën

Gunnar Kagge / Aftenposten Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet në...

Shpërndaj

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë
___
Sa herë dëgjoj këngën “The house of the rising sun” nga “The Animals” më kujtohet një periudhë tmerrsisht e vështirë e jetës time. Vuajtja e dhimbja asnjëherë nuk kanë njësi matëse apo shenjë barazie nga një njeri tek tjetri. Të gjithë i përjetojmë sfidat e jetës e goditjet shpirtërore në mënyrë krejt unike. Por kur jeta të çon të bëhesh për një periudhë të gjatë kohe prind i prindit tënd në një moshë shumë të re, besoj se kjo të ndryshon krejtësisht botëkuptimin për jetën, të ndryshon njëherësh karakterin dhe mbi të gjitha të zbret me këmbë aq poshtë në tokë sa mbërrin thellë në nëntokë.
Në muaj të gjatë vështirësish e vuajtjesh të çfarëdolloji njeriu kupton sa vetëm është në këtë botë realisht. Papritur të gjithë ata që i ke dashur, i ke ndihmuar kur kanë pasur nevojë, i ke përkrahur e iu ke qëndruar pranë largohen të trembur sepse ti për ta nënkupton një pengesë që duhet lënë të zgjidhet vetë. Ia faturojnë Zotit gjithçka! E në fakt unë personalisht e falendroj Zotin shumë pasi kam kuptuar se shumicën e herëve që na hedh vështirësi e sprova të mëdha është për të njohur veten tonë, forcën tonë që nuk do e njihnim pa qënë të detyruar nga rrethanat.
Ka pasur mjaft raste në jetën time që janë kthyer në shkollë të vërtetë për të njohur njerëzit, sidomos kategorinë e atyre që unë i quaj zvarranikë, si gjarpërinjtë. Sa herë më ndodh të jem përpara problemesh të vështira nuk mendoj asnjëherë vështirësinë që do të përballoj e si do ia dal por mendoj: kushedi çfarë duhet të mësoj kësaj rradhe që s’e kam kuptuar ende e kushedi kë do të njoh realisht këtë herë.
Mendoj se më të lumturit janë ata që nuk dinë sesi ia kanë dalë duke qenë vetëm por që në thellësi të shpirtit e dinë se Zoti i ka mbajtur gjithë kohën në dorë e këtë njeriu i braktisur nga të tjerët në ditët e tij më të vështira e kupton vetëm pasi furtuna ka kaluar.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Te gjithe ne, apo secili prej nesh, ne nje forme a tjetren, jemi te huaj ose te braktisur perjashta, por duke qene te bukur, te dashur, te mencur, intelegjent dhe vetvetja jone brenda nesh, e sigurojme ose garantojme te qenurit ose ekzistencen tone nga brenda dhe perrshta nesh.”, thote ne nje rast prof. dr. Jan Oswald nga katedra e psikologjise prane Univerzitetit te shquar te Edinbugur (Skoci, Britani e Madhe):

    Lexuesi i nderuar, i kualifikuar dhe intelegjent, permes shkrimit ose vargut te njohur te krijuesit ose artistit te mirefillet dhe ekselent, ne nje forme a tjetren, e ndjene edhe bukurine dhe mencurine e brendshme te atyre qe shkruajne dhe krijojne.

    Apo, “Nuk ia vlen i vetem edhe sonte ne Londren milioneshe, do thoshte njehere nje shkrimtar i njohur anglez ne kuptimin e njohur metaforike ose alegorik.

    Shkruani bukur znj. Ervina.

    Nderkohe qe edhe atmosfera dhe ambienti i njohur vijenez, sigurisht se kane ndikuar pakse ne ngritjen dhe performin tuaj.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu