Fillon çmontimi i regjimit të Vuçiqit

Shkrime relevante

Fillon çmontimi i regjimit të Vuçiqit

Bahri Cani, Gjermani _____ Nuk e di sa po i përcillni, por në...

Peja nuk është fajtore nëse Prokuroria e saj ka kërkuar paraburgimin e një burri të dyshuar për sulm seksual ndaj vajzës së tij 13-vjeçare

Lirim Gashi, Prishtinë _____ PEJA, KROMOZOMET E KRIMIT DHE BIOLOGJIA E PANDËSHKUESHMËRISË ____ Duket sikur...

Mulla Fatmir Latifi i Shipolit të Mitrovicës dhe urrejtja ndaj Kanunit të Lekë Dukagjinit

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë KANUNI I LEKË DUKAGJINIT DHE MULLA...

Kur feja zëvendëson kombin, mendime të Maki Maqedonci Canollit

Bekim Jashari me Halil Kastratin...Athua pse me ketë veshje...? KUR FEJA ZËVENDËSON...

Lufta hybride e Federatës Ruse ndaj vendeve perëndimore dhe NATO-s

ESTONI: Prodhuesi estone i armëve Milrem Robotics po tregon një nga...

Shpërndaj

Nuk e di sa po i përcillni, por në Serbi ka filluar një fushatë e çmontimit shumë të qartë të regjimit të ish-presidentit Aleksandër Vuçiq. E kjo është shumë interesante edhe për shkak të rikthimit të kërkesave për arrestimin e Radoiçiqit dhe shkëputjen eventuale të lidhjeve të shtetit serb me Listën Serbe…
Menjëherë pas fitores së bindshme të Listës Studentore, kanë filluar disa arrestime shumë domethënëse: Së pari janë arrstuar disa njerëz të afërt të Vuçiqit në kreun e policisë, e më pas edhe në qarqet ekonomike, ndërkohë që paralajmërohen arrestime të tjera.
Ndër të arrestuarit janë edhe drejtuesi i policisë kriminale, Marko Kriçak, i cili dyshohet për shpërdorim detyre lidhur me hetimet e një vrasjeje të bujshme në Serbi, si dhe disa të tjerë në kreun e policisë.
E bujë të madhe ka shkaktuar edhe arrestimi i drejtorit të Alta Bank, Davor Macura, që dyshohet për nxjerrjen e rreth 380 milionë euro nga Banka, por edhe për marifetllëqe të tjera… Dyshohet se ai ka qenë i afërt me regjimin e Vuçiqit, Radoiçiqin, Zvonko Veselinoviqin.
Dje në lajm tjetër ka zgjuar shumë vëmendje, për kthimin në gjysmë të rrugës së një avioni që shkonte për Rusi e ku ishte edhe Aleksandar Vulin, një njeri shumë i afërt i Vuçiqit, ish-ministër dhe ish-shefi i strukturave sekrete. Ai nuk është arrestuar, por flitet për hetime edhe ndaj tij.
E në Serbi po flitet shumë shpesh edhe për hetime dhe veprime të paligjshme (si për shembull amnistia e 49 personave) të Vuçiqit, i cili tha se në Serbi po zhvillohet një “terror revolucionar”.
Nuk e di a ëshët terror, por një është e qartë: Regjimi i Vuçiqit po çmontohet shumë shpejtë…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu