ARKIVI:
20 Maj 2024

Dita e Evropës, 2024 dhe shqiptarët. Gëzuar ditën e bashkimit Evropë, qoftë edhe pa Shqipëri e pa shqiptarë!

Shkrime relevante

Shpërndaj

Nga: Frank Shkreli

Urime pra, Evropë ditën tënde 2024, ditën e bashkimit e të paqës, qoftë edhe pa Shqipëri e pa Shqiptarë në radhët tua, por me shpresën që në një të afërme jo të largët, të hapësh portat tua për shqiptarët, porta të cilat Gjergj Kastrioti -Skenderbeu i mbrojti nga hordhitë otomane në kohën e tij…

9 Maji, 2024, shënon Ditën e Evropës, përvjetorin e Deklartës Schuman (9 Maj, 1950), 74-vjet më parë, në bazë të cilës është themeluar Bashkimi Evropian (BE) – enti politik dhe ekonomik evropian që njohim sot.  Deklarata mban emrin e Robert Schuman, ish Ministrit të Jashtëm të Francës dhe ish-Presidentit të Parlamentit Evropian, në bazë të cilës, fillimisht, çoi në themelimin e një tregu të përbashkët për qymyrin dhe çelikun evropian me qëllim për të “bërë të pamundur luftën nga pikëpamja materiale”, por që më vonë e, gradualisht, kjo deklaratë çoi në një bashkim politik dhe ekonomik më të gjërë. Vendet themeluese të këtij enti të ri politik dhe ekonomik në kontinetin evropian ishin Belgjika, Franca, Italia, Luksemburgu dhe Holanda që vendosën themelet e para të një organizate evropiane për një paqë të qendrueshme dhe për një Evropë të bashkuar. Sot BE është një ent politiko-ekonomik prej 27 vendesh anëtare me privilegje dhe përgjegjësi, sipas traktave në fuqi për antarësim.

Gëzuar Ditën tënde të Bashkimit dhe Paqës, Evropë – qoftë edhe pa Shqipëri e pa shqiptarë, në radhët tua. 74-vjetori i Deklaratës së Schumanit, 9 Maj, 2024, për fat të keq, dhe për më shumë se një shekull tanimë, gjenë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët, ndonëse me dy shtete në Ballkan, gjithnjë të izoluar dhe të përjashtuar nga Evropa e Bashkuar.  Pothuaj, aq të izoluar e të përjashtuar nga Evropa ashtu si edhe 105-vjet më parë kur At Gjergj Fishta i Kombit shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris (1919) iu ishte drejtuar para-ardhësve përfaqsues të shteteve evropiane — “Evropës së qytetnueme” — siç u është drejtuar ai atyre me pak ironi në fjalimin e tij klasik mbi të drejtat e mohuara të Kombit shqiptar.

Në Ditën e Evropës, 2024, po i kujtojmë “Evropës së Qytetënueme”, se 6 Maji shënoi ditëlindjen e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve Gjergj Kastriotit -Skenderbe – “Mbrojtësi i Qytetërimit Evropian” – i këtij qytetërimi që shumica e shteteve evropiane gëzon sot, të bashkuar, të pavarur e të lirë, por pa bashkatdhetarët modernë të Gjergj Kastriotit -Skenderbe në mesin tuaj, si pjesëtarë të këtij bashkimi kombesh. “Mbrojtësit të Evropës”– bashkatdhetarët e të cilit i mbani, sot e kësaj dite, jashtë dhe të përjashtuar nga radhët e bashkimit tuaj.

Megjithëse kanë kaluar disa shekuj, ia vlen ndoshta që tu kujtojmë evropianëve modernë të qytetëruar, në këtë ditë kushtuar Ditës së Evropës, se ata e gëzojnë atë qytetërim sot, fal fitoreve të Kryetrimit të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skenderbe kundër perandorisë osmane që synonte pushtimin e Evropës së asaj kohe – fitore të cilat kishin marrë namin anë e mbanë Evropës, duke e cilësuar Skenderbeun si “Mbrojtësi i Evropës”, por që sot janë pothuaj janë harruar nga evropianët modernë.

Mbrojtësi i Evropës. Me këtë emër, Evropa e njofti dhe e trajtoi gjatë historisë deri në ditë e sotëme nepërmjet qindra sh në gjuhët kryesore evropiane, poema, filma e monumente anë e mbanë kontinetit të vjetër.  Vetëm ditën e 6 majit, 2024, të pakën 5-6 monumente u ngritën anë e mbanë Evropës, nga Italia, në Gjakovë e deri në Hungari, në nder e kujtim të Gjergj Kastriotit, Mbrojtësit të Evropës dhe Prijsit të Shqiptarëve. “Fat i vetëm për çdo burr të madh lufte dhe i rrallë për burrat më të mëdhej të çdo kohe”, do të shprehej dikur, albanologu në zë, At Zef Valentini në një shkrim për famën e Gjergj Kastriotit në Evropë.

Urime pra, Evropë ditën tënde 2024, ditën e bashkimit e të paqës, qoftë edhe pa Shqipëri e pa Shqiptarë në radhët tua, por me shpresën që në një të afërme jo të largët, të hapësh portat tua për shqiptarët, porta të cilat Gjergj Kastrioti -Skenderbeu i mbrojti nga hordhitë otomane në kohën e tij. Hapi portat sot Evropë edhe për Shqipërinë, Kosovën e për Shqiptarët, “si një mundësi e meritim që shqiptarët të jenë element kuptimi dhe paqeje ndërmjet fisesh e gjuhësh të ndryshme”, të Evropës. (Papa Pali i VI –1968).

Shqiptarët kanë dashur, historikisht dhe duan të jenë, aktualisht, pjesë e Evropës së bashkuar e të lirë, jo vetëm gjeografikisht, anëtarë të Bashkimit Evropian, pro-perëndimor me vlera, sjellje e kulturë, në shtëpinë e përbashkët të quajtur Evropë.

Evropa e bashkuar dhe e lirë, në këtë ditë, duhet të shfaq mirënjohjen e saj për fitoret e Gjergj Kastriotit – Skenderbe, për sakrificat e rënda të shqiptarëve gjatë historisë, në mbrojtje të dyerve të Evropës dhe qytetërimit evropian nga sulmet e herë-pas-hershme nga perandoria osmane.  Ndërsa, Gjergj Kastrioti-Skenderbe u tregon shqiptarëve udhën që ata duhet të ndjekin drejtë integrimit të tyre në Evropën e bashkuar e të lirë.

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. Gaboj me këtë ndërhyrje por vec dicka dhe një paramendim dua të them . Zotërinë e lartpërmendur ( A. Sh.) në komentet e një kohe mujore madje dhe vjetore pasi më 2022 kemi debatuar kuptoj se kemi një individ me një intelekt të lartë . Cilësia e tij në të shkruar është fantastike , gati ,gati i paarritshëm . Pamvarsisht bindjeve të tij politike e shoqërore që bien ndesh me të tjerë e une e para , admiroj, e veçoj si një shkrues pozitiv .Kjo është dickaja që desha të them .Paramendim i im është ( këtu kërkoj si mirëkuptimin e zotërisë Shabani ashtu dhe ndjesën në se e teproj , nxjerr diagnozë fallco pa qenë mjeke . Pra , kam përshtypjen se komentet e pa peshuara , jo korrekte si i rastit për patriotin z. Shkreli i shkruan nën efektin e një gjendje jo normale ,si alkooli apo cka tjetër ne mendu ?? Nuk është në karakterin e tij ky lloj komenti kur shkruan komente serjoze , filozofike , kulturore. Nuk e dij të shpjegoj këto zikzake . Ndjej dhe trishtim që mendje të tilla superiore nga traumat e dikurshme s’mund të shkëputen plotësisht .Diku ,diku i shfaqin . Jeni super inteligjent ,pa e zmadhuar aspak , e pikërisht kjo zgjuarsi ju drejton të rradhisni fjalë , fjali të pazbërthyeshme , të pakuptueshme për shtresën me intelekt të ulët .Sikur të mos leni në hije ,ndjenjën e pranimit , besimit , at tolerancë që dhe kundërshtari më i keq duhet respektuar e pranuar dhe pse jo me zemër e dëshirë. M.q.se.lexoj gati të gjithë portalet e përfundoj këtë ndërhyrje të ” pa vend ” se jeni gjenial në shkrime ,komente , dhe pse jam kundërshtare në pikëpamje. Z. Kabashi , mendoj se është pak sa i rreptë me ” ultimatumin ” e mësipërm por i saktë .Pershendetje !

    • E nderuar… Më vjen tepër keq që u detyrova ti drejtohem në këtë mënyrë që nxitet prej tij. Kështu vepronte edhe kur ishte autor i Drinit. Tash po ashtu i fyente të gjithë sa që janë të shumtë ata autorë që janë ankuar për fyerjet e tij. Nganjëhere ia largoja pjesët fyese në komente por tash ia ka nxjerrë fundin. Une me qenë i smutë e shndërrua në pengesë për të tjerët do ta kisha kërkue ndihmën e mjekut përkatës. Së fundmi përpos fyerjeve ndaj Frank Shkrelit, Aurel Dasaretit e shumë e shumë të tjerëve, nuk len askend pa e njollosë e etiketue thuajse ky qenka më i miri dhe i mencuri në botë.
      Por të mos i kishte kaluar gjithë kufinjt e durimit me fyemje, se kisha largue, por tash u bë tepër, tepër shumë.
      Kush është ky që i fyen të gjithë, athua?
      Edhe nëse do të analizonte vetëm tekstet pa e fyer askend ma tutje, nuk e kam ndërmend me ia lejuar asnjë koment. Besoj e dëshiroj shumë që të mos shkruaj kot tash e tutje se asgjë nuk kam me i lejue. Absolutisht asgjë.

      • Komenti im është i qartë për të dy anët .Më tepër nuk du të shkruaj se nuk më takon.për asgjë .Durimi i z.Kabashi i ka kaluar limitet dhe është e drejtë e tij si moderator i këtij portali të veprojë si llogjikon .Fyerjet dhe ofendimet me fjalë të rënda kthehen në bumerang në atë që i përdor .Eh ,dhe thash sa gabim që shpreha dicka !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu