Një nder dhe privilegj i veçantë të jem pjesë e drekës tradicionale në nder të Presidentit të Konfederatës Zvicerane, z. Guy Parmelin, në ambientet elegante të hotelit historik Schweizerhof Bern, një prej simboleve të mikpritjes së kryeqytetit zviceran.
Në cilësinë e të Deleguarit për Marrdhëniet Ndërkombëtare të Confimprese Italia, pata kënaqësinë të marr pjesë në këtë aktivitet prestigjioz, me ftesë të APES – Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein.
Një ngjarje që mblodhi rreth së njëjtës tryezë Presidentin e Zvicrës, ambasadorë të akredituar në Konfederatën Zvicerane, personalitete të jetës publike dhe gazetarë nga të gjitha kontinentet.
Në një atmosferë të veçantë, të karakterizuar nga eleganca, respekti dhe fryma ndërkombëtare, Presidenti Guy Parmelin përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti, duke i uruar mirëseardhjen këtij komuniteti të gjerë përfaqësuesish të diplomacisë dhe medias botërore.
Gjatë drekës u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe mirënjohjeve për personalitete që kanë spikatur me kontributin e tyre në fushat e kulturës, angazhimit qytetar dhe humanizmit.
Takime të tilla kanë një vlerë që shkon përtej protokollit. Ato krijojnë ura komunikimi, forcojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe dëshmojnë rëndësinë e dialogut mes institucioneve, diplomacisë, biznesit dhe medias.
Për mua, një kënaqësi e veçantë të përfaqësoj Confimpreseitalia në një mjedis të tillë ndërkombëtar dhe të jem pjesë e një aktiviteti që promovon miqësinë, bashkëpunimin dhe respektin mes vendeve dhe kulturave.
Një ditë e bukur në Bern, me vlerë të veçantë njerëzore dhe profesionale!


