Rrëfimi gazetaresk neutral dhe tensioni midis rrealizueshmërisë dhe funkcionit shoqërorë!

Shkrime relevante

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Rrëfimi gazetaresk neutral dhe tensioni midis rrealizueshmërisë dhe funkcionit shoqërorë!

Sabahate Byci, Gjermani  ____ Në boten mediatike, eksplicit në ate të drejtimit gazetaresk...

Shpërndaj

Sabahate Byci, Gjermani 
____
Në boten mediatike, eksplicit në ate të drejtimit gazetaresk në kuptimin e plotë të fjalës është tepër e rëndësishme që çdo gazetar apo gazetare (e jo vetem.!) të mbështes të vërrteten edhe dinjitetin njerzorë!
Në këtë kontekst neutraliteti është tejet i nevojshëm me rastin e paraqitjes t’një krimi!
Mungesa e neutralitetit gjatë raportimit të krimit manifestohet kryesisht përmes portretizimeve tërsisht t’shtrembëruara të autorve pranimit jo kritik të raporteve zyrtare poashtu dhe senzacinalizimit të qëllimshem të ngjarjeve!
Kohëve të fundit nëpër disa gazeta apo portale ekektronike të Vendlindjes sime tShtetit tonë Kosovë Dardanisë, ngjarjet e krimit fatkeqësisht (bukur shum!) dhe disa raportime haptazi po rrezulltoin si sugjestive me ç‘rast stili i prezantimit të informacioneve n’fjalë nuk po paraqitet në mënyrë krejtësisht pa vlera edhe pa objektiva, por po çfaqet i përpunuar me qëllim, në asi mënyrë që të përcaktohet mendimi emocional me një vlerësim të caktuar tek lexuesi!
Çdo raportim duhet ti paraqet faktet e qarta, objektivisht dhe pa paragjykime!
Andaj ruajtja e neutralitetit gazetaresk në tensionin midis autorit të krimit edhe viktimes është pothuaj se një nga sfida më komplekse etike n’sektorin e medias dhe se një trrajtim absolut i barabart i autorëve të krimit e viktimes bie ndesh me parimet themelore të gezetarisë me që media ka një funkcion mbrojtës edhe informues!
Njëherit asesi s’duhet anashkaluar fakti se edhe kur gazetarët përpiqen t‘u japin të dyja palëve saktësisht të njejten sasi hapsire e legjimiteti edhe pse njëra palë ka kryer padrrejtësi ose në mënyrë të dukshme i ka shkelur të drrejtat e pales tjeter, kjo mëyrë quhet;
-„Ballancim i rrem“ edhe paraqet në një rrezik për çdo lloj forme tmediave enkas të atyre të Gazetarisë.!
Shih për këtë – ekskluzivisht bazuar në përputhje me parimet etike të mediave, gazetarët nuk duhet të ‚mbështesin“ në mëyrë aktive asnjë palë por t’marrin një
pozicion neutrral të shkëputur objektiv!
Gazetarët gjithsesi duhet t’parandaloin paragjykimet mediatike!
Të njejtit (gazetarët)duhet që të veproin sipas KODIT TË SHTYPIT.!
Do t’thot përderisa nuk egzistoin prova përkatësisht vendime ligjore, identiteti i të dyshuarve duhet të mbrohet!
Si edhe përderisa barra e proves i takon autoriteteve edhe i dyshuari nuk ka pse të provoj pafajsinë e tij, sepse vet zyra e prokurorit publik duhet të provoj fajsinë pa asnjë dyshim!
Çdo rrealcion lateral (kështu mendim i im.!) mediatik përkatësisht gazetaresk luan rrol negativ në ruajtjen e qetësisë së jetes së përditshme publike.?!
P.S.
„Gazetaria e vërtetë duhet t’jetë kritike e paanëshme dhe e pa korruptuar“!
Sabahate Byci Autore
03.11.2026 e Hënë 18:08h
Gjermani

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu